• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kur u kthyen nga gjykata të ndaluarit…’/ Dëshmia e policit pas zjarrit në Komisariatin e Kamzës: S’konstatova asnjë send të ndaluar

by Java News
29/03/2022 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave të ndaluar njëri prej këtyre personave ka ndërruar jetë.

BalkanWeb ka siguruar dosjen e dëshmive.

Shefi i seksionit të policimit në komunitet pranë komisariatit të policisë nr.5 Kamëz, ka treguar se një ditë para ngjarjes ka kryer kontrolle në dhomat ku qëndroni  dhe se nuk ka hasur asnjë problematikë.

Gjithashtu edhe Ibrahim Doda me detyrë trupë shërbimi në dhomat e shoqërimit pranë Komisariatit të Policisë nr.5 Kamëz, ka thënë se  nuk ka konstatuar sende të ndaluara  gjatë kontrollit dhe se është e pamundur që Arben Mici të konsumonte cigare pasi ishin të ndaluara.

Nga ana tjetër një prej të ndaluarve Dilaver Idrizi 60-vjeç, ka treguar se momentin kur ka ndodhur ngjarja ka dëgjuar zhurmë dhe se gjithçka ishte errësirë. Ndër të tjera ai ka thënë se kishte shpërthyer një tym i madh dhe në momentin që janë hapur flakët ai ka pësuar dëmtime.

Pjesë nga dëshmia:

Në deklarimin e tij të datës 27.03.2022 shtetasi Dalan Saliaj me detyrë Shef i seksionit të policimit në komunitet pranë komisariatit të policisë nr.5 Kamëz deklaron se më datë 25. 02.2022 kam qenë i gatshëm më urdhër shërbimi 24 orësh dhe e kam dorëzuar shërbimin më datë 26. 03.2022 në orën 06:00. Rreth orës 21:00 jam njoftuar se kishte rënë zjarr në dhomat e të arrestuarve në Komisariatin e Policisë nr.5 dhe pasi kam vajtur në Komisariat jam vënë në dijeni për ngjarjen e ndodhur.

Më datë 25.03.2022 kam ushtruar dy kontrolle në këto dhoma, ku kam kontrolluar rregullsinë e shërbimit, gjendjen e të arrestuarve e shoqëruarve dhe energjinë elektrike si edhe nuk kam konstatuar asnjë send të kundërligjshëm apo persona të ndaluar ose shoqëruar që pinin duhan në këto ambiente.

Në deklarimin e tij të datës 27. 03.2022 shtetasi Ibrahim Doda me detyrë trupë shërbimi në dhomat e shoqërimit pranë Komisariatit të Policisë nr.5 Kamëz, Tiranë deklaron: Më datë 26.03. 2022 kam marrë shërbimin në orën 05:00 ku kemi bërë instruktazhin me komandantin e togës Mersin Toçka. Në instruktazh janë detyra mbi kontrollin fizik që i bëhet të shoqëruarit , për t’i hequr telefonin , rripin e mesit , lidhëset e këpucëve , çakmak dhe sende të tjera,. Në instruktazh na jepet detyrë për kontroll çdo 20 min. Unë isha i caktuar me shërbim të dhomat e shoqërimit kurse kolegu Sali Elezi ishte tek dhomat e ndalimit. Kur kam marrë shërbimin tek dhomat e arrestimit ishin dy persona dhe të kanë qenë për sot për masë sigurimi në gjykatë, kur janë kthyer nga gjykata , unë kam qenë aty me shërbim dhe kam kryer kontroll fizik në hyrje së bashku me kolegët e togës së shoqërimit., Gjatë kontrollit në hyrje , unë nuk kam konstatuar sende të ndaluara. Nuk ka mundësi që shtetasi Arben Mici të ketë pirë 3-4 paketa cigare në ditë tek dhoma e ndalimit, pasi paketat e cigareve nuk lejohen kategorikisht në ambientet e dhomave të ndalim/ arrestimit dhe aq më tepër ndezës të ndryshëm që kanë kategorikisht të ndaluara edhe ato.

Në deklarimin e tij të datës 27.03.2022 shtetasi Dilaver Idrizi deklaron se më datë 23.03.2022 jam shoqëruar në Komisariatin e Kamzës pasi më akuzojnë se kam hedh bashkëjetuesen time nga ballkoni, por kjo nuk është  e vërtetë. Sot më kanë çuar për masë sigurimi në Gjykatën e Tiranës në orën 10:00 dhe më kanë lënë arrest me burg. pastaj më kanë kthyer në Komisariat rreth orës 13:00. Para se të futesha te dhomat e paraburgimit më kanë kontrolluar dhe nuk kam pasur gjë me vete. Më kanë futur në dhomën nr.3 tek dhoma e paraburgimit. Rreth orës 19:20 ka ardhur ushqimi i darkës dhe kam ngrënë bashkë me kolegun e dhomës që quhej Arben Mici në dhomën ku ishte ai, pra në dhomën nr1. Pasi hëngrëm ushqimin bëmë një xhiro në korridor. Në atë kohë Arbeni po pinte cigare, ai madje e pinte pa pushim cigaren, 4-5 paketa në ditë. Nuk e di kush ja ndizte cigaren, por ja kërkonte të shoqëruarve që t’ja ndiznin. Në një moment erdhi të dhoma ime me cigare ndezur dhe më hodhi tymin në dhomë, unë i thashë ik se nuk e duroj dot tymin dhe ai iku te dhoma e tij. Pastaj unë kam dëgjuar zhurma, gjithçka errësirë , pash tym të madh dhe dëgjoheshin ulërima dhe të bërtitura. Më pas flaka dhe tymi u përhapën dhe unë jam dëmtuar në shpatull, në flokë e hundë. Unë deklaroj se policët e shërbimi kanë qenë gjithë kohën aty gjatë shërbimit. Kur ra zjarri, policët e shërbimit aty kanë bërë tej maksimumit të tyre për të na shpëtuar.

Dokument 11

 

Dokument12

Next Post
Pesë mësimet që na ka dhënë Reforma në Drejtësi

SPAK firmos urdhër arreste për Inceneratorët/ Policia nis arrestimet, mes tyre zyrtarë dhe biznesmenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In