• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kurti për BBC: Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë, s’do ta lejoj këtë. Evropa kontinenti ynë, BE destinacioni

by Java News
03/11/2021 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Albin Kurti, në një intervistë për BBC, ka deklaruar se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës, pavarësisht nëse do të jetë në opozitë apo në pushtet.

“Duan ta përsërisin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Beogradi dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur”, tha  Kurti për BBC.

“Kur nuk u zbatua Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, asnjë serb nuk protestoi kurrë. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komunat me shumicë serbe në Bosnje u bashkuan me asociacionin e tyre, më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë, më 28 shkurt 1992 morën kushtetutën e tyre dhe më në fund 14 dhjetor 1995 në Dejton (qytet në Ohio të SHBA), morën njohjen ndërkombëtare e tyre. Ata duan ta përsëriain Bosnjën në Kosovë. Dhe nuk do ta lejoj këtë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi nuk është në prioritetet e tij, megjithatë nuk duhet të neglizhohet për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, tregoi gjatë intervistës se qeveria po fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit, sundimin e ligjit dhe pandeminë, duke shtuar se dialogu mes dy vendeve është i 4-ti në listë.

 “Ne fituam zgjedhjet e 14 shkurtit me një fitore të favorshme me prioritet për pune. Nuk dua të neglizhoj normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por zhvillimi ekonomik në një anë dhe sundimi i ligjit në anën tjetër, gjithashtu dhe pandemia, do të thotë se dialogu me Serbinë është në vendin e katërt në agjendën tonë të shtet-ndërtimit demokratik për republikën tonë të pavarur”, ka thënë Kurti.

Duke folur për Bashkimin Evropian, ai tha se nuk është e drejtë që për popullin e Kosovës nuk është bërë liberalizimin i vizave, duke thënë se ky është faji i disa vendeve anëtare dhe jo i BE në tërësi.

“Bashkimi Evropian na ka ndihmuar shumë në të gjitha aspektet dhe duamë që një ditë të behemi pjesë e BE. Nuk është e drejtë që ne nuk kemi akoma liberalizimin e vizave. Në korrik të këtij viti u bënë tre vjet që kur Komisioni Evropian për të dytën herë ka rekomanduar që të liberalizohen vizat për popullin tonë. Kjo nuk është për shkak të Bashkimit Evropian, por për shkak të disa shteteve anëtare. Megjithatë mungesa e besimit në 6 vendet e Ballkanit perëndimor nga ana e BE ka të bëjë edhe me vetëbesimin e BE. Unë mendoj që Europa është kontinenti ynë dhe BE destinacioni.”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
‘Kujdes, po qarkullon një virus ngjitës’, Pediatria e Korçës mbushet plot me fëmijë. këshilla e mjekut

‘Kujdes, po qarkullon një virus ngjitës’, Pediatria e Korçës mbushet plot me fëmijë. këshilla e mjekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In