• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kur vrasësit u mblodhën në kopsht për të pirë nga një cigare

by A R
29/10/2016 18:27
Christopher Clark is professor of modern European history and a fellow of St. Catharine's College at the University of Cambridge in England.

Christopher Clark is professor of modern European history and a fellow of St. Catharine's College at the University of Cambridge in England.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christopher Clark

Zonja e pallatit dhe një shuplakë mbretërore për ministrin

«Vendimi i (Mbretit) Aleksandar për t’u martuar me vejushën e përfolur të një inxhinieri të dyshimtë nuk ndikoi në qetësimin e situatës. Ai e kishte njoftuar Draga Mashinin në vitin 1897, kur ajo kishte shërbyer si zonjë pallati. Draga ishte dhjetë vjet më e vjetër se Mbreti, në shoqërinë e Beogradit ajo ishte e përbuzur dhe konsiderohej si e paaftë për të lindur dhe ishte e njohur gjithandej për gjoja lidhjet e saj të shumta seksuale. Gjatë një mbledhjeje të tensionuar të Këshillit të Kurorës, kur ministrat më kot u përpoqën ta shtyjnë Mbretin të heq dorë nga martesa me Mashinin, ministri i Brendshëm Gjorgje Gençiq solli një argument me peshë: ‹Ju nuk mund ta martoni atë. Ajo ka qenë dashnore e të gjithëve dhe e secilit – edhe e imja›. Shpërblimi që mori ministri për këtë çiltëri ishte një shuplakë e fortë. Më vonë Gençiq do t’i bashkohej komplotit për vrasjen e Mbretit».

Kur gishtat e Mbretit ranë në bahçe…

«Pak para orës dy të mëngjesit të datës 11 qershor 1903, 28 oficerë të ushtrisë serbe iu afruan hyrjes kryesore të Pallatit Mbretëror në Beograd. Pas shkëmbimit të zjarrit rojet u arrestuan dhe u çarmatosën para ndërtesës. (…) Kur komplotistët konstatuan se dhomat mbretërore ishin të bllokuara nga një derë e rëndë druri, ata e shpërthyen derën me një kuti dinamit. (…) Kur ata mbërritën te dhomat e fjetjes, Mbreti Aleksandar dhe Mbretëresha Draga nuk gjendeshin më aty. Por, romani francez, të cilin po e lexonte Mbretëresha ishte i hapur dhe me faqe të kthyera mbrapsht. Dikush i preku çarçafët dhe vërejti se shtrati ende ishte i ngrohtë – me gjasë çifti e kishte braktisur atë pak më parë. (…) Sipas një versioni Mbreti u shfaq duke u dridhur nga frika, me syze mbi hundë dhe i veshur sa për të thënë me një këmishë të kuqe, derisa në krahët e tij e mbante Mbretëreshën. Çifti u vra me një breshëri plumbash nga afërsia. (Adjutanti i parë i Mbretit Lazar) Petroviqi, i cili në një përpjekje të pashpresë nxori një revolver të fshehur për të mbrojtur padronin e tij (së paku kjo është thënë më vonë) u vra po ashtu. Pastaj nisi një orgji e pakuptimtë e dhunës. Sipas deklaratës së mëvonshme të berberit italian dhe të traumatizuar të Mbretit, i cili ishte urdhëruar t’i marrë trupat dhe t’i bëjë gati për varrim, kufomat ishin prerë me shpata, ishin çarë me bajonetë, pjesërisht ishin rrjepur dhe grirë me sëpatë dhe ishin sakatuar aq shumë, saqë s’njiheshin më. Kufoma e Mbretëreshës u tërhoq zvarrë te parmakët e dritares së dhomës së fjetjes dhe pothuaj lakuriq dhe e mbuluar plotësisht me gjak u hodh në kopsht. Kur vrasësit u përpoqën të bënin të njëjtën gjë me Aleksandrin, supozohet se për një çast dora e Mbretit u kyç në parmak. Një oficer ia preu pastaj grushtin me shpatë. Gishtat dhe trupi i monarkut ranë në tokë. Kur atentatorët u mblodhën në kopsht për të pirë nga një cigare dhe për të inspektuar aktin e tyre shkatërrues, filloi të binte shi».

Dy diplomatë britanikë me mendime të ndryshme mbi masakrat serbe në Maqedoni në vitin 1913

«Në tetor dhe nëntor 1913 nënkonsujt britanikë në Shkup dhe Manastir raportuan mbi frikësimin sistematik, burgosjet arbitrare, ndëshkimet me rrahje, dhunimet, djegien e fshatrave dhe masakrat e serbëve në territoret e aneksuara. Nënkonsulli Greig raportonte nga Manastiri se ‹po shihet tashmë shumë qartë se myslimanët nuk kanë ç’të presin tjetër nën sundimin serb përveç se masakra të përhershme, plaçkitje të sigurt dhe shkatërrim përfundimtar›. Njëmbëdhjetë ditë më vonë ai dorëzoi një raport tjetër dhe paralajmëroi se «popullsive bullgare dhe sidomos myslimane në rrethet e Prilepit, Kërçovës dhe Krushevës u kanosej rreziku i shfarosjes për shkak të masakrave shumë të shpeshta dhe barbare si dhe plaçkitjeve, të cilave u ishin nënshtruar nga bandat serbe’. (…) Në dhjetor nënkonsulli raportoi se shqiptarët dhe myslimanët e tjerë, bullgarët, vllehtë dhe hebrenjtë kishin frikë nga perspektiva e varësisë nga ‹një shtet pa asnjë metelik›, i cili sipas të gjitha gjasave synonte që ‹secilës komunë t’ia heq mjetet e ekzistencës në atë masë që nuk ka qenë e njohur as në ditët më të errëta të regjimit turk›. Nga Manastiri në jug, afër kufirit grek, nënkonsulli britanik raportonte se zyrtarët e vjetër të administratës ishin ndërruar nga një turmë e re e ‹ish-propagandistëve serbë› të korruptuar, prijës të të cilëve ishin ‹1) një ish-berber, spiun dhe agjent serb […] dhe 2) një serboman vendor me profesion të padefinueshëm dhe me emrin Maxim›. (…) Domethënëse në këto raporte është jo vetëm përmbajtja e tyre shqetësuese, por edhe skepticizmi, me të cilin ato pranoheshin nga i dërguari britanik (në Beograd) Crackanthorpe, i cili ishte një serbofil i deklaruar. Burimi më i rëndësishëm i Crackanthorpe-it mbi ngjarjet në territoret e aneksuara ishte ‹një oficer që ai e njihte personalisht›, andaj Crackanthorpe i pranonte përgënjeshtrimet e Qeverisë së Beogradit pa bërë pyetje fare dhe përpiqej që të zbut ndikimin e telegrameve të Greig-ut nga Manastiri, duke ia bërë me dije Foreign Office-it se nënkonsulli ishte mashtruar nga refugjatët histerikë dhe nga rrëfimet e tyre të rrejshme».

Të rinjtë malazezë gjuajnë peshq me pushkë në përrenjtë e pyjeve

«Në këtë vend (në Mal të Zi) mund të takoje para pallatit Mbretin e veshur me uniformë madhështore me ngjyra ari, argjendi, të kuqe dhe të kaltër, i cili pinte cigare, shikonte perëndimin e diellit dhe i pëlqente të bënte muhabet me ndonjë kalimtar. Kur gazetari nga Praga Egon Erwin Kisch në verë të vitit 1913 udhëtoi në këmbë nga Cetinja, kryeqyteti i atëhershëm i Malit të Zi, deri në Rijekë, një qytet i bukur me port (në Kroacinë e sotme), ai u habit tej mase kur nga luginat dëgjoi të shtëna me pushkë. Fillimisht ai pyeti veten nëse kishte shpërthyer një luftë e re ballkanike, por ciceroni i tij e siguroi se këta janë vetëm disa të rinj malazezë, të cilët hapin zjarr me pushkë ruse kundër peshqve të vegjël në përrenjtë e rrëmbyeshëm malorë».

Mishi në valixhe…

«Në janar të vitit 1914 në qendër të vëmendjes u gjend procesi gjyqësor kundër njërit prej vrasësve të Mbretit. Këtij oficeri i kishte dalë nami i keq për shkak se më 1903 bartte me vete një valixhe, ku e ruante një copë mish të terur. Këtë mish ai e kishte ndukur si trofe nga gjinjtë e Mbretëreshës Draga natën e 11 qershorit (1903)».

Nga libri «Somnabulët. Si u hodh Europa në Luftën e Parë Botëror» të historianit australian Christopher Clark, ligjërues në Cambridge.

Next Post
PDIU kundër PS për “mbetjet”? Çfarë u premtoi Idrizi përfaqësuesve të AKIP në takim

PDIU kundër PS për "mbetjet"? Çfarë u premtoi Idrizi përfaqësuesve të AKIP në takim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

December 31, 2025
Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

December 31, 2025
Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

December 31, 2025
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

December 31, 2025
Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

December 31, 2025
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

December 31, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

December 31, 2025
Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com