• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush do ta fitojë luftën në Shqipëri, krimi apo shteti?

by Spartak Ngjela
09/10/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Reforma shqiptaro-amerikane, është drastike, e ashpër, se ajo kërkon që të shpëtojë shtetin shqiptar nga krimi, me anë të ndërtimit realisht të një sistemi medern gjyqësor shqiptar.

l.
Për shqiptarët ishte e pamundur rrezimi i korrupsionit dhe krimit shtetëror me një reformë të brendshme, sepse kryengritja moderne as që mund të mendohej.
Krimi shtetëror në Shqipëri ka qenë historik: ai ka filluar që në dhjetorin e vitit 1924, dhe vijon ende sot, prandaj kuptohet se është kthyer në një psikologji shoqërorë, nga e cila mund të dilet vetëm duke implementuar një reformë adeguate në drejtësi.
Dalja masive e shqiptarëve në votimet e vitit 2013, ishte shenjë e një përmbysjeje të madhe të krimit shtetëror shqiptar, por Edi Rama, kryetari absolut i Partisë Socialiste, me naivitet politik, shkoi dhe i kërkoi ndihmë korrupsionit për të ardhur në pushtet; përkatësisht Ilir Metes: njeri i njohur botërisht si i implikuar direkt në korrupsionin shqiptar, i cili, po me krim, me blerje votash, i përgjysmoi votat e rreth 20 partive të aleances së majtë në zgjedhjet e vitit 2013, dhe garantoi kështu 14 deputetë, nga tre që duhej të kishte marrë sipas votimit.
Kjo aleancë pa sens politik që bëri Rama, e bllokoi përfundimisht shpresën shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit Berisha në Shqipëri, sepse Meta, që kishte grabitur votat e aleancës, e pati lënë Partinë Socialiste pa 71 deputetët e mundshrm për maxhorancë individuale në krijimin e qeverisë. Këtu në fakt filloi “paraliza Rama”, nga e cila ai, me aftësitë e veta politike, nuk mund të dilte nga rrethimi kundershtar Berisha, sepse që në fillim u kuptua që Meta ishte i pashkëputur nga Sali Berisha, i cili e kish ndërtuar vetë me korrupsion dhe në favor të tij të gjithë pushtetin gjyqësor si sistem të përgjithshëm: edhe gjykatën, edhe prokurorinë. Prandaj, Rama kryeministër e kishte të pamundur që të kryente një reformë reale në drejtësinë shqiptare, edhe pse maxhoranca e re kishte 84 vota.
Të gjithë e panë, që në vjeshtën e vitit 2013, se pushteti shtetëror ishte ende në duart e aleancës së fshehtë Berisha-Meta. Por, a do të prishej kjo aleancë?

ll.
Meta s’e kishte ndryshuar ekuacionin e tij: ai donte të vijonte vjedhjen, të trembte Ramën me anë të Koço Kokëdhimës që ai mund të shkonte edhe
me Berishën, dhe të vijonte korrupsionin pa skrupull të shtetit me anë të katër ministrave te tij në qeverinë Rama. Meta, për mediokritetin e intekektit të tij, e kishte të pamundur që të kuptonte kohën që po vinte, sepse nuk e dëshironte. Kapaciteti mediokër i plitikanit e ka në natyrë mospranimin e kohës që vjen kundër tij. Një të tille kapacitet mediokër ka edhe Berisha: ai nuk di ta pranojë fare kohën plitike që është kunder tij. Në fakt, kjo është natyrë e të gjithë politikanëve që kanë hyrë në politikë vetëm me instinktin e pushtetit, por pa e njohur politikën moderne. Kurse, mosnjohja e politikës moderne pragmatiste, në kohën që po vinte në Shqipëri, do të sillte viktimat e veta. Por, siç rrodhën ngjarjet, viktimat e politikës jopragmatike dhe joperëndimore shqiptare, ishin edhe kundërshtarë të Edi Rames, të cilet duket tani se po i likuidon një e nga një politika amerikane me anë të Reformës shqiptaro-amerikane. Por si ndodhi kjo?

lll.
Pikerisht në situaten e dyzyar të maxhorancës aktuale, e përçarë sipas interesave të kundërta të dyshes aleancore maxhoritare, Rama- Meta, hyri në lojë të ashpër politika amerikane dhe politika gjermane. Rama u ftua në Berlin si kampion i politikës së re të Ballkanit Perendimor, dhe më pas e ftuan edhe në Amerikë, përsëri si kampion. U kuptua që kryeministri shqiptar e kishte kapur politikisht se duhej të luhej tanimë për tre interesa në Blkanin Perëndimor: interesin shqiptar, interesin amerikan, intetesin gjerman dhe europianoperëndimor.
Duhet vënë në dukje se, ndërkohë, kançelarja gjermane Anxhela Merkel i pati vënë embargo qeverisë shqiptare: kushti i saj ishte reforma në drejtësi. Por, siç duket, edhe kjo embargo, që e la Ramën pa asnjë cent, e kthjelloi këtë për t’i hyrë një politike të madhe: të bashkohej tërësisht me reformën shqiptaro-amerikane për drejtësinë në Shqipëri.
Kjo prirje e re e Ramës u përkrah menjëherë nga gjermanët dhe amerikanët. Amerikanët, deri në keto çaste kishin pasur dyshim për mundësinë e ndarjes së Rames nga korrupsioni shtetëror shqiptar, por, që nga ky çast e pranuan – siç duket të shtyrë edhe nga politika Merkel- Rama për Ballkanin Perëndimor.

lV.
Që nga ky moment, filloi të spikasë Reforma shqiptaro-amerikene. Rama u angazhua seriozisht dhe në aleancën politike për reformën shqiptaro-amerikane, e cila konsiston esencialisht në drejtësinë shqiptare. Ai i kreu që të gjitha detyrat, dhe nuk pati asnjë lëkundje.
Rama më në fund, filloi të mendojë politikisht, dhe besohet se është shkëputur përfundimisht nga kaçakëria politike shqiptare, e tipit Berisha-Meta, që, në fakt, ka qenë thelbi ku është mbajtur politika shqiptare që nga viti 1924. Sepse, edhe politika e Ahmet Zogut si endacak nëpër shtetet fqinje; edhe endacakëria e Enver Hoxhes nëpër vendet komuniste, që të dyja njëlloj, kaçakëri politike kanë qenë.

V.
Bashkimi i Kryeministrit shqiptar dhe i gjithë Partisë Socialiste me reformën në drejtësi që, menjëherë erdhi edhe si një reformë shqiptaro-amerikano- gjermane, ishte hapi esencial për triumfin e kësaj reforme, që u kurorëzua në Parlamentin shqiptar në muajt korrik, gusht dhe shtator të këtij viti, dhe që është ende në vijim.
Si pasojë e këtij triumfi, sot me të drejtë mund te thuhet se ka ardhur koha qe t’i pergjigjemi pyetjes, të cilën unë e kam ngritur që në vitin 1995:
Kush do ta fitojë luftën në Shqipëri, krimi apo shteti?
Deri tani u duk sikur krimi e kishte fituar këtë luftë: kryeministra të inkriminuar njëri pas tjetrit; banditizmi berishian që kishte pushtuar pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë; para të vjedha nga Berisha dhe Meta, me të cilat ushqehej riardhja e tyre në pushtet; klientelë banditeske vjedhësish tropojanë e skraparllinj, tregtarë dhe trefikantë të taborit Berisha dhe taborit Meta dhe politikaneve te tjerë si këta; blerje masive të votës me paratë e vjedhura nga shteti; shitje e vendeve të punës në administratën shteterore; ministra që, si pashallarët e dikurshem, i kanë paguar haraçin Metës; mijëra hektarë te grabitura nga vajza e Berishës me emra të thirrur në ndihmë, por që tani janë deshifruar nga hetimet paraprake të FBI-së, duke hetuar manipulimin me pronat e kthyera gjatë qeverisjes Berisha.
Të gjitha këto ishin shkaku i bllokimit të reformës shqiptaro-amerikane për drejtësinë në Shqipëri. Kurse Berishës i ishte mbushur mendja se reforma do të bllokohej në Parlament nga votat e Metës.
Te gjithë pseudopolitikanët dhe të vetëquajturit analistë politikë pranë Sali Berishës, ishin të bindur që reforma do të bllokohej nga Meta. Por sigurisht që kanë qenë naivë.
Politika amerikane sot ka një forcë universale globale. Ajo nuk kishte pse të merrej me Sali Berishën, të cilin e dinte se është një antiamerikanist i vendosur, se e njeh shumë mirë, në të gjithë aktivitetin e tij antiperëndimor. Prandaj iu drejtua Metës, dhe kuptohet ndërkaq se erdhi nje çast kur, pas negiciatave me amerikanët, Meta nuk iu kundërvu më Reformës, dhe kjo për dy arsye: Se Meta, per ndërtimin e tij, nuk mund të kalonte te antiamerikanizmi Berisha; dhe se Meta e kuptoi që forcës amerikane për drejtësinë në Shqipëri, nuk mund t’i rezistoje. Te dyja këto, e larguan nga Berisha, dhe e futën në politikën pro Reformës shqiptaro-amerikane. Ne fakt kuptohet se Meta në këtë rast, sikur ka ditur të përdorë politikën.
Kjo është arsyeja që Berisha para disa ditësh e quajti Metën intrigat, në fakt, kur vetë Meta vijon i qetë politikën e tij pro Reformës shqiptaro-amerikane. Do ta mbajë Meta këtë rrugë deri në fund, kjo ndoshta nuk dihet, por ndërkohë ai po voton Reformën në Parlament.
Prandaj, për të gjitha këto, tani që Reforma në Drejtësi ka marrë fomatimin e saj juridik pa kthim, dhe kur po pritet me ditë ardhja në Shqipëri e neoshqiptarëve që do të implementojnë Reformen, mund të themi se:
Shteti shqiptar, për disa muaj, do ta fitojë “luftën me krimin”.

Next Post
Konkursi për “brezin i ri” të Drejtësisë, Sadushi: Si do ta monitorojnë ndërkombëtarët

Konkursi për "brezin i ri" të Drejtësisë, Sadushi: Si do ta monitorojnë ndërkombëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In