• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kursi i këmbimit, leku u dobësua me 3%

by
31/08/2015 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursi i këmbimit, leku u dobësua me 3%

Leku pësoi një zhvlerësim të lehtë ndaj monedhave kryesore në kursin e këmbimit gjatë tremujorit të dytë të të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i kursit nominal efektiv të këmbimit u nënçmua mesatarisht me 3.0% në terma vjetorë. Kjo ecuri u diktua pothuajse tërësisht nga dobësimi i monedhës vendase ndaj dollarit amerikan. Kursi nominal efektiv i këmbimit, logaritet kundrejt monedhave të këmbimeve me pesë partnerët tregtarë kryesorë, të cilët janë Italia, Greqia, Gjermania, Turqia dhe Kina.

Zhvlerësimi i lekut ka ardhur duke u dobësuar në fund të periudhës tremujore dhe, në terma realë, është vënë re një nënçmim më i përmbajtur i lekut, me 2.0% në bazë vjetore.

Shkak për këtë kanë qenë normat e inflacionit më të larta në vend, krahasuar me ato të regjistruara në shtetet e Eurozonës. Në kursin me monedhat kryesore, ai ndaj euros vijon të jetë mjaft i qendrueshëm.

 Kursi mesatar i këmbimit Eur/Lek rezultoi në nivelin 140.6 në tremujorin e dytë dhe leku shënoi një nënçmim të lehtë me 0.4% në terma vjetorë. E ndryshme është ecuria ndaj dollarit amerikan, ku leku është nënçmuar amerikan me 24.0% në krahasim me një vit më parë. Zhvillimet e dollarit amerikan në tregjet e huaja valutore kanë gjetur pasqyrim edhe në tregun vendas. Në tremujorin e dytë, raporti mesatar mes dollarit amerikan dhe lekut ishte 127.2.

Next Post

Vlorë, qëllojnë me gërshërë dhe levë 62-vjeçarin, në pranga babë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com