• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurtin e kam më shumë mik se Haradinajn”, Rama: Kosova, të reflektojë për kritikat e SHBA-BE! Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës

by A R
12/10/2023 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi zhvillon këtë të enjte mocion me debat për Kosovën për draft-rezolutën për ngjarjen e rëndë të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë. Kryeministri Edi Rama, që në nisje të fjalës tha se do të fliste troç të vërtetat e tij për Kosovën.

Mes të tjerash ai u ndal edhe tek moslinjëzimi i Shqipërisë me deklaratën e BE. Rama theksoi se ndonëse deklarata ishte miratuar përpara ngjarjeve në veri, Shqipëria vendosi që të mos linjëzohej, gjë që sipas kryeministrit ndodhte për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit.

Rama shpjegoi rëndësinë e këtij veprimi, ndërsa theksoi se “Kosova duhet me patjetër të reflektojë për kritikat dhe kërkesat e Brukselit dhe Washingtonit“

“Si reagoi Shqipëria, përmes qeverisë shqiptare dhe asaj ngjarje kriminale, sa tragjike për humbjen e jetës së një shërbëtori të ndershëm dhe krejt të pafajshëm të Kosovës, aq dhe domethënëse për rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në veriun e Kosovës. Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e BE. Ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe detyrat e saj në procesin e dialogut dhe nuk kishte asnjë gërmë për Serbinë. Edhe pse e vërteta është se aprovimi i saj nga 27 vendet anëtare përkoi proceduralisht menjëherë pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së efektivit dhe shpalljen e zisë në Beograd për kriminelët e vrarë dhe kjo nuk kishte si të pasqyrohej në deklaratën e përpiluar dhe aprovuar para ngjarjes, për ne, që e theksoj se nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetvete, sepse Kosova duhet me patjetër të reflektojë për kritikat dhe kërkesat e Brukselit dhe Washingtonit, ishte e papranueshme që deklarata të dilte, sikur asgjë tjetër nuk kishte ndodhur. Kishte ndodhur jo diçka tjetër, për një gjë shumë e madhe. Ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, qysh pas vitit 1999. E më keq, ngjarja kriminale ishte pasuar nga një akt i papranueshëm zyrtar, shpallje zie në Beograd. Ndaj ne ua bëmë të qartë miqve në Bruksel se për t’u linjëzuar me atë deklaratë, që do ishte krejt normale nëse agresioni  kriminal i Banjskës nuk do kishte ndodhur, prisnin një deklaratë të dytë të BE ku të dënoheshin qoftë organizatorët e agresionit kriminal, qoftë organizatorët e zisë në Beograd dhe të kërkohej fillimi i menjëhershëm i një hetimi ndërkombëtar. Na shpjeguan se kohët dhe procedurat e BE nuk e mundësonin dot një deklaratë të dytë, sipas nesh e domosdoshme, në të njëjtën kohë me të parën. Kështu që si përfundim ne nisëm mesazhin zyrtar të moslinjëzimit me deklaratën e parë. Për herë të parë në marrëdhëniet me Bashkimin Europian”.

Rama shpjegon dhe rëndësinë e këtij veprimi në raport me marrëdhëniet me BE.

“Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë, se një moslinjëzim me deklaratën e BE-së nuk është një fjalë goje, për një vend kandidat, që negocion anëtarësimin në BE dhe që përgatitet në javët e ardhshme të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet me politikën e jashtme. Nuk është as një akt heroizmi natyrisht, por ai mbetet një akt politik kundërshtie në dokumentet e marrëdhënieve tona me Brukselin, e të mos harrojë askush kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i së cilës sot është zëri më i dëgjuar dhe më i respektuar kur flitet për rajonin dhe marrëdhënien Kosovë-Serbi, atëherë kjo që bëmë ishte më shumë sesa një deklarim i papritur i Shqipërisë, ishte manifestim pakënaqësie dhe mosdakordësie konstruktive për të dhënë një mesazh të qartë në peshën e rëndë të asaj ngjarje, në rrugën e përpjekjeve të përbashkëta për normalizim përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se homologun kosovar Albin Kurti e ka më shumë mik se sa Ramush Haradinajn.

“Unë Albin Kurtin e kam mik më shumë se sa Ramush Haradinajn, me të cilin në një segment të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin s’kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje në nivelin personal e kam kënaqësi çdo bisedë me të”, theksoi fillimisht kryeqeveritari.

Ai shtoi se me kryeministrin aktual të Kosovës ka “divergjenca botëkuptimore, mbi mënyrën se si arrihet tek qëllimi i përbashkët kombëtar”.

Prandaj, vërejti Rama, marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar me të tjerë më parë dhe nuk ka se si më pengon sot, as që t’i kem dhe as që t’i shpreh divergjencat e lidhura pazgjidhshmërisht me detyrën time si kryeministër i Shqipërisë, jo me mua si person.

“Por gjithashtu fakti që me Ramushin kemi pasur një krisje në miqësi, nuk ka sesi më pengon që të shpreh këtu, publikisht, neverinë time të madhe, për një video propagandistike të shpërndarë ditët e fundit përmes tastierave të luftës civile digjitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe bëhej copë nga trolls-at e tru-shpëlarjes kinse patriotike!”, deklaroi kryeqeveritari.

Sipas tij, Ramush Haradinaj, si çdo komandant tjetër që ka parë “gjakun në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë fashiste” dhe si çdo luftëtar që ka fituar “luftën me armë të vërteta me Serbinë nuk ka sesi ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në një koktej krejt të zakonshëm”.

Kryeministri shqiptar ravijëzoi në përmbyllje se “kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e hedh gurin pa e fshehur dorën, bën luftën kur është për të bërë luftën dhe bën paqen kur është për të bërë paqen”.

/a.r

Next Post
Identifikohen 97 pengje të Hamasit, Izraeli: Mos na bëni moral për Gazën, pa liruar të rrëmbyerit

Identifikohen 97 pengje të Hamasit, Izraeli: Mos na bëni moral për Gazën, pa liruar të rrëmbyerit

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Mos ka bere gje aleance Amerika me Serbine se i ka dhene Serbise 450 blinda ushtarake dhe me ato blinda u sterviten teroristet.Amerika i tha Serbise be durim cdo te thote kjo be durim.Amerika e carmatosi Shqiperine ne 2007 (shperthimi i gerdecit demontoheshin armet Shqiptare) me qellim qe te mos mundet Shqiperia te reagoje.kur Amerika ka bere aleance me Serbine ca dreqin duam ne Ameriken pse zbejme aleance me shtet tjeter ka plot superfuqi te tjera..Bashkimi evropjan nuk eshte i rendesishem Bullgaria eshte 17 vnet pjese e BE dhe ska ndryshuar gje sic ishte oara 17 vjetesh ashtu eshte dhe sot ska ushtri ska fabrika ska bujqesi.po u fut Shqiperia ne BE si Bullgaria nuk do behet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

Plani “bombë” i Hegseth, pse dështoi ideja për shkurtimin e trupave amerikane në BE?

July 6, 2026
VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

VIDEO/ Kush e mori nën kontroll protestën? Pamjet ngrejnë dyshime për ndikimin e “Shqipëria Bëhet”

July 6, 2026
Duka: Presim të rifillojmë superligën, ju tregoj se çfarë do të bëjë UEFA me PSG dhe Lionin

Çështja “Balogun”, UEFA reagon e skandalizuar: U kalua vija e kuqe! Integriteti i futbolli, në rrezik

July 6, 2026
Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

July 6, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

July 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Korrik 2026

July 6, 2026
“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

July 6, 2026
50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

July 6, 2026
Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

July 6, 2026
250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In