Nga Bill Gates/
Disa vite më parë, Melinda dhe unë vizituam bashkë me një grup fermerësh në Bihar, Indi, një nga rajonet më të përmbytura në vend. Të gjithë ata ishin shumë të varfër dhe të varur nga orizi që rrisnin për të ushqyer dhe mbështetur familjet e tyre. Kur shirat musone mbërrinin çdo vit, lumenjtë fryheshin duke kërcënuar të përmbytnin femrat e tyre dhe të shkatërronin të mbjellat. Ende, ata janë të gatshëm të vënë në lojë gjithçka mbi shansin që femra e tyre do të kursehet. Ky është një bast që shpesh e humbasin. Të mbjellat e tyre shkatërrohen, ata largohej në qytete për të kërkuar punë të tjera për të ushqyer familjet. Vitin e ardhshëm ata rikthehen, edhe më të varfër nga sa u larguan, gati të mbjellin sërish.
Vizita jonë ishte një kujtues i fuqishëm se për fermerët më të varfër të botës, jeta është një akt i ecjes në fije të perit pa asnjë siguri. Ata nuk kanë akses ndaj farërave të përmirësuara, fertilizuesve, sistemeve të vadjedjeve apo teknologjive të tjera të përfitimit, siç kanë mundësitë fermerët e shteteve të pasura dhe asnjë sigurim të të mbjellave, për të mbrojtur veten nga humbjet. Vetëm një fat i keq, një thatësirë, një përmbytje apo një sëmundje – mjafton që ata të futen më thellë në varfëri dhe uri.
Tani, ndryshimi klimatik do t’i shtojë jetës së tyre një rrezik më të madh. Temperaturat në rritje në dekadat përpara do të çojnë në probleme në bujqësi, sidomos në zonat tropikale. Të mbjellat nuk do të rriten prej shiut të pakët ose të shumtë. Pestët do të lulëzojnë në klimën më të ngrohtë dhe do të shkatërrojnë të mbjellat.
Bujqërit në shtetet e pasura do të përjetojnë ndryshime gjithashtu. Por ata kanë mjetet dhe mbështetjet për të menaxhuar këto rreziqe. Fermerët më të varfër të botës shkojnë në punë çdo ditë dhe dalin më së shumti duartbosh. Kjo është arsyeja përse nga të gjithë ata që do të vuajnë nga ndryshimi klimatik, këta do të vuajnë më tepër.
Fermerët e varfër do të preken nga këto ndryshime në të njëjtën kohë kur bota ka nevojë për ndihmën e tyre për të ushqyer një popullatë në rritje. Në vitin 2050, kërkesa globale për ushqim do të jetë rritur në 60 për qind. Rënia e të mbjellave do të jetë problem për sistemin ushqimor global, duke rritur urinë dhe duke gërryer progresin e madh që bota ka bërë mbi varfërinë në gjysmë shekullin e shkuar.
Jam optimist se ne mund t’i shmangim pasojat më të këqija të ndryshimit klimatik dhe të ushqejmë botën- nëse veprojmë tani. Ekziston një nevojë urgjente që qeveritë të investojnë në inovacionet e energjisë së pastër, që do të pakësojnë shumë çlirimin e gazeve serrë dhe do të ndalojnë rritjen e temperaturave. Njëkohësisht, ne kemi nevojë të dimë se është tashmë shumë vonë për të ndaluar të gjithë pasojat e temperaturave më të nxehta. Edhe nëse bota do të zbulonte një burim të lirë dhe të ri të energjisë së pastër javën e ardhshme, do të duhej kohë që të mundte të gjithë zakonet e karburanteve fosile dhe të hynim në një të ardhme pa karbon. Kjo është arsyeja përse është kritike që bota të investojë në përpjekjet për të ndihmuar më të varfrit të përshtaten.
Shumë nga veglat për të cilat ata kanë nevojë janë thuajse bazë – gjëra që ata kanë nevojë për të rritur më tepër ushqim dhe për të fituar më tepër të ardhura: akses ndaj financimit, farëra më të mira, fertilizues, trajnim dhe tregje ku mund të shesin atë që rrisin.
Mjete të tjera janë të reja dhe të përshtatura për kërkesat e një klime në ndryshim. Fondacionit Gates dhe partnerët e tij kanë punuar së bashku për të zhvilluar një shumëllojshmëri farërash që rriten edhe gjatë thatësirave apo përmbytjeve. Fermerët e orizit që unë takova në Bihar, për shembull, tani po rrisin një shumëllojshmëri të orizit tolerant ndaj përmbytjes – me nofkën orizi “scuba” që mund të mbijetojë dy javë nën ujë. Ata janë gati nëse ndryshimet në mot sjellin më tepër përmbytje në rajonin e tyre. Lloje të tjera orizi po zhvillohen që t’i mbijetojnë thatësirës, të nxehtit, të ftohtit dhe problemeve të tokës si kontaminimi i lartë me kripë.
Të gjitha këto përpjekje kanë fuqinë të transformojnë jetë. Ndodh shpesh që të shohim këta fermerë që dyfishojnë ose trefishojnë të mbjellat dhe të ardhurat e tyre kur kanë akses ndaj përparimeve që fermerët e vendeve të pasura i marrin për të mirëqena. Kjo begati e re i lejon ata të përmirësojnë dietat, të investojnë në ferma dhe të çojnë fëmijët në shkolla. Gjithashtu i kthen normalitetin jetës së tyre në buzë të greminës, duke i dhënë një ndjesi sigurie edhe kur kanë një periudhë të keqe.
Do të ketë gjithashtu kërcënime nga ndryshimet klimatike të cilat nuk mund t’i parashikojmë. Për të qenë të përgatitur bota ka nevojë të kryejë kërkime mbi farërat dhe mbështetjet për fermerët e vegjël. Një nga inovacionet më të mira që do të ndihmojë fermerët është teknologjia satelite. Në Afrikë, kërkuesit po përdorin imazhet satelitore për të krijuar harta të detajuara toke që mund të informojnë fermerët rreth varieteteve të atyre që do të lulëzojnë në tokën e tyre.
Megjithatë, një farë më e mirë ose një teknologji e re nuk mund të transformojë jetët e familjeve bujqësore derisa të jetë në duart e tyre. Disa organizata, përfshirë një grup jo-fitimprurës të quajturOne Acre Fund, po gjejnë rrugë të reja për të siguruar që femerët përfitojnë nga këto zgjidhje. One Acre Fund funksionon nga afër me 200,000 fermerë afrikanë, duke i dhënë atyre financim, mjete dhe trajnim. Në vitin 2020, ata synojnë të arrijnë një milionë fermerë.
Në Letrën e Përvitshme këtë herë, Melinda dhe unë vumë një bast se Afrika do të jetë në gjendje të ushqejë vetveten në 15 vitet e ardhshme. Edhe me rreziqet e ndryshimit klimatik, basti ende qëndron.
Po, fermerët e varfër e kanë të vështirë. Jetët e tyre janë mozaikë me shumë pjesë që duhet t’i formojnë mirë, që nga mbjellja e farës së duhur te përdorimi i fertilizuesit të duhur dhe te stërvitja e mirë, si dhe vendi i shitjes së të korrave. Nëse njëra pjesë nuk shkon, jeta e tyre vështirësohet.
E di që bota ka atë që duhet për të ndihmuar në bashkimin e këtyre pjesëve, si për sfidat e të sotmes ashtu edhe për ato me të cilat ato do të përballen nesër. Më e rëndësishmja është, se unë e di që edhe fermerët mund t’ia dalin gjithashtu.
Project Syndicate-BIRN