• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e përkrah realisht Berishën brenda opozitës?

by Ylli Pata
26/12/2022 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Natyrisht që kjo temë është nxitur nga sanksionet që Sali Berishës i kanë vënë qeveritë e dy vendeve më mike të Shqipërisë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Kush e mbështet realisht Sali Berishën në betejën e tij politike te Foltores, apo edhe të aleatit të tij. Fakt ështe që këtë betejë e mbështesin më shumë aktorë të rëndësishëm të biznesit, sesa struktura të Partisë Demokratike.

Pasi thelbi është se një aktor politik nuk mund të ecë realisht drejt pa pasur një mbështete nga biznesi që është realisht një shtysë për të ndarë ndryshimet. Asnjë president amerikan apo kryeministër europian nuk është zgjedhur nëse nuk ka pasur mbështetjen e lobit ekonomik të vendit.

Ndërkohë tek ne ka ndodhur e kundërta: lobi ekonomik thjessht duan që Berisha e Meta të mos i dalin kundërt. Pse ndodh kjo? Sepse çdo njeri me mend në kokë e di që as Berisha e as Meta nuk vijnë në pushtet. Po pse e mbështesin? Sepse ja kërkojnë!

Logjikisht nuk ka arsye, askush nuk e sheh Berishën e Metën kryeministër, por këta të fundit shtyjnë aktorët ekonomik që të kthejnë benefitet që ata mendojnë që i kanë dhënë gjatë qeverisjes. Çfarë do të thotë kjo, do të thotë se si Berisha e si Meta e konsidorojnë marrëdhënien në kapitalizëm një nder, një rekomandim.

Në fakt e gjitha është interes. Sepse në politikë çdo aktor politik hyn në relevancën kombëtare nëse ka dy faktorë: mbështetjen popullore dhe atë të sipërmarrjes. Sali Berisha dhe Ilir Meta, në të gjithë sondazhet që bëhen nuk e kanë pasur mbështetjen popullore, por kanë mbështetjen e kapitalistëve.

E cila u pa e qartë kur në dasmën e djalit të Sali Berishës ishin bosët e sipërmarrjes, shovvbiz-it dhe medias. Pse ndodh kjo? Për dy arsye: Kanë borxh të vjetër ose lidhje të re. Pra ose e bëjnë nga një marrëdhënie e kushtëzuar, ose kemi të bëjmë m interesa ekonomike.

E që në fakt kjo duket gjithnjë e më shumë, pra aktorët politikë në vend siç dihej nuk janë të tillë. Janë biznesemenë: që kanë gjithçka deri edhe mediat, siç ka ndodhur këto kohë edhe me aktorë të rëndësishëm që kanë importuar politikanë të opozitës.

Ky aspekt nuk se është i paligjshëm, por dilemma është pse po ndodh kjo? Është për efekt të ndereve të mëparshme apo aksioneve aktuale? Këtë përgjigje duhet ta japë qeveria aktuale!

Next Post
Misteri i vdekjes së shqiptares në spitalin e Selanikut, flasin familjarët: I bënë 7 operacione pa dijeninë tonë, kartela ishte me korrigjime…!

Misteri i vdekjes së shqiptares në spitalin e Selanikut, flasin familjarët: I bënë 7 operacione pa dijeninë tonë, kartela ishte me korrigjime...!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    I nderuar zoti Ylli.
    Ju lexova. Ju kuptova. Jam plotesisht në një mëndje me ju.
    Por, desha të shtoj që, Sali Berisha dhe Ilir Metaj (I.M), pa mbështetje edhe të nderkombëtarëve, nuk do të GUXONIN, të bënin ATO që po bëjnë.
    Me ç’llogjikë, mund të na servirin NON GRATËN e Sali Berishës, dhe SPAK-u që drejtohet dhe dirigjohet nga USA ambasadore Juri Kim, nuk gjen prova për të dënuar këtë Non Gratë ??? Në shqip, i themi “nuk ka bythë ku të rrijë”. Vërtet jemi një vend i vogël, një pikë në horizontin e botës politike e gjeografike, por, jemi një popull vital, i zgjuar, që si puna e zogjve, bëjmë seks edhe në ajër. Kështu që, broçkullat që na predikon zonja Kim për cironka, peshq e peshkaqenë, nuk i hamë ne si popull. Pa denuar Sali Berishen dhe Ilir Metajn, që janë të dy, rradha një, karrikja një, nuk quhet drejtësi, por quhet siç i thotë populli shqiptar, quhet juriformë.
    Zonjes Kim, i urojmë gezuar vitin e ri 2023, dhe të shpresojmë për ndonjë veprim ti ri të SPAK, vitin tjetër, për të filluar nga rradha nj, karrikja një.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In