• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kur xhonturqit u tërbuan me shqiptarët në Parlamentin Osman, shpulla ndaj Ismail Qemalit dhe ngjarjet e vrullshme që rrodhën

by Java News
12/02/2022 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hasan Bello

Revolucioni i Turqëve të Rinj i vitit 1908 rindezi shpresën tek popujt e ndryshëm të perandorisë. Premtimet e bëra nga xhonturqit kishin bërë për vete shumë shqiptarë.

Shpallja e Kushtetutës dhe hapja e Parlamentit të dytë osman në vend që të çonte përpara reformat për përmirësimin e situatës ekonomike, u kthye në një arenë luftrash politike. Kjo “skotë njerëzish, -siç i quan Syrja bej Vlora xhonturqit-, që në Stamboll e Shqipëri kishin marrë në duart e tyre të paafta frerin e qeverisjes, përpiqeshin ta shfajësonin qeverinë, të cilën e konsideronin si pronën e tyre. Me një urrejtje të pasosur konsakruan fuqinë e tyre, për të zhveshur shqiptarët nga ndjenjat e sinqerta dhe nga mjetet e qëndresës që zotëronin”.

Agravimi i marrëdhënieve shqiptaro-xhonturke, si rezultat i një sërë kryengritjesh që shpërthyen në krahinat shqiptare në vitet 1910-1911, krijoi një klimë mosbesimi mes të dyja palëve.

Në pjesën dërrmuese të Komitetit Drejtues të Partisë “Bashkim dhe Përparim” ekzistonte përshtypja se, pas çdo kërkese dhe propozimi të deputetëve shqiptar për reforma, fshihej dëshira për pavarësi. Kjo kishte bërë që një pjesë e tyre të dilnin nga partia xhonturke dhe të rreshtoheshin me liberalët, në krye të të cilëve tani qëndronte deputeti shqiptar Ismail bej Vlora.

Ky grupim politik njihej si filobritanik dhe ishte për decentralizimin e Perandorisë Osmane. Kjo do të bëjë që brenda një periudhe të shkurtër ai të vendosej përballë politikës centralizuese të xhonturqve si dhe abuzimeve të tjera që ata do të bëjnë në qeverisjen e shtetit. Por, nga ana tjetër, nuk mund të mohohet fakti se ata shpesh herë inspiroheshin edhe nga këshillat e diplomatëve britanikë apo të vendeve të tjera europiane.

Turqit e Rinj bënë çdo përpjekje për t`ia zvogëluar influencën që Ismail Qemali kishte në Parlament, e sidomos në Shqipëri. Për këtë, nuk kursyen as shpifjet.

Një ditë kur Ismail Qemali ishte duke lexuar gazetën “Le Jeune Turc” (“Turku i Ri”) vuri re një artikull, sipas të cilit, Drejtori i Bankës Kombëtare Osmane Sir Ernest Cassel që në atë moment ndodhej në Egjipt po gjente vështirësi për marrjen e një huaje dhe se i ishte thënë se: “për t`ia arritur qëllimit nuk duhej gjë tjetër veçse t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet dhe se çdo gjë do të zgjidhej”.

Ky inskenim, sipas Ismail Qemalit kishte prapavijë politike, pasi ai nuk kishte nevojë për të, sepse në Këshillin Administrativ të Bankës kishte ministrin e financës dhe plot anëtarë të tjerë nga Partia “Bashkim dhe Përparim”.

Menjëherë pasi lexoi këtë artikull, ai iu drejtua redaksisë së gazetës për të kërkuar shpjegime, e pastaj shkoi në Parlament ku duke iu referuar artikullit deklaroi se nuk mund të kishte një person aq të marrë e të poshtër sesa ai që sajonte përralla të tilla. Ndërsa po fliste, deputeti xhonturk që kishte qenë autorë i kësaj shpifjeje u çua dhe deklaroi se:

-“Kam qenë unë që e kam dhënë atë artikull”.

-“Atëherë ju jeni i poshtri”, -iu përgjigj Ismail Qemali.

Pasi deputeti xhonturk ia ktheu ofendimin, Ismail Qemali, i nxehur dhe nga zemërimi e kapi dhe e përplasi përtokë. Ndërhyrja e deputetëve të tjerë bëri që ata të ndaheshin shpejt dhe që deputeti xhonturk të largohej nga salla. “Unë, -shkruan Ismail Qemali vite më vonë-, e ndjeja veten të turpëruar që nuk e kisha kontrolluar veten, në një moment indinjate e të bëja grusht në moshën time, por pjesa më e madhe e miqve të mi duartrokitën gjestin tim duke thënë se Dr.Ismiti kishte marrë vetëm atë që meritonte”.

Përballja e parë fizike në Parlament ishte prologu i një incidenti, i cili shënoi ndarjen përfundimtare të shqiptarëve me xhonturqit.

Kështu, në një seancë parlamentare në të cilën po diskutohej dhënia e ndërtimit me koncension të hekurudhës së Bagdatit, krerët me influencë të xhonturqëve filluan t`i jepnin koncesione shteteve të ndryshme, në përputhje me interesat e tyre politiko-ekonomike.

Kjo u kundërshtua nga Ismail Qemali, i cili në kujtimet e tij shkruan se “Beteja ime kundër përplimit të ligjit ishte logjike, ekonomike e patriotike, por të gjithë anëtarët e qeverisë, duke filluar nga Veziri i Madh, si dhe të gjithë përfaqësuesit e Komitetit në Parlament, u hodhën me furi kundër opozitës”.

Kur Ismail Qemali kundërshtoi argumentet e një kolegu të tij dhe hodhi poshtë disa deklarata shpifëse që kishte botuar gazeta xhonturke “Tanin”, gjoja, sikur ai kishte marë një përqindje lidhur me këtë qëndrim, situata doli jasht kontrolli.

Veziri i Madh dhe ministrat iu vërsulën duke e kapur nga krahët e nga rrobat duke i kërkuar me tërbim se çfarë kishte dashur të thonte. Ai, iu përgjigj se nëse drejtori i gazetës “Tanin” që ishte prezent me të tjerët në sallë, kishte hedhur kundër tij akuza të tilla, edhe ai kishte të drejtë që të mbrohej duke hedhur kundërakuza.

Në këtë situatë të acaruar, papritur një deputet xhonturk, Dervish beu, iu afrua nga pas Ismail Qemalit dhe e godet në fytyrë. Ky akt ngjalli indinjatën e deputetëve shqiptar. Esat Toptani vendosi dorën në revole dhe i drejtohet deputetit xhonturk “ndale more dorën se ne shqiptarët më mirë të vritemi sesa të rrihemi”. Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ahmet Rizai ndërpreu seancën për disa minuta pushim dhe doli nga salla për tu qetësuar gjakrat.

Nga pas e ndoqi Esat Pasha me Myfid Libohovën, por nuk e gjetën në zyrë. Megjithatë, ata i kërkuan nënkryetarit që të bënin kujdes në drejtimin e Parlamentit se kishin për detyrë të ruanin dispilinën dhe shmangin situata të tilla, sepse “ne nuk kemi ardhur këtu që të çnderohemi dhe të rrihemi, por për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë”.

Kur rifilloi seanca Hasan Prishtina iu drejtua deputetëve xhonturq  me fjalët “Zotërinj, ta dini mirë se kjo ngjarje do të sjellë shumë të liga”. Diskutimet u ndërprenë dhe deputetët shqiptar u larguan. Po atë mbrëmje, në formë pendese, deputeti xhonturk shkoi tek Ismail Qemali për t`i kërkuar ndjesë, por ky i fundit nuk e pranoi dhe refuzoi që ta kalonte incidentin në mënyrë kaq të thjeshtë.

Të frikësuar nga precipitimi i situatës, në hotelin ku qëndronte Ismail Qemali u nis një delagacion deputetësh xhonturq të kryesuar nga Talat Pasha. Në emër të asamblesë, ai i kërkoi falje dhe e shoqëroi Ismail Qemalin deri në dhomën e tij.

Megjithëse incidenti u zgjidh, ai krijoi pakënaqësi të madhe tek shqiptarët. Gazeta “Zgjimi i Shqipërisë” vinte në dukje më 7 mars 1911 se “kur rrihet një deputet është rrahur një komb i tërë dhe ashtu të goditurit e Z.Ismail Qemal beut nuk la zemër shqiptare që s`helmoi dhe përsëriti plagët e vjetme”. Më 16 mars u bë një mbledhje e patriotëve shqiptar në Janinë, në të cilën u vendos që me rastin e ngjarjes së mësipërme, në formë proteste, t`i dërgohej një telegram kryetarit të Parlamentit. Në këtë telegram ndër të tjera shkruhej:

“Megjithëse prej sulmit të ulët nuk preken as patriotizmi, as edhe virtytet e shumta që e shquajnë deputetin tonë Ismail Qemal beun, ne ju lutemi që t`i bëni të ditur dhomës së deputetëve se kjo ngjarje na ka dëshpëruar shumë dhe si një shuplakë e dhënë kombit, ajo ka prodhuar një përshtypje të pashlyeshme. Një ndëshkim për një fyerje të tillë nuk është i nevojshëm vetëm si satifaksion për personin e Ismail Qemal beut, por për të gjithë kombin”.

Ky telegram iu dërgua pothuajse të gjithë shtypit të Stambollit, deputetëve dhe klubeve shqiptare me thirrjen që të protestonin ndaj këtij akti të qeverisë xhonturke, e në favor të Ismail Qemalit. Ndërsa gazeta e kolonisë shqiptare të Kajros “Shkrepëtima” këtë veprim të deputetit xhonturk e quajti si “dinamit i hedhur në mes të Shqipërisë”. “Shuplaka, -vijonte më tej ajo-, nuk i ra Ismail Qemalit, por të gjith shqiptarëve”.

Qëllimi i deputetëve xhonturq sipas saj ishte t`i poshtëronin dhe të mos i lejonin deputetët shqiptar të ngrinin zërin për të drejtat e popullit të tyre. Megjithatë kjo nuk do t`i frikësonte burrat shqiptar, të cilët nuk “kanë vdek”, madje edhe gratë e ndershme shqiptare të cilat “gjithnjë janë duke pjellë djem trima”.

Siç shihet incidenti i mësipërm ngjalli një frymë nacionaliste, e cila ndikoj tej mase negativisht për dezintegrimin e shpejtë të Perandorisë Osmane. Në një situatë kur shtetet ballkanike kishin filluar përgatitjet për krijimin e një aleance, xhonturqit i shihnin shqiptarët, siç shprehet me të drejtë Ismail Qemali, si “koka e Meduzës së nacionalizmit”. Kjo do të sjellë për pasojë çarjen përfundimtare të shqiptarëve me Perandorinë dhe përgatitjen e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, e cila u finalizua me Shpalljen e Pavarësisë. /abcnews.al/m.j

Next Post
Nga Kushta tek Vata e Bogdani/ Legjendat e kombëtares kuqezi bëhen bashkë: 20 vite janë boll, duhet ndryshim në FSHF

Nga Kushta tek Vata e Bogdani/ Legjendat e kombëtares kuqezi bëhen bashkë: 20 vite janë boll, duhet ndryshim në FSHF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In