Dhjetëra banorë të fshatit Gjormë në Kurbin u grumbulluan sot në një protestë kundër ngritjes së nje guroreje në fshatin e tyre.
Banorët refuzuan ngritjen e gurores pasi askush nga instancat shtetërore nuk i ka pyetur për ngritjen e kësdaj vepre të dëmshme për shëndetin e tyre siç shprehen ata.
Protesta u agravua deri në konfrontime mes banorëve dhe policisë. Mësohet se 15 prej protestuesve janë shqoëruar në komisariat, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Banorët deklaruan se nuk ndërpresin protestat./a.m.