• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti: Përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë me dronët Bayraktar ka edhe sy në qiell

by A R
22/11/2023 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria dhe buxheti i dedikuar për modernizimin e FSK-së kanë qenë në fokusin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë në Prishtinë.

Duke folur për arritjet në 2/3 e mandatit të tij qeverisës, Kurti vendosi theksin tek ushtria, duke thënë se tashmë Kosova e ka më të fortë se kurrë më parë.

Për ta nxjerrë më në pah transformimin, Kurti tha se “përveç çizmeve në tokë, ushtria jonë ka edhe sy në qiell përmes dronëve Bayraktar”.

“Ushtrinë e kemi më të fortë se kurrë, i kemi ndarë buxhet dyfish më shumë krahasuar me atë që kishte dhe atë po e rrisim çdo vit. Ia shtuam 1852 ushtarë të rinj dhe 600 tjerë i kemi paraparë për vitin e ardhshëm. Ka armatim më shumë sepse investimet i kemi rritur 191%, gati trefishin”, deklaroi Kurti.

Dronët Bayraktar TB-2 janë blerë nga Turqia dhe oficerët kosovarë janë trajnuar nga ato turke për përdorimin e tyre.

“Bayraktar TB2” është zhvilluar nga Selcuk Bayrakar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar dhe më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Droni mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza. Droni mund të pajiset me katër raketa që mund të shkatërrojnë automjete të blinduara nga disa kilometra distancë. “Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe peshon 420 kilogramë.

Ndërkohë, deklarata e shefit të ekzekutivit kosovar vjen vetëm pak ditë pas prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ku Kurti deklaroi se nga 3.3 miliardë euro, 370 milionë janë të dedikuara për portofolat e ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme.

“Do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë ku kemi ndarë 370 milionë euro ose 22% më shumë sesa aktualisht. 153 milionë euro për ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për MPB-në. Ushtrisë tonë të cilës ia kemi rritur buxhetin për më shumë se dyfishi që kur kemi ardhur në qeverisje dhe numrin e ushtarëve për më shumë se 2/3 do t’ia shtojmë 600 ushtarë më shumë në vitin e ardhshëm. Policia jonë që ka 850 policë të rinj gjatë qeverisjes sonë, vitin tjetër do t’i ketë edhe 500 rekrutë të tjerë dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale ose 9 milionë euro më shumë sesa këtë vit”, tha Kurti një javë më parë në Kuvend.

/a.r

Next Post
Veliaj me homologët nga Verona dhe Viçenca: Nga viti tjetër, shërbimi i Eco Tiranës shtrihet edhe në periferi

Veliaj me homologët nga Verona dhe Viçenca: Nga viti tjetër, shërbimi i Eco Tiranës shtrihet edhe në periferi

Comments 1

  1. Gjeneral Janullatos, Beleri nga Progonati musulman, Koqendina e pa punë, Mitsotakis, dhjaku dhjerë Vangjel Dule = VORIO EPIR says:
    3 years ago

    O ty të ka hyrë thellë në bythë, shkopi i Bajrakut, o Albiniq Kurtoviqi, agjent i zbulimit Serb…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In