• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kurban

by Java News
23/09/2015 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Seanca e rradhës e Kuvendit të Shqipërisë u mbajt këtë të mërkurë. Jo të enjten siç e parasheh ligji. Arsyeja është e thjeshtë. Të enjten është festa myslimane e Kurban Bajramit, festë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht besimit apo mosbesimit në Perëndi.

Të mërkurën Doktor Berisha përdori një fjalë të re në Kuvend, fjalën “Dezintegrim”. Me këtë ai shënjonte të nesërmen e Kuvendit sipas asaj që ai do të dëshironte të ndodhte me të, gjithmonë nëse “kryeministri juaj se ai nuk është kryeministri ynë”, vazhdonte të qeveriste në të njëjtën mënyrë. Dhe duke marrë parasysh se si e sheh zoti Berisha qeverisjen e pasardhësit: të korruptuar, të paaftë, turkoshake, të droguar e kështu me rradhë, është e lehtë të gjykohet sesi do t’ja donte e uronte ai të nesërmen. Domethënë, një e nesërme e dezintegruar.  Domethënë, me një shumicë të shpërndarë. Domethënë ose me bojkot të kuvendit, çka është e lehtë të bëhet, ose mundësisht me zgjedhje të reja parlamentare që duhet të provokohen të mbahen. Pikërisht në ditën kur u duk se të paktën një vepër e mbarë si tentativa ligjore për dekriminalizim, produkt i shumicës dhe pakicës, po hynte në rrugën e duhur, Doktori thotë se Kuvendi duhet të “dezintegrohet”. Përgjithësisht, pavarësisht se shantazhi, manipulimi e gjysëm të vërtetat e Doktorit janë në një raport dashurie me të njëlloj si trikoja e leshit me bimën e kaktusit, Doktori nuk flet kot. Ka gjithmonë një nëntekst më shumë për atë që thotë, si e thotë dhe kujt ja thotë. Eshtë një lojë me labirint pasqyrash që edhe e argëton si profesionist në këtë fushë që tallet me shumë diletantë që ka rrotull dhe ka mbledhur rrotull gjithë politika e padekriminalizuar ende. “Dezintegrim”, thotë Doktori.

Ekuilibret e një maxhorance të cilat ngurtësohen në zgjedhjet e përgjithshme, që mbahen normalisht në çdo katër vjet, janë në të vërtetë në dinamikë. Ashtu siç janë në dinamikë edhe humoret, edhe simpatitë, edhe interesat në pozitë, në opozitë dhe në pozitë e opozitë të marra së bashku. Dhe kjo ështtë normale, aq më tepër në një vend si Shqipëria ku ndodh që mund të lahesh në të njëjtin lumë më shumë se njëherë.

Një ditë më parë, të martën, kryetari i PD-së Lulzim Basha foli për mosbindje civile, si një akt ekstrem kundër qeverisjes së vendit Një akt që megjithatë është i njohur deri në kufinjtë e asaj që pranon demokracia si mjet e mekanizëm proteste. Disa protesta të nisura në Tiranë kundër “rikthimit” vizual të diktaturës nëpërmjet bunkerit tek ministria e brendshme, në Shkodër kundër luftës që po bëhet kundër informalitetit dhe gjetkë, kanë krijuar bindjen diku në PD se po piqet një klimë antiqeveritare. Një klimë më e nxehtë se ngrohja globale: kryengritje, thonë në selinë anës Lanës. Por kjo pilulë entuziazmi për rrëzim të atyre dhe rikthim të këtyre, është kryesisht vetëm për ata që shohin jo më thellë se vetë sipërfaqja; Lulzim Bashën, kritikët e tij e kanë akuzuar kryesisht si sipërfaqësor. Por të paktën ky nuk është rasti që ai ta meritojë një fyerje të tillë. Zoti Basha ka më shumë se një hile në dorë përballë një situate të paqartë në politikë dhe gjithashtu të paqartë brenda partisë së tij.

ka hile ndaj atyre që protestojnë dhe që po u duket se po rrëzojnë qeverinë;

ka hile ndaj Doktorit që e sulmon në mënyrë të tërthortë duke i hapur telashe nga e shkuara e tij; ka hile ndaj atyre që u thotë se i do dhe në fakt mezi pret t’u shkasë këmba.

ka hile kur flet për milionat e Metës në CEZ dhe ka parasysh milionat e Berishës;

ka hile kur duartroket raportin e OSBE-së dhe bën sikur nuk beson vetëm kapitullin për bëmat e Doktorit,

ka hile edhe kur aleati i tij kryesor Fatmir Mediu ndeshet fare papritur edhe njëherë me të shkuarën e vet në pikun e stinës së dekriminalizimit.

Doktori ka version tjetër. Dhe kur foli të mërkurën në Kuvend për dezintegrimin e Kuvendit, në fakt e kishte një të trokitur në një prag ku nuk guxon tjetër të kalojë. Thjesht sepse është pragu i tij. Njëlloj sikur të rikujtonte se në Shqipëri, shpesh gjërat nuk janë ashtu siç duken në vështrim të parë.

Katër vjet më parë, kur Berisha i rrëmbeu Ramës dashurinë e madhe, Bashkinë e Tiranës, për ta celebruar me zot me Bashën, dikush therri një dash në hyrje të ndërtesës së vjetër ku po hynte kryetari i ri i Tiranës. Kurbani i përgjakur nuk solli fat për qytetarët, por për fatin e Bashës ishte perfekt dhe funksionoi plotësisht. Ramës i shërbeu si titull dhe metaforë e prozës së tij politike, kurse kryeqytetit si një model sipërfaqësor që nuk duhej përsëritur më. Por historia me kurban as filloi me Bashën dhe as mbaroi me të. Shpesh në këtë botë të paqartë, nuk dallohet mirë se kush është dashi dhe kush bariu. Vetëm një gjë është e pandryshueshme: si rregull bariu e bën kurban dashin. Qoftë për tekë të çastit, qoftë për ndonjë hall më të madh. E sidomos kur dashi tenton të rrëmojë në halle të së shkuarës që nuk mund të gjenden për shitje në asnjë vitrinë e për asnjë çmim.

Next Post

Shqiptarët kthejnë kampet e azilit në Gjermani në qendra prostitucioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In