• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur s’ke “armik” brenda, armiqtë jashtë janë pa vlerë

by Ben Andoni
03/12/2023 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Plot 938 vota ka mbledhur Berisha nga Kuvendi i PD-së (Rithemelimit) për t’u rikonformuar në krye të Grupit të tij. Kësaj i shtohet edhe protagonizmi i Argita Malltezit, të bijës, që ka të ngjarë të nisë një karrierë tek PD (R.) Ajo ishte dhe ngjarja kryesore për këtë Kuvend, pasi rezoluta, që parashtron në mënyrë analitike problematikën në vend dhe ndryshimi statusor pothuaj kanë kaluar pa asnjë kureshtje apo frymë. Ashtu siç mund të pritej, më shumë ka marrë rëndësi interesi për shortin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024” sesa ky aktivitet politik, që sot dhe de jure e ndau treshazi PD-në. Më keq se kaq nuk mund të ndodhte, pasi mund ta linin gjendjen e brendshme, që të dukej sikur ishte thjesht dyshazi, derisa Gjykatat të vendoste.

I thirrur në bazë të vendimit të Kryesisë së PD-së (Rithemelimit) Kuvendi ka prezantuar numrin e delegatëve (1203) nga numri i përgjithshëm (1622) i delegatëve të Kuvendit. E vetmja gjë pozitive, zyrtare për ta, është qartësimi i kahut ideologjik, që i përket të Djathtës dhe jo Konservatorizmit, fakt, që e zhbën retorikën e z. Berisha (ndjekur qorrazi nga shumë prej ithtarëve të tij), sa i përket idesë konservatore, ku ai nisi dhe u mundua ta kthente në lëndë të prekshme ideologjike për njerëzit e tij.

Ajo që duhet të shqetësojë këtë grup politik [do të jetë e tillë derisa të legalizohet, (nëse?!)] është se jo vetëm Kuvendi nuk ka marrë rëndësinë e duhur, por as nuk e ka trandur Partinë Socialiste, që përshfaq jo thjesht një kapitull të qartë të forcës së numrave, por edhe të arrogancës së pushtetit, sa i përket së fundmi edhe ngritjes së Komisioneve Hetimor. Preteksi i ligjit të vjetër, motivit, janë kot, kur kujton se para kërkesës së 35 deputetëve, nuk ka ekuivokë në Parlament. Kuptohet që Komisionet zakonisht dalin me dy raporte, pasi kryetari është i Opozitës dhe nënkryetari i Mazhorancës dhe kuptohet që të dyja materialet e kundërshtojnë pak a shumë njëra-tjetrën, që do të thotë mbarojnë në hiç. Në fakt, në thelb të nxitimit dhe narracionit të opozitës, sidomos të kohëve të fundit, ka qenë gjithnjë fati i Berishës. Nëse do të donin që të ndryshonin diçka: të shpreheshin apo le të bënin përpjekje të zhbënin Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 apo më shumë se kaq të kërkonin kalimet e Referendumeve, në mënyrë që pushteti të ushtrohej direkt nga populli. Por, për këto ka thjesht përcaktime abstrakte se do mund të bëhen në të ardhmen…

Këto të fundit, shtuar dhe me kaosin disa vjeçar brenda PD-së, ku të gjithë janë armiq me njëri-tjetrin, kurse jashtë tyre thjesht i cysin në këtë sherrnajë, e kupton, që PD-ja, sfidën më të madhe e ka me veten e saj. Berisha pohoi se e mirëkuptonte Grupin e Bardhit; ndërsa nuk e llogarit fare, PD-në (Legale); kurse brenda mbështetja është e plotë se armiku mbetet ai dhe vetëm ai, Edi Rama, paradoksalisht bashkëarkitekti i 2008 me Berishën. Ky i fundit nuk llogarit më kundërshtar (armik) brenda PD-së (Rithemelimit), që i është bindur dhe e ndjek verbërisht dhe kjo e bën luftën thjesht hipotetike me “armiqtë” jashtë (Lexo Ramën). Ndaj, kryeministri mban çdo pushtet dhe po e shijon fuqinë, që po ia fal përditë edhe kjo opozitë kaq kaotike, që nuk la më asnjë zë kundër. “Kur nuk ka armik brenda, armiqtë jashtë nuk mund t’ju lëndojnë”, shprehej kryeministri britanik Winston S. Churchill në kushte të tjera, por tek e fundit e jep një pamje të asaj pse Mazhoranca socialiste pothuaj nuk e llogarit një opozitë kaq të ndarë, ku tek Rithemelimit, nuk ka më kundërshtarë! (Javanews)

 

 

Next Post
Prindërit e gruas së vrarë në Kosovë kërkesë prokurorisë: Duam zhvarrosjen e Liridonës, të prehet në Rracaj

Prindërit e gruas së vrarë në Kosovë kërkesë prokurorisë: Duam zhvarrosjen e Liridonës, të prehet në Rracaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com