• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur të braktis Amerika, përfundon tek Monika ose “Bregu i Lumit”

by Kreshnik Spahiu
09/04/2019 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu/

Sot, rreth orës 13:00 dola nga zyra për të pirë një kafe me kolegët. Ndërkohë që ata vazhdonin flisnin rreth një bisedë juridike, unë u tragova i paduruar dhe si shqiptar tipik që jam, hapa celularin të kontrrolloja lajmet nga Shqipëria. Isha shumë i shqetësuar për qëndrimin amerikan mbi krizën atje në Shqipëri.
Hapa 6 portale që anojnë në krah opozitar, por asnjëra s’kishte lajme për Zotin Palmer. Çdo portal që mbështet opozitën ishte mbushur me 30 lajme nga protesta tek “Bregu i Lumit”
S’kishte si të ndodhte ndryshe: Amerika i kishte vënë kryqin, jo thjesht opozitës bardheblu por marrzisë anti-amerikane të Sali Berishës.
Berisha po tentonte me lajme kot të sfumonte, diplomacinë amerikane duke sajuar zhurmën e “Bregut Lumit”
E tmerrshme thash me vehte: Po tani si do justifikohen demokratët, sepse këtë nuk e akuzojnë dot as që e ka blerë SOROS?
Jam i sigurtë që edhe zotin Palmer do e shpallin armik. Kështu ka bërë Berisha me çdo diplomat amerikan.
Po pse në 27 vite PD-ja akuzon si armiq të demokracisë dhe të korruptuar çdo ambasador amerikan që ka punuar në Shqipëri? Për korrektësi të historisë diplomatike shqiptare po rendis 10 faktet e mëposhtme:
1- 1991- 1994 William Reyerson, i vetmi ambasador amerikan që ka mbështetur PD, por që do të shpallej si armik 23 vite më vonë, në vitin 2014. Reyerson u kinsiderua armik nga PD për shkak se kërkoj që Berisha të dal në pension dhe mos jetë as deputet në parlament sepse pengon PD.
2- Joseph Lake 1994 – 1996, u shpall si armik dhe përkrahës i PS për shkak se kontestoi projekt-kushtetutën e iniciuar nga PD në vitin 1994, kërkoi lirimin e 5 minoritarëve grek të Omonias të arrestuar si agjent të Athinës dhe mbështeti Kryetarin e Gjykatës Lartë Zef Brozi që kundershtoi ish-Presidentin asokohe. Në këtë periudhë kongresmenët Engel dhe Lantosh nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri. Ndihmës sekretari amerikan i shtetit që vizitoi Shqiperinë në Qershor të vitit 1996 nuk pritet në takim nga ish-presidenti i atëhershëm. Lake do të largohej më pas nga Shqipëria dhe vendin e tij do ta zinte Marisa Lino.
3- 1996 – 1999 Marisa Lino. PD akuzoi ambasadoren Marisa Lino si të implikuar në rebelimin e armatosur që rrëzoi qeverinë. Ndërkohë që populli ishte i armatosur dhe në gjëndjen jo vetëm të jashtëzakonshme por edhe në luftë civile, ambasadorja amerikane M. Lino do të dilte në një deklaratë në RTSh për të siguruar shqiptarët se ambasada do të qëndronte hapur dhe bashkë me të do të qëndronin dhe 12 punonjës të ambasadës amerikane por më vonë ajo dhe shtetas të tjerë amerikan do të evakuoheshin me “Sikorsky” nga marina amerikane.
4- 1999 – 2002 Joseph Limpreht. PD akuzon ambasadorin amerikan Joseph Limpreht për bashkpunim me Fatos Nanon dhe fill pas vrasjes së Azem Hajdarit fishkëllehet dhe pritet me sharje në selinë e PD. Më vonë Limpreht do të ndërronte jetë dhe vdekja e tij do të përgojohej nga mediat pro PD për histori banale rozë.
5- 2002 – 2004 James Jeffry. PD akuzon ambasadorin James Jeffrey si guvernator të Shqipërisë dhe ai largohet nga Shqipëria pa përfunduar mandatin drejt një misioni më të rëndësishëm në Irak dhe Afganistan.
6- 2004 – 2007 Marcie Ries. Zonja Ries njihet si një nga ambasadoret që mbështeti fillimin e karrierës së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit fitoi 3 mandate rradhazi kundrejt PD (2000-2011). Megjithëse nuk është përfolur shumë Ries nuk gëzon “respektin apo mirënjohjen” nga PD e cila mbajti marrëdhënie të ngrira me të dërguarën e Washingtonit.

7- 2007 – 2010 John Withers, II. 7 Maj, PD do të akuzonte ambasadorin John Withers për flirte me ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama, se ata të dy manipuluan rezultatet e raporteve mbi korrrupsionin e qeverisë së PD. Ndaj Withers apo njohur ndryshe si “çokollata” nuk gëzon mirënjohjen e ish e të djathtëve, madje ish lideri demokrat në emisonin “Opinion” nuk do t’i përmendte as emrin por do të shprehej se “ky zotëri” (Withers) ka bërë politikë personale me të. Pas largimit të tij Withers në një nga raportet e tij me titull “Ringjallja e fantazmës së komunizmit”, do ta etiketonte ish liderin demokrat si një ish- komunist, sekretar partie, që përdor të njëjtat armë si dikur për të mbajtur pushtetin e tij.
8- 2010 – 2014 Alexander Arvizu. PD akuzon ambasadorin Alexander Arvizu si të blerë nga socialistët dhe mbështetës të paltformës për të sjellë PS dhe Edi Ramën në pushtet. Madje burime nga PD do të shpreheshin për largimin e tij si vijon:
“Alexander Arvizu u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës dhe jo si i popullit shqiptar”.
9- 2014 PD të vetmin ish-ambasador William Edwin Reyerson (1991-1994) të cekur në fillim të këtij shkrimi do ta shndërronin çuditërisht nga mik në armik, vetëm se në një intervistë të vitit 2014 W. Reyerson kerkoi haptazi që ish lideri historik S.Berisha të dali në pension dhe të mos qëndrojë më si kryetar në hije e të mos bëj kinse sikur PD është nën duart e liderit të ri, L. Basha.
10- 2014 – 2018 Donald Lu. Në vitin 2018 PD akuzon ambasadorin Lu si të blerë nga Soros dhe të korruptuar nga Edi Rama për një reformë të një anshme në drejtësi. Në 17 Maj 2017, Mungesa e vullnetit për Veting shtyu PD ti afroj marrveshje Rames duke e lën në pushtet edhe 8 vjet me qëllim që së bashku të nxjerrin jasht loje projektin amerikan “Veting” në politik.
Ambasadori Lu u sulmua barrbarisht nga rrjetet sociale në një fushat denigrimi të papranueshme të ashtuquajtur “Peshku i Madh”. Bojkoti i darkës së lamtumirës së PD me ambasadorin Lu të SHBA dhe Vlautin të BE, shënojnë kulmin e njē histori konflikti të PD me Washgtonin dhe Brukselin.

Viti 2019: Berisha nuk rresht në luftën e tij kundër diplomacisë Amerikane!
Armiku i rradhës është Palmer. Në këtë luftë, Rusia s’ka fare nevojë të financoj Sali Berishën sepse as ky nuk ka nevoj për paratë e Putinit pasi është aq i pasur, sa nuk e blen dot askush me para. Gjithsesi një gjë është e sigurtë që edhe sikur shefi KGB të kishte qënë lider i opozitës në Shqipëri nuk do kish qënë kaq agresiv me BE dhe SHBA sa shtetasi Berisha.
Palmer është armiku i fundit sepse për Berishën kjo është fundi historisë.
Dhe kur Amerika të heq vizēn, përfundon tek Monika ose tek “Bregu i Lumit”

Next Post
Trump grusht BE-së me tarifa prej 11 miliardë dollarësh në importe

Trump grusht BE-së me tarifa prej 11 miliardë dollarësh në importe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In