• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush e publikoi videon? Zëdhënësi i Lekës: Kam qenë dëshmitar i komunikimit histerik të Elias, ka dhunuar vazhdimisht princin me gjuhë vulgare

by Java News
06/03/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Ndërsa ka komentuar sherrin e mes Elia Zaharias dhe Princ lekës, ai tha se kjo nuk është hera e parë.

Ai ka akuzuar Elian si person të dhunshëm dhe histerik, duke thënë se shpesh ajo ka përdorur fjalor vulgar dhe fyes në drejtim të Princit për vite me radhë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Kush e ka publikuar videon?

Erion Teli: Kjo video është deponuar sot në organet ligjzbatuese të vendit. Ne aludojmë se ka rrjedhur nga këto organe, do bëjmë një tjetër padi për nxjerrjen e videos. Nga ana e familjes mbretërore kjo nuk mund të ndodhte.

Brikena Prifti: Është regjistruar si provë nga Princi?

Erion Teli: Historia me Elia Zaharian nuk është e para, komunikimi i saj me Princin është shumë i rëndë. Kemi qenë dëshmitarë të komunikimit të saj histerik. Princi ka qenë koshient që mund të ndodhte diçka e tillë, jam krenar që Princi nuk ra në grackë.

Brikena Prifti: Ka patur situata të tjera më herët?

Erion Teli: Tensioni nga familja Zaharia ka qenë në mënyrë të vazhdueshme.

Brikena Prifti: Ka një ekspertizë mjeko-ligjore e cila thotë se Elia është dhunuar?

Erion Teli: Kjo është një tjetër gjë, mu duk një aktrim i dobët i zonjës Zaharia. Ishte dëshpëruese nga ana ime. Dhuna është përdorur nga zoti Zahari. Në momentin që Elia sulmon princin, Gjergj Zaharia e godet me shandan, por fatmirësisht princi ka ditur të vetëmbrohet. KA shenja të dhunës në trup, të shkaktuara nga zoti Zaharia.

Për avokate Zhuljeta Veizaj duke parë videon, duke si një skenë e stisur nga vetë princ leka, pas së cilës fshihet qëllimi i tij për të përfituar kujdestarinë e vajzës.

Por Teli ka thënë se Princi është një njeri i kulturuar.

Sipas tij kjo skenë ka qenë e stisur nga familjarët e Elia Zaharias.

Brikena Prifti: Si e shikoni këtë situatë Zhuljetë?

Zhuljeta Veizaj: Nga ajo që unë kam parë, mendoj se situata është e stisur. Në gjykimin tim, unë nuk mar përsipër të gjykoj, pro në gjykimin tim është e stisur nga ana e princit, për faktin pasi ai vetë po filmonte momentin kur Elia po sulmonte., Nëse do të ishte e stisur nga Elia ajo nuk do reagonte ashtu. Në kushte të tjera, sigurisht që të dy palët kanë nevojë për urdhër mbrojtjeje. Sa e gjykoj unë ngjarjen mendon që në këtë situatë të këtij çifti mendoj se është pjesë kujdestaria e fëmijës. Nga veprimet që u paraqitën në atë video, ndoshta princi do të nxjerrë Elian të papërgjegjshme. Baballarët shpesh nxjerrin gratë me probleme të shëndetit mendor për t’i marrë fëmijën, pasi kur fëmija është i vogël i luhet nënës. I jepet babait vetëm në raste të veçanta.

Brikena Prifti: Erion ka hipoteza të shumta, ndoshta princi kërkon t’i heqë kujdestarinë Elias, qëndron kjo gjë?

Erion Teli: Familja mbretërore është pre e sulmeve të vazhdueshme. Zonaj Zaharia po jeton në pallatin mbretëror, që i është trashëguar Princ lekës. Princ Leka ka vendosur që të jetojë në një vend tjetër deri sa të gjejë një akomodim të përhershëm të zonjës Zaharia. Ai është munduar që të shmangë problemet për hir të vajzës. Princi është një njeriu shumë i kulturuar, shumë i shkolluar, nuk është njeri ordiner. Ajo që është e pavend është që zoti Zaharia të rrijë në atë shtëpi. Të themi që Princi ka stisur sulmin ndaj zonjës Zaharia më kujton sulmet në kohën e diktaturës. Princi është treguar xhentelmen, nuk ka ngritur dorë.

Brikena Prifti: Sa po zbatohen pikat e marrëveshjes?

Erion Teli: Ajo që është e sigurtë është se zonja Zaharia ka qenë e dashuar mbas titullit e jo mbas Princit. Mos harrojmë që zonja Zaharia ka takuar personalitete, dhe ka menduar të stisë një gjë të tillë, pasi nuk do ketë më mundësi t’i takojë. Dua t’i kujtoj zonjës avokate pasi më thonë shumë njerëz se si ka mundësi të aludohet se Princi ka ngritur dorë mbi gjyshin e vajzës, ai është një njeri shumë i kulturuar.

Brikena Prifti: Ashtu thonë dhe për Elian?

Erion Teli: Mos vendos emërues të përbashkët mes familjes mbretërore dhe Zaharia.

Zhuljeta Veizaj: I nderuar zotëri unë nuk i njoh, dhashë një opinion nga ajo që kam parë në media. Por unë gjykoj që taktika e burrave shqiptar për të përfituar kujdestarinë, bëjnë veprime të trilla, kjo nuk ndodh vetëm tek familjet e varfra por dhe te të pasurat.

Erion Teli: Në video duket qartë që zonja Zaharia ka ushtruar dhunë.

Zhuljeta Veizaj: Nuk e di këtë pjesë, gjykova nga fakti që është regjistruar nga vetë princi.

Erion Teli: Para se të vija në emision e kam parë videon dhjetra herë për ta analizuar, ju si avokate para se të jepni përshtypje, shihni videon.

Zhuljeta Veizaj: E kam parë./m.j

Next Post
Histeria dhe Liria!

Histeria dhe Liria!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In