• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti kërkon ta sjellë ambasador në Tiranë personin që shpalli Shqipërinë armike të Kosovës

by
01/09/2021 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditëve të fundit është njoftuar përmes medias së Kosovës se Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz ka përzgjedhur për ambasador në Shqipëri, Idriz Zeqirajn me banim në Gjermani, i vetëshpallur si njohës i çështjeve politike.

Idriz Zeqiraj, i akuzuar në të shkuarën si i infiltruar i UDB-së në radhët e Sigurimit të Shtetit Shqiptar gjatë diktaturës, është një figurë e kritikuar ashpër brenda jetës publike në Kosovë pasi çmendurisht kërkonte që aeroportit të Prishtinës t’i hiqej emri i Adem Jasharit sepse sipas tij, ky ishte thjesht një hero lokalist i mbivlerësuar.

Pas minimizimit që i ka bërë publikisht figurës së heroit legjendar Adem Jashari, duket se obsesioni publik i ambasadorit të ardhshëm të Kosovës në Shqipëri, është pikërisht kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në shkrimet e tij, Zeqiraj etiketon dhe akuzon si bashkëpunëtor të Serbisë dhe Presidentit Serb, kryeministrin Rama, ndonëse vetë ai nuk jep e zbulon ndonjë provë të përfshirjes së Ramës në pazare me Vucic.

“Duke qenë se po bashkëpunon fort me shtetin armik të Kosovës, Serbinë dhe kryeministrin e saj, Aleksandër Vuҫiqin, bashkëpunëtorin e kriminelit Millosheviҫ që kreu gjenocid në Kosovë, Rama po i jep ‘krahë’ për krimet e kryera”, shkruan Zeqiraj duke iu referuar nismës “Open Ballkan”. Pra siç duket, Zeqiraj është gjithë kohës duke përcjellë narrativën e një skenari ogurzi kundër Kosovës që thurret pikërisht në Shqipëri. Përpara këtyre deklaratave të palogjikshme dhe fyese ndaj shtetit shqiptar dhe kryeministrit të vendit, lind pyetja se si mundet të përfaqësojë gjysmën më të mirë të Shqipërisë, Kosovën në Tiranë, një figurë si Zeqiraj i cili Tiranën zyrtare e akuzon si armik të vendit të tij?

Si mundet që kjo figurë përçarëse të kontribuojë për interesat reciproke të dy vendeve të cilat i kanë njësoj sytë nga e ardhmja? Si mundet që ky njeri që e shpall Shqipërinë shtet anormal, cinik, përbuzës, sabotator kundër Kosovës vetëm se merr pjesë në iniciativa të integrimit ekonomik rajonal ku merr pjesë edhe Serbia, t’i shërbejë fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve?

Dhe si mundet që kostumin e diplomatit të Kosovës, qeveria e Albin Kurtit t’ja veshë një ish agjenti të shërbimit sekret UDB, për të cilin nuk ka asnjë vlerë sakrifica e luftës së Adem Jasharit? Fakti është se qeveria e Albin Kurtit i cili kohët e fundit duket se është investuar në një debat politik kundër Shqipërisë, zgjedh që të dërgojë si ambasador në Tiranë njeriun më të devotshëm në sulmet publike mbi shqiptarët. E ndaj emërimi i tij si ambasador në Tiranë do të ngjante me aktin e përdorimit të një kamikazi të gatshëm për të ndezur më tej urrejtjen politike të qeverisë Kurti mbi shqiptarët, akt i cili hedh në erë parimet morale që historikisht kanë mbajtur gjallë marrëdhënien Kosovë-Shqipëri.

/b.h

Next Post
‘Pse po shpenzon Serbia 150 milionë euro mes askundit? Jemi para një zhvillimi të rrezikshëm dhe me pasoja, sidomos për 4 shtetet e NATO-s në rajon’

'Pse po shpenzon Serbia 150 milionë euro mes askundit? Jemi para një zhvillimi të rrezikshëm dhe me pasoja, sidomos për 4 shtetet e NATO-s në rajon'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In