• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

by A R
14/08/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutimet edhe për emrat konkretë të kandidatëve për presidentin e ardhshëm, me qëllim që të arrihet një marrëveshje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“Duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë, por më së shumti humbim duke shkuar në zgjedhje”, tha Kurti.

Ai tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë “konsensual”, gjithëpërfshirës dhe të ketë mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në mesin e qytetarëve.

Kurti bëri të ditur se mbrëmë u ka shkruar kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, duke u kërkuar takim për të diskutuar për presidentin.

“Duam që për këtë të merremi vesh paraprakisht në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet”, tha ai.

Ai vlerësoi se në Kosovë ka “me dhjetëra” personalitete nga jeta akademike, politike dhe shoqërore, përfshirë persona që kanë kontribuar në luftë dhe në shtetndërtim, që mund të konsiderohen për këtë post.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë pasi LDK-ja njoftoi se tërhiqet nga negociatat për poste me LVV-në dhe se nuk kërkon asnjë pozitë institucionale, por do të votojë për një figurë jopartiake për president.

Ndërkohë, PDK-ja dhe AAK-ja qëndruan edhe të premten në sallën e Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, ndonëse për sot nuk është thirrur seancë.

Ata po kërkojnë që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka mbetur e ndërprerë në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e legjislaturës së re.

“LVV-ja e ka kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimshëm e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit”, tha kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në foltoren e Kuvendit.

PDK-ja dhe Aleanca kanë qëndruar në Kuvend edhe gjatë ditëve të kaluara, duke kërkuar që puna e Kuvendit të vazhdojë, ndërsa përplasjet me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shoqëruar edhe me tensione në sallë. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar se para vazhdimit të procedurave për konstituimin e Kuvendit duhet të arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Kriza institucionale në Kosovë po vazhdon prej përplasjes mbi mënyrën se si duhet të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit.

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja doli partia e parë me 53 deputetë, PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me shtatë.

Zgjedhjet e qershorit u shkaktuan pikërisht për çështjen e presidentit, pasi palët nuk arritën konsensus, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në krye të shtetit në prill.

LVV-ja e Kurtit ka fituar mandate të mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe për të votuar Qeverinë e re – duke llogaritur edhe në votat e partive të minoriteteve joshumicë.

Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. /Rel/

Next Post
Emily Ratajkowski ndan pamje nga pushimet, fotografohet duke puthur partnerin e saj

Emily Ratajkowski ndan pamje nga pushimet, fotografohet duke puthur partnerin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com