• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

by A R
02/01/2026 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se sot, më 2 janar, nis numërimi i fletëvotimeve nga diaspora, përkatësisht ato të tërhequra nga kutitë postare jashtë Kosovës. Numërimi do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, dhe është një hap i rëndësishëm për përmbylljen e procesit zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së së Kosovës, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress se këtë të premte do të fillojë numërimi i më shumë se 27 mijë fletëvotimeve, të cilat janë tërhequr deri tani nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

“Nga votimi me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, por procesi i tërheqjes së fletëvotimeve ende nuk ka përfunduar. Tërheqjet e fundit do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026”, tha Elezi.

Sipas tij, deri tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga KQZ. Pas vlerësimit, janë miratuar 27,600 pako, ndërsa janë refuzuar 950 të tjera, për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.

Po ashtu, nga votimi jashtë Kosovës, ku janë regjistruar 19,187 shtetas, kanë votuar 16,165 prej tyre, duke shënuar një pjesëmarrje prej 84.24%.

Sot, gjithashtu, ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 11 komuna.

Next Post
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com