• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kurdistani i Irakut mban referendumin për pavarësi, priten tensione

by Java News
25/09/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votuesit në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut votojnë sot në referendumin për pavarësi, pavarësisht kërcënimeve nga Bagdadi se do të luftojë për të ruajtur unitetin e vendit.

Presidenti i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masud Barzani, tha se votomi është hapi i parë në një proces të gjatë për negocimin e pavarësisë së rajonit, i cili ka qenë autonom qysh në vitin 1991 dhe ka luajtur rol të madh në luftën kundër ekstremistëve islamikë.

“Referendumi nuk është tërheqje kufijsh. Nuk është për të vënë status-quo në asnjë zonë. Pas referendumit, ne jemi të gatshëm të nisim procesin e një dialogu të thellë me Bagdadin”, tha Barzani.

Mbi 5.3 milionë njerëz janë të regjistruar si votues në rajon.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësime se referendumi do ta zbehë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik dhe se do të çojë në trazira në zonat e diskutueshme.

Referedumi po ashtu kundërshtohet nga Turqia dhe Irani, që vetë kanë pakica të mëdha kurde.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha sot se Ankaraja “do t’i ndërmarrë të gjitha masat”, në bazë të ligjit ndërkombëtar, nëse referendumi për pavarësi i kurdëve të Irakut gjeneron kërcënime ndaj sigurisë kombëtare në Turqi.

Ministria tha se nuk e njeh referendumin dhe se rezultatin e tij do ta konsiderojë të pavlefshëm.

Ankaraja po ashtu akuzoi qeverinë rajonale kurde të Irakut për kërcënimin e paqes dhe të stabilitetit të Irakut dhe gjithë rajonit.

Në një fjalim televiziv të dielën, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se votimi është “jokushtetues dhe kundër paqes civile”.

Abadi tha se referendumi “mund të çojë në ndarje etnike dhe t’i ekspozojë irakianët para rreziqeve katastrofike që vetëm Zoti i di”.

Në Teheran, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Keivan Khosravi,tha se ky vend i ka ndaluar të gjitha fluturimet midis Republikës Islamike dhe rajonit kurd të Irakut, me kërkesë të qeverisë në Bagdad.

Njoftohet se presidenti iranian, Hassan Rohani, ka biseduar në telefon me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe janë pajtuar se referendumi “do të shkaktojë kaos në rajon”.

Liderët kurdë të Irakut kanë thënë se referendumi do të zhvillohet në tri provinca që zyrtarisht përbëjnë rajonin gjysmë-autonom kurd: Dahuk, Irbil dhe Sulaimania, si dhe në disa zona fqinje.

Këto zona përfshijnë qytetet Kirkuk, Makhmour, Khanakin dhe Sinjar, ku forcat kurde Peshmerga kanë marrë kontrollin pasi i kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik./REL

a.ç

Next Post
Muze modern me veshjet e Audrey Hepburn

Muze modern me veshjet e Audrey Hepburn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com