• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kurti për javoren sllave: Do formojmë Komision parlamentar për shqyrtimin e marrëveshjeve të Brukselit

by Java News
21/06/2017 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës, do të propozojë formimin e komisionit parlamentar, i cili do të shqyrtojë nga fillimi marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai në një intervistë për numrin më të ri të javores “Vranjske”, i cili do të dalë në shitje të enjten, ka folur për dialogun Prishtinë-Beograd. Kurti me këtë rast tha se është i nevojshëm dialogu i brendshëm në të dyja shtetet dhe ai nuk është kundër pajtimit. Kurti ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje në parim nuk është kundër dialogut, por kundër dialogut i cili Kosovën e shndërron në temë dhe Serbia përcakton agjendën.

“Vetëvendosje propozon një lloj dialogu të hapur dhe demokratik, social me pakica, përfshirë edhe serbët e Kosovës. Për ne do të ketë përparësi dialogu me serbët nga Kosova”, ka thënë Kurti, transmeton KosovaPress.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje ka planin për komunat veriore në Kosovë dhe për serbët nga Kosova, i cili parasheh masa të kombinuara ekonomike dhe sociale, si dhe nuk beson se integrimi i serbëve është i mundur pa zhvillimin ekonomik të Kosovës.

I pyetur nëse do të bisedojë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kurti tha se Vuçiq e kthen në ditët studentore, kur kishte organizuar protesta kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, dhe se ai ishte ministër për informacione dhe ka mbajtur konferenca për media para hotelit “Grand” në Prishtinë, ku ishin vendosur paramilitarët e Arkanit.

“Është e mundshme që ai në Bruksel të duket ndryshe, por jo edhe nga Prishtina. Vuçiq dhe Daçiq janë pasues të Millosheviqit dhe Sheshelit. Nuk shoh kurrfarë dallimi në objektivat e tyre. Shoh vetëm dallim në strategji dhe metodë, pasi që rrethanat janë tjera”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Vuçiq nuk mërzitet për serbët, por ai mendon vetëm për pushtetin e vet.

“Paqja afatgjate dhe stabiliteti në Ballkan varet edhe nga ndryshimet, të cilat duhet të krijohen në Serbi, por një gjë e tillë edhe më tej nuk po ndodh”, ka thënë Kurti. (b.an)

Next Post
FOTO/ Vdes tragjikisht shqiptari në Itali, i ngec koka mes kontenierit dhe kamionit

FOTO/ Vdes tragjikisht shqiptari në Itali, i ngec koka mes kontenierit dhe kamionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In