• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kurti duhet ta dëgjojë Amerikën”/ Ish-komandanti i FSK: Situata mund të eskalojë, kam frikë se do ketë incidente

by Java News
05/11/2022 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Largimi i policëve serbë të Veriut nga Policia e Kosovës dhe mbajtja e armëve mund të jetë shkas që të eskalojë situata në Veri, prandaj sipas ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastratit, kryeministri Albin Kurti, është dashur ta “dëgjojë Amerikën”, që vendimin për targat ta shtyjë.

“Kam frikë që mund të eskalojë situata, sepse mendoj që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur ta dëgjojë Amerikën që ta shtyjë vendimin për targat.

Kam frikë që me shkuarjen e policisë do të ketë incidente”, thotë Kastrati për Albanian Post.

Madje sipas tij, këso situata nuk ka pasur asnjëherë pasluftës.

Ai kërkon nga institucionet e sigurisë të jenë më vigjilente, “ta shmangin më të keqen”. “Askush nuk është i vetëdijshëm se çka mund të ndodh”.

Por, si rrodhën gjërat?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, kishte pranuar që ta shkallëzojë vendimin për targat, duke mos i konfiskuar veturat me tabela ilegale, por fillimisht duke i qortuar, më pas në një afat tjetër gjobitur.

Shkallëzimi tjetër do të jetë vendosja për dy muaj e tabelave provuese dhe vetëm pas 21 prillit të vitit 2023, Kurti tha se do të konfiskohen targat ilegale KM.

“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Më pas, deri me 21 janar do të shpërndahen gjoba. Dhe pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, shpjegoi Kurti në mbledhje të qeverisë.

Kryeministri kishte pranuar se ky ndryshim vendimi po vjen, si përgjigje e qeverisë “për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë”.

Megjithatë për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, ShBA-të, prapë kishin shprehur pakënaqësi.

“SHBA-të janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë çfarë i kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në një komunikatë për media menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës./m.j

Next Post
“Nuk e kaluan kanalin me varkë”/ Pedagogia në Londër: Ju tregoj për studentët shqiptarë, që ëndërrojnë të kthehen në atdhe

"Nuk e kaluan kanalin me varkë"/ Pedagogia në Londër: Ju tregoj për studentët shqiptarë, që ëndërrojnë të kthehen në atdhe

Comments 1

  1. Igor says:
    3 years ago

    Po pse nuk ja dorezoni tere qeverine e Kosoves tek Amerikanet por ata i hane mollat juveve ju mpihen dhembet ,pse nuk e marin shtetin ne dore dhe le te bejne cka e shohin mire.

    Reply

Leave a Reply to Igor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Klevis Balliu: Opozita do përshkallëzojë aksionin politik, shkojmë deri në grevë urie

January 2, 2026
Instituti i Gjeoshkencave: Do të ketë reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin, ulen temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Borë në verilindje, priten dhe rebeshe

January 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

January 2, 2026
Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

January 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Përgjaken sërish rrugët! Dy të vdekur nga përplasja e makinave në Lezhë-Shkodër

January 2, 2026
PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

January 2, 2026
“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

January 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com