• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për përfitime antiligjore/ Bollino padit Berishën për shpifje, i kërkon 50 mln lekë

by A R
03/10/2016 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botuesi i gazetës “Shqiptarja.com”, njëherësh dhe pronari i “Report TV” Carlo Bollino ka hedhur në gjyq ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha për shpifje. Data e regjistrimit të padisë civile ka qënë 28 shtatori i këtij viti, dhe ka në thelb shkaktimin e dëmit jopasuror, ku sipas nenit 608-654 kërkon dëmshpërblim për dënimin jopasuror prej 5.000.000 lekësh.

Gjykata e shkallës së parë e ka marrë çështjen civile nën administrim dhe ka caktuar dhe gjyqtarin e çështjes, pikërisht Ilir Çelikun. I cili ka dënuar kohë më parë me gjobë ministrin aktual të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-kryeministri Sali Berisha në faqen zyrtare të Facebook, ka postuar nje deklarate me përmbajtje si më poshtë:

“Ja si vjedh Rama me Bolinon e tij, njeriun, mafiozin 24 karatesh karboni, te akuzuar per lidhje financiare me Sacra Corona Unita, sharlatanin qe servir shqiptareve lajme sikur i dergon nga Xheriko, kur ne fakt i shkruante nga Marikaj”.

Vlen te theksohet se edhe me pare, Berisha ka publikuar ne faqen e tij te Facebook-ut te dhena te tilla, që Bollino nënvizon se janë me qellimin e vetem, cenimin e dinjitetit, imazhit, nderit, personalitetit, reputacionit dhe presitigjit e tij. Me konkretisht ne daten 07.01.2016, ish-kryeministri ka botuar nje postim nga permbajtja e te cilit rezulton se ai deformon faktet duke i atribuuar botuesit të njohur, fakte te cilat nuk ekzistojne. Me konkretisht citojme:

“Edi Rama me Karlo Bolinon dhe Dixhitalbin rrembyen 1.7 mil Dollare, te buxhetit qe ruheshin per ndihme ne emergjencat civile…. ( ne vijim)

Duke denuar keto qendrime te papergjegjshme, te qeverise, ndaj te permbyturve, i bej thirrje prokurorise, te nise me urgjence hetimin, per vjedhjen e fondeve te emergjences civile, nga Rama dhe Bolinot e tij”.

Ne te njejten date, ne llogarine personale te facebook-ut te te Sali Berishës, jane postuar nga ky i fundit, te dhena te tjera që nga Bollino cilësohen si të paverteta, te cilat e paraqesin Carlo Bolino, si “ortak te shoqerise qe sipas Berishës, duke shfrytezuar njohjet me Kryeministrin Edi Rama ka fituar nje tender ne vleren 170 milionë lekë te rinj”.

Po keshtu Sali Berisha, ne artikullin e publikuar prej tij ne facebook, ka thene se, “Carlo Bolino me ane te shoqerise TBS96, duke anashkaluar procedurat e tenderimit, ka furnizime pajisjesh radiolink, per updatimin e sistemit TIMS, ne vleren e 1 miliarde lekeve”. Të gjithë këto Bollino i cilëson shpifje dhe për këtë kërkon një dëmshpërblim prej 50 milionë lekë të vjetra.

Postojmë të plotë marrjen e çështjes në dorëzim nga gjykata e shkallës parë:

Detaje të çështjes civile Nr. 13079

Gjykata e shkallës së parë

Nr. i Çështjes:             13079

Dt. e regjistrimit:         28.09.2016

Paditesit:                     Carlo Bollino 

Te paditurit:                Sali Berisha

Lloji i Çështjes:           Padi Shkaktim Demi (Neni 608-654)

Baza Ligjore:               Neni 608 – 654 

Objekti:                       Detyrimi i pales se paditur per te shperblyer demin jo pasuror te shkaktuar paditesit, ne masen 5.000.000 (pese milione) leke. Detyrimi i pales se paditur per te publikuar nje pergenjeshtrim te pershtatshern ne faqen e pare te dy gazetave kombetare, me qellim sqarimin e natyres abuzive dhe te pavertete te deklarimeve te botuar ne faqen e tij ne Facebook, ne daten 07.01. 2016 dhe 20.06.2016 

Statusi i dosjes:           Gjykim

Gjyqtari:                      Ilir Çeliku

Next Post
Yoshinori Ohsumi fiton Nobelin për Mjekësi

Yoshinori Ohsumi fiton Nobelin për Mjekësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com