• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histeria dhe Liria!

by Kimete Berisha
06/03/2024 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

1. Sipas B.Haxhiut, mjerë ai i mjeri që guxon ta thotë të vërtetën në Kosovë!
Se shumë rrezik!
Të arrestojnë policia.
Ta merr në pyetje Rukija, e cila, para se të bëhej prokurote merrej me turizëm.
Në një çast, kur e lexova shkrimin e tij, mendova të mos dal sot nga shtëpia, derisa të sigurohem e të pyes çfarë po ndodh përjashta, se po më mbyt kush.
– Ama…s’mund t’i tutem Albin Kurtit.
Nuk mundem.
Atij që i tutem unë, nuk e ka lexuar Kierkegaard-in.
Ndoshta s’jam normal, ndoshta jam në rrezik e askush nuk po më tregon!
– Folni, mos më lini vetëm, se boll e vetmuar jam.
Kam provuar një ditë të tutem ‘pak’ po…..më qeshej.
Ai që duhet t’i tutem unë, ai nuk shihet, ai fshihet, nuk flet, nuk shkruan, dyshoj se mban kapuç,
ndoshta i ka dy gra, sigurisht duhet t’i ketë dy gra,
i ka dy emra,
punon një punë indiferente ndaj politikës, e mjel lopën për shembull, që t’i bind bashkëfshatarët e tij se ‘nuk është kriminel’, se po të ishte kriminel nuk do ta mjelte lopën.
– Nuk po them se Albin Kurti është ‘njeri i mirë’, por po them se është i mençur, dhe si ‘i tillë’ nuk mund të bëhet budalla e t’i kërcënojë gazetarët publikisht.
– Sepse, ai e di se nëse e vërteta ‘ndalohet’ në Prishtinë, mund të përhapet nga Tirana.
Problemi është se s’ka të vërteta, të gjitha janë përshtypje, opinione, përsiatje dhe qëmtime që për bazë e kanë urrejtjen dhe hakmarrjen.
– Gazetaria kaherë shfrytëzohet si ‘armë’ politike dhe tregtare për hakmarrje dhe për përfitime.
2. E humbi Jusufin, e humbi edhe shikimin.
Iu teshë shpirti, dhe i tha Zotit:
– tash që humba gjithçka, po ta lë Ty në dorë.
Dhe, Zoti ia ktheu Jusufin, e pas Jusufit ia ktheu shikimin.
(Më ka marrë malli për Zotin.
Dua ta besoj edhe një herë, thellë, si atëherë.
O Zot i Madh, të lutem, kthema besimin tek Ti).
3. Çfarë kanë kështu? Çka i ka gjetur? Gratë shqiptare, secila më e trentë se tjetra!
– Çka është kjo histeri!
Nëse veç pak të bie rruga kah Big Brother Albania, e sheh ti se si duket një grua histerike.
– Shtrigë.
Por, ato janë shtriga për njëra-tjetrën, jo për burrat.
Se ai Juli ia ktheu Rozës prapanicën e tij sa sana (ta kishte bile si të Richard Gere tek ‘American Gigolo’), dhe ajo më së shumti e respekton atë, prapanicën pra.
– Nuk ka gjë më të neveritshme se sa një grua që bërtet.
Pse kjo histeri kaq e madhe?
Çka po ndodh?
Dashuria ka faj!
– A thua dashuria ka faj!
Edhe nëse në vend të shiut mbi kokat e grave do të binte dashuri, nuk do të mjaftonte, s’besoj se do të mjaftonte, se plaga dhemb edhe pasi që të shërohet…
sepse para se të bëheshin histerke ato kanë besuar në dashuri.
– Unë mendoj se gruaja bëhet ‘e rrezikshme’ dhe histerike kur e kupton se dashuria romantike, e përjetshme, e pazëvendësueshme nuk ka ekzistuar kurrë, se ka qenë vetëm tregim për ta mbuluar monotoninë e jetës prozaike.
– Nëse s’është kështu, më tregoni ju mua, kush mbeti në këtë jetë pa u zëvendësuar!
Unë s’jam histerike, seriozisht e kam, sepse nuk kam pritur kurrë që dikush mund të më bëj të ‘lumtur’.
Kurrë.
Kam qeshur gjithmonë me tregimet e dashurisë dhe mirë e kam pasur.
– Aty, si në çmendinë, askush-askënd nuk e dëgjon.
Jo veç aty, por çdo shqiptar bërtet kur flet.
Në çdo TV studio shqiptarët bërtasin.
Pse bërtasin?
Sepse janë të palumtur. S’janë mirë.
Kjo është histeri kolektive.
Është çmendinë.
– Në çastin kur bërtet derisa flet domethënë, po dihet puna jote!
4. Kurrë s’kisha besuar se do ta kisha harruar krejt, siç e kam harruar.
– Paramendoje sikur të ishe një pikë shiu,
– Paramendoje sikur të ishe zog që çiftëzohet vet, pa pasur nevojë për asnjë zog tjetër!
– Paramendoje sikur të ishe nornal!
– Dhe si lule hëna të lulëzoje vetëm në terr.
5. Vetëm aty ku ka ‘vdekur’ dashuria ndodh histeria.
Askush s’ka faj.
Dashuria është qejf, dhe qejfi kryhet.
Dhe tek atëherë fillon të jetosh si njeri.
– Paramendoje sikur qejfi të mos kishte fund.
– Paramendoje sikur të flesh e të mos zgjohesh më.
– Paramendoje të zgjohesh e kurrë të mos shkosh më në gjumë.
6. Kam menduar nganjëherë për Zakarinë. Ai ishte profet i Zotit që kur u vjetërua shumë e luti Zotin t’ia falte një fëmijë që të ketë kujt t’ia linte trashëgim dijen e tij.
– Zoti im! Eshtrat e m’i janë bërë të brishtë, po thyhen:
dhe flokët e mia të thinjura janë përhapur në kokën time.
Por kurrë nuk jam zhgënjyer në Ty’.
(U lut e u lut…Dhe Zoti ia plotësoi dëshirën. Më duket se dëshirat plotësohen kur lutesh për tjetrin, jo për veten.
Lutu ti për mua – po lutem unë për ty. ).
– As shkolla, as arti,
asgjë nuk të shëron nga ‘sëmundja e dashurisë’.
Se asnjë bishë nuk duket më e tërbuar se njeriu që e ka humbur dashurinë.
Zakaria.
Ish princesha që u shndërrua në bishë, kur e humbi dashurinë.
– Fajin, pra, e ka dashuria.
Jo që merr fund, por ai momenti kur e kupton se ‘s’ka’ dashuri. Mërzitesh.
Se, kush ta ftoh tash gjakun ty!
– Ka dashuri, ama vetëm derisa e zbulon se s’ka.
E zakonisht e gjen të vërtetën kur e humb bukurinë.
Shumë keq.
– S’e kuptoj pse ju nuk e kuptoni se njeriu nuk është objekt që të bëhet i ‘joti’.
Kurrë nuk do të bëhet ‘i joti’, se është edhe gabim gramatikor të thuash ‘Njeriu im’.
E ka thënë Aristoteli, o tek ‘Etika e Nikomahut’, o tek ‘Gramatika’.
7. Histeri, anë e katër anët.
Po çmenden shqiptarët.
Një hoxhë e censuroi RTK-ja, për arsye se hoxha e ka rrahur gruan e tij.
Hoxha nuk është disident që ta censurojë dikush, se s’ka lënë fjalë pa thënë dhe studio pa i futur hundët, kushdo mund t’ia lexojë statusat se s’ka çka thotë…!
– Pastaj, ndodh ajo që e pres, hoxhën ‘e censuruar’ nuk kishte kureshtje ta dëgjonte askush kur intervista e tij doli nga ‘censura’.
– Pra, censura e sotme krijon budallenjë, nuk krijon disidentë, sepse s’ka censurë, edhe nëse do, s’ke se si ta censurosh krejt botën.
Unë po them: duhet të kesh vlerë, që të mbijetosh!
Jam e sigurt. E vlera arrihet veç me dije dhe me urtësi!
8. Unë i thashë: O djalë, Ali Pashë Tepelena i ka mbytur në lum 17 gra sherri i 1 gruaje,
e ai më tha: sot bëhet 1 vjet që kur e kam hapur shamponin ‘kopriva’.
P.S.
– Albert Kamys. ‘Jam i lodhur. Kam nevojë kolosale të jem me ty!
– Kimete Berisha: Kisha pasur qejf ta takoj në rrugë, që të më jepet mundësia që kur të më afrohet, ta kthej kokën anash e të bëhem kinse nuk po e shoh.
Dashuria ime është primitive dhe… Lojë.
E vetmja gjë që ende më pëlqen është: Loja.
Sepse, edhe nëse e humb Lojën, nuk ke humbur përnjëmend.
9.
– Paramendoje sikur të mund të bëje diçka që askush nuk mund;
– Paramendoje sikur të mos përmallohesh kurrë më për askënd;
– Paramendoje sikur të mos kesh më nevojë të shpresosh;
– Paramendoje sikur ke çdo gjë që do e asgjë më nuk do;
– Paramendoje – ke harruar ta shikosh qershinë kur çel ;
– Paramendoje sikur të mos më lexoje mua!

Next Post
Konflikti mes Lekës dhe Elias, reagon Oborri Mbretëror: Videot u dorëzuan në komisariat si provë për dhunën, dyshojmë se…!

Konflikti mes Lekës dhe Elias, reagon Oborri Mbretëror: Videot u dorëzuan në komisariat si provë për dhunën, dyshojmë se…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com