• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA? Sondazhi i fundit flet qartë!

by Java News
02/02/2024 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur duket se presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen përsëri në kutitë e votimit në zgjedhjet e këtij viti, një sondazh i fundit mes tregon zoti Biden e ka zgjeruar epërsinë ndaj zotit Trump.

Sipas anketës të Universitetit Quinnipiac, rezultatet e së cilës u publikuan të mërkurën, presidenti demokrat Biden gëzon 50 për qind mbështetje, 6 për qind më shumë sesa republikani Trump me 44 për qind. Është një ndryshim i ndjeshëm nga sondazhi i mëparshëm i Universitetit Quinnipiac, më 20 dhjetor 2023, ku rezultatet për dy kandidatët ishin aq të afërta, saqë nuk mund të përcaktohej se kush do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin në atë moment.

Në atë sondazh presidenti Biden gëzonte 47 për qind mbështetje dhe ish-presidenti Trump 46 për qind. Në sondazhin e fundit, 96 për qind e demokratëve dhe 52 për qind e të pavarurve mbështesin Biden, ndërsa 91 për qind e republikanëve dhe 40 për qind e pavarurve mbështesin Trump. Ndërkohë, hendeku gjinor po zgjerohet. 58 për qind e grave të anketuara mbështesin zotin Biden dhe 36 për qind mbështesin Trump. Në dhjetor diferenca ishte më e ngushtë: 53 – 41 për qind. Mes burrave të anketuar, 53 për qind mbështesin zotin Trump dhe 42 për qind zotin Biden, një rezultat pothuajse i njëjtë me atë të dhjetorit: 51 – 41 për qind.

Ndërkohë sipas një ankete tjetër, rritja e optimizmit për ekonominë ka qenë modeste dhe nuk po përkthehet në një mbështetje më të madhe për presidentin Biden, megjithëse ai dhe ekipi i tij gjithnjë e më tepër po e vënë theksin tek përmirësimi i gjendjes ekonomike në vend. Sipas sondazhit të fundit të publikuar sot, nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike, 35% e të rriturve në SHBA mendojnë se gjendja ekonomike e vendit është e mirë, në krahasim me 30% që mendonin kështu në fund të vitit të kaluar dhe 24% një vit më herët.65% e të anketuarve mendojnë se ekonomia është e dobët, megjithatë kjo shifër përbën një përmirësim nga një vit më parë, kur 76% mendonin kështu.

Besimi i votuesve tek ekonomia mund të jetë një faktor kyç në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Të dhënat e fundit mbi ekonominë tregojnë se rritja u përshpejtua vitin e kaluar edhe pse inflacioni iu afrua më shumë objektivit prej 2% të vendosur nga Rezerva Federale, përkundër paralajmërimeve të një numri ekonomistësh dhe akademikëve se përpjekjet për të ulur inflacionin do të shkaktonin recesion. Presidenti Biden dhe këshilltarët e tij po përqendrohen gjithnjë e më shumë tek lajmet pozitive për ekonominë në një kohë kur konsumatorëve po u kthehet besimi.

Biden po e vendos gjithashtu theksin tek kontrasti mes tij dhe ish-presidentit Donald Trump. Mbështetësit e zotit Trump e kujtojnë mandatin e tij me krenari për mbarëvajtjen e ekonomisë, por mandati i tij u shoqërua me humbje vendesh pune për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sinjalet për një ekonomi më të fortë nuk janë përkthyer ende në një mbështetje më të madhe për presidentin Biden. Sipas sondazhit të ri mbështetja për punën e tij është 38%, pothuajse i njëjti nivel i pothuajse dy viteve të fundit. Amerikanët vazhdojnë ta shikojnë ekonominë përmes lentes politike, çka do të thotë se rritja e mbështetjes për Biden në këtë drejtim do të jetë e kufizuar, edhe nëse ekonomia vazhdon të përmirësohet si vitin e kaluar

/f.s

Next Post
Manjani ‘përplaset’ me Nokën: Do hysh në zgjedhje me 1 këmbë e pastaj do thuash “na vodhën”…

Manjani 'përplaset' me Nokën: Do hysh në zgjedhje me 1 këmbë e pastaj do thuash "na vodhën"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In