• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurti përçau shqiptarët në Luginën e Preshevës”/ Arifi: Qytetarët do bojkotojnë zgjedhjet, mund të mbetemi pa asnjë deputet…!

by Java News
11/12/2023 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi hodhi akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka përçarë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, Ai foli për zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, në të cilat shqiptarët e Preshevës garojnë me dy lista të ndara,

“Problem është që shqiptarët nuk po i përmbahen marrëveshjes së Tiranës apo udhëzimeve të fundit të ministrisë së Jashtme që të jemi me një listë të unifikuar dhe kjo ndodh se Kurti ka ndërhyrë këtu nëpërmjet disa aktorëve lokalë si Shaip Kamberi dhe s’ka dashur që të rezultojë me sukses marrëveshja e Tiranës. Jemi viktima të një luftë asimetrike dhe politike midis Prishtinës dhe Tiranës, kësaj radhe nga Prishtina në drejtim të Tiranës sepse Kurti nuk ka pasur interes për marrëveshjen e Tiranës. Konsekuenca e kësaj është që me gjasa do të mbesim pa asnjë deputet shqiptar në parlamentin serb. Dhe në këtë zhvillim dhe masë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një dëm që dëmton substancën shqiptare tonën. Kurti ka përçarë shqiptarët në Preshevë si në Maqedoninë e Veriut dhe siç ka tentuar ta bëjë këtë në Shqipëri dhe Mal të Zi.”, u shpreh Arifi.

Ai shtoi se ekziston frika që shqiptarët të mbeten pa asnjë deputet përfaqësues në parlamentin serb pasi mund të bojkotojnë zgjedhjet. Më tej, Arifi theksoi se duhet krijuar një strategji e fortë kombëtare, me pikë orientuese Tiranën.

“Reaksioni i njerëzve këtu në Luginën e Preshevës ka me qenë bojkoti. Do të shihni zgjedhjet e dielës së ardhshme, qytetarët do të bojkotojnë në masë të madhe. Ata po shprehin pakënaqësinë se pse Kamberi dhe Kurti do të veprojnë në këtë formë, nuk besoj se dikush në rajon është duke kuptuar se çfarë po ndodh në një kohë kur Rusia është shumë aktive në Ballkan. E shihni edhe në Mal të Zi, vetë fakti që ka në qeveri një grup që është pro serbe dhe pro ruse, tregon që rajoni është në një zhvillim, i cili thjesht është i paqartë ky zhvillim.

Dhe për këtë arsye, kur bëjmë krahasimin me Luginën e Preshevës, ku zgjedhjet ka mund me qenë një mundësi për të ngritur zërin edhe më shumë. Në këtë moment po vjen përçarja nga Prishtina. Për mua është e dyshimtë, mungesë inteligjence ose strategjie ose e qëllimshme dhe po dëmtohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe procesi mbarëkombëtar shqiptar. Ne të gjithë po dëmtohemi me këtë qasje.“, shtoi Arifi./m.j

Next Post
Përmbysje në Poloni/ Ndryshime në qeverinë polake, Donald Tusk zgjidhet kryeministri i ri i vendit

Përmbysje në Poloni/ Ndryshime në qeverinë polake, Donald Tusk zgjidhet kryeministri i ri i vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

Serbia pas Vuçiçit! Kush do jetë kryeministër dhe kur betohet qeveria e re?

October 26, 2026
Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

October 26, 2026
SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In