• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush dhe pse janë kaq të terrorizuar nga dosjet e SPAK?

by Ylli Pata
12/07/2023 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Arben Ahmetaj është deputeti i katërt socialist që vjen në grupin e PS-së për të hapur rrugë për një veprim ekstrem siç është arresti me burg.

Për parantezë, gjithë këto ditë në lidhjet direkte në televizione thuajse të gjithë flasin për imunitet. Imuniteti, sa për informacion është hequr që prej vitit 2013. Askush nuk e pengon prokurorinë të hetojë, përveç kontrollit në banesë, në makinë, në mjedise private, apo ta përgjojë.

Nejse në këto 4 raste deputetësh apo raste të tjera kur nuk ka pasur nevojë për Parlamentin, pra kur zyrtarë të PS janë marrë nga SPAK në burg, përgjithësisht, mazhoranca ka thënë thjesht frazën që drejtësia të bëjë punën e vet, ne nuk bëhemi mburojë politike.

Para 2013, kur Ina Rama, atëherë kryeprokurore, çoi tre kërkesa për heqje imuniteti, nuk u dha leja për arrest, por vetëm heqja e imunitetit. E nga ana tjetër u sulmua Prokuroria “që të ketë kujdes” e me radhë llafet e tjera të rënda.

Nejse ajo kohë ka ikur. Ka ardhur një kohë krejt tjetër, kur nuk ka më kryeprokuror, por është SPAK që çon në Kuvend kërkesat për zyrtarët e lartë.

SPAK, që ka hapur dosje pa fund për politikanë, zyrtarë e nëpunës të lartë, dosje që me shumë të drejtë ka nisur të debatohet. Të debatohet për të drejtat e personit të hetuar, i cili është një i pafajshëm deri sa të jepet vendimi i gjykatës.

Me të drejtë, ka juristë si Ylli Manjani, por edhe të tjerë juristë të njohur, që kritikojnë SPAK për xhusticializëm, për drakonizëm, për masa paraprake, pra për arrest, që merren pa pasur të vërtetuar plotësisht akuzën me prova shkencore e dëshmi.

E ky debat është realisht ajo që ndodh në çdo vend të Perëndimit. Italia, një vend që është shumë referencë për modelin dhe afrinë me mjedisin tone, ka pasur modelin e “Mani Pulite” në 1992, kur një ekip prokurorësh ndikuan të ndryshohet e gjithë elita politike në vend. Por edhe vendosën precedentin e “paprekshmërisë”.

Në Itali, edhe pas 30 vjetësh ka një betejë mes “xhusticialistëve” dhe “garantistëve”. Pra atyre që kërkojnë nga drejtësia që të ndërhyjnë ashpër nëse ka politikanë që abuzojnë, e të tjerë që kërkojnë që të mos ketë prokuroria rol protagonisti, por të pritet vendimi i gjykatës.

Para disa vitesh, Matteo Renzi, kryeministër i Italisë u përball me një betejë të tillë. Babai i tij u akuzua nga prokuroria e Firences për disa fatura, që sipas prokurorëve kishte abuzuar. Mediat dhe politika e mbytën Renzin për “babain” hajdut. Para pak ditësh, gjykata e lartë vendosi pas disa shkallëve se prokuroria e kishte gabim. Renzi nuk është më kryeministër por festoi hakmarrjen e tij dhe i sulmoi kundërshtarët me buzëqeshjen e tij.

Në fakt buzeqeshja pas vendimit të gjykatës është i vetmi instrument në këtë sistem. Nuk ka mundësi tjetër. Para akuzave zyrtare nuk janë ndodhur vetëm zyrtarët shqiptarë sot, por edhe gjigandë të tillë si Zhak Shirak, Sarkozy, Papandreu i madh, i vogël, Pangallos, e shumë e shumë të tjerë. Hetimi, në një sistem si i yni është një aksiomë.

Po pse atëherë sot ka një stress e mllef kaq të madh në panelet e darkës, kur vetë njeriu që është i akuzuar, Arben Ahmetaj, edhe pse natyrisht është i brengosur, ka thënë se është i hapur për hetimet. Shikoje një paneliste të irrituar që bën pretencën nëpër ekrane. Dhe kërkon se kush duhet të jetë i akuzuar e kush i burgosur, e kush i izoluar, e madje edhe me sa vite burg.

Përse këta panelistë që natyrisht përfaqësojnë politikanë nuk çojnë në SPAK dyshimet apo provat që ata kanë për “politikanët e nivelit të lartë”? Kështu bëri edhe LSI me rastin e inceneratorëve, siç tha me dokumente konfidenciale nga pushteti. Por hapi një cikël ku sot ka disa dosje nën hetim, disa zyrtarë në burg, disa procese e do të ketë natyrisht vendime gjykate.

Po pse atëherë ka kaq stres? Kleçka fshehet në frazën e parë të kërkesës së SPAK për Ahmetajn, si duket. Pasi zoti Ahmetaj është zyrtari i parë i lartë që po hetohet për fshehje pasurie. E gjasat janë që ky precedent të hapi rrugën…

Next Post
Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)

Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com