• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurti e Vuçiç, të painteresuar për asociacionin”/ Rama: Konflikti në veri u duhet për politika të brendshme

by Java News
13/06/2023 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp që po mban, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk janë të interesuar për Asociacionit.

“Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kruyeministrin e kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar te takohemi për të folur për këtë situatë. Për mua nuk ka surpriza apo gjëra të panjohura me Albinin sepse sic më njeh ai mua e njoh edhe unë atë edhe është i sinqertë në atë që thotë.

Ai beson vërtet se thotë dicka të rëndësishme dhe duhet ta marr në konsideratë dhe e fundit, zero sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë jasnë bashkë por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme iu duhet armiku i jashtëm. Pse i con presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën”, tha ai.

Kryeministri EdI Rama i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas refuzimit të këtij të fundit për draftin e propozuar nga qeveria shqiptare për asociacionin. Kurti i tha Rames se një draft të tillë ta përgatisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës e t’ja çojë Vuçiçit. Rama u shpreh se Kurti ka mendimin e tij dhe këtë se merr në konsideratë. Kreu i qeverisë tha se Vuçiç dhe Kurti janë të interesuar që mos të krijohet asociacioni në veri.

“Zero. Përpjekja ime për tu takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot por ka disa ditë. Albini mund të thotë atë që mendon. Për mua nuk ka gjëra të panjohura me Albini pasi siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë. Ai është i sinqertë në atë që thotë. Beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marr në Konsideratë. Zero sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për asociacionin dhe në këtë pik janë bashkë, jo në kuptimin që janë marrë vesh, pro janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë Vuçiç dhe Kurti. Pse? Për mënyrën si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme ju duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti ushtarët në veri të Kosovës. Mendoni ju se në cepin më të largtë, ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovës, as që e imagjinon.

Pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë por për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve që janë në Beograd. Pse i çojnë policët në Kosovë. Këngë mitingu për ata që i dëgjojnë në Serbi. Ça i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur në 1999 dhe nuk është më kërcënim për Kosovës. S’ka se çfarë i bën fare. Aty është Amerika. Aty është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal në qeverinë e Kosovës, për çfarë duhet kjo histori konfrontimi parmamment, duhet për histori të brendshme. Asociacioni mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftën që këta nuk na lënë të zgjedhim.

Më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme pasi themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi 1 njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës, edhe nga Serbia dhe kërkimi i Faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës. Unë nuk di ndonjë rast kur dy palë që kanë bërë luftë qoftë dhe agresori me viktimën kur kanë bërë një proces paqja të ketë filluar nga falja dhe poshtërimi.’- tha Rama./m.j

Next Post
“Shqipëria s’është UFO…”/ Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike

"Shqipëria s'është UFO..."/ Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Doditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In