• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 28, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kur Revista “Mapo” botonte kujtimet e Bulatoviç për naftën shqiptare që rridhte drejt Jugosllavisë

javanews by javanews
01/07/2019 09:36
Kur Revista “Mapo” botonte kujtimet e Bulatoviç për naftën shqiptare që rridhte drejt Jugosllavisë
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Jugosllavisë (1998-2000), malazezi Momir Bulatoviç ka vdekur para dy ditësh nga një atak në zemër. Aleat i MIllosheviçit në vitet e errëta të shpërbërjes së Federatës jugosllave, Bulatoviç ishte një figurë qëndrore e krizës që solli një ndër tragjeditë më të mëdha në Ballkan.

Për herë të parë në Shqipëri, revista MAPO ka botuar kujtimet e Momir Bulatoviç me titull “Pravila Cutanje” , ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993.
Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, bëhet publike me këtë botim. Sipas ish-kryeministit malazez, ish- Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Milloshevic vriste kosovarët dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Bullatovic ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993, të shkelë embargon dhe t’u sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore shqiptare të kohës. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht ” Shqiponja “, pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e embargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare.

Ja kujtimet e Bulatoviç: Tirana pranoi propozimin tonë për naftën

Presidenti i atëhershëm shqiptar të jepte përshtypjen e një zotërie të vërtetë. Me profesion kardiokirurg, i shkolluar në Paris, në kohën e një izolimi të plotë të vendit të tij (e paraqiste veten si viktime e rregjimit të mëparshëm, megjithese rruga e tij jetësore nuk e vërteton këtë), ishte i pashëm dhe i veshur në mënyrë shembullore, ai fliste në mënyre të shkëlqyeshme gjuhën frënge, të cilën e zgjodhem për konkurim.

Përballë Berishës

Në sallë kishte ministra, këshilltarë, përkthyes, por në fakt, ishim vetëm ne të dy. Objektivisht ishte fjala për një takim të rëndësishëm. I pari, që pas shumë viteve të injoriumit ndërshtetëror, bile dhe armiqësive, takimi mund të kishte konsekuenca të jashtëzakonshme. Besoj se për këtë, ne të dy ishim të ndërgjegjshëm. Megjithatë, pata përshtypjen se prapa shikimit të tij depërtues fshihej padurimi për të marrë vesh arsyet e vërteta të vizitës sime. Pas frazave të zakonshme protokollare mbi rëndësinë e takimit (që e pranuam në mënyrë të dyanshme), ai e ndjeu veten të obliguar të përmendte Kosovën dhe të shprehte “shqetësimin e thellë” për situatat, të cilat, të jemi të sinqertë, që atëherë duhet të më shqetësonin edhe mua, ndersa atë ta bënin të kënaqur. Ky ishte momenti, që biseda jonë të kthehej në drejtimin që dëshiroja unë.
E luta që ta kapërcenim atë temë: “Jam këtu si përfaqësues i lartë i vendit tim. Kam ardhur pas pesëdhjetë vjetësh dhe jam mirenjohës, që ai më krijoi këtë mundësi. Jam këtu të bisedojmë mbi çështjet – vazhdova unë, – rreth të cilave besoj se mund të biem dakord”. Midis tyre, sidoqoftë, nuk është çështja e Kosovës dhe Metohise. Përsa i takon situatës në këtë krahinë serbe, takimi ynë nuk do të kishte ndodhur as për disa shekuj në vazhdim.
Por në qoftë se jo gjithçka, të paktën mund të arrinim diçka. I tregova se gjyshja ime gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mjekuar për disa muaj një partizan të plagosur shqiptar. Kur e kam pyetur se si janë marrë vesh, sepse ajo nuk dinte shqip, ajo më kishte parë me çudi dhe më kishte thënë: “Si të mos merremi vesh kur jemi njerëz?” E kapi nënkuptimin. Kërkova që të mundohemi dhe të gjejmë atë që na bashkon, me gjithë atë humnerë që na ndan. Ma ktheu me një tregim të bukur mbi gjyshen e vet, i cili diku në grykën e Rugovës, rrinte përpara shtëpisë buzë rrugës dhe i priste udhëtarët mysafirë – shqiptarë dhe serbë – me gëzim të njellojtë, dhe me trishtimin e tij kur lufta e shkretoi këtë krahinë dhe ai u priste më kot, që të bisedonte përsëri me dikë në mënyrë njerëzore. Domethënë, nuk ishim dhe aq të largët!!

Biseda, që i hapi rrugë… karburantit

U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kishta nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepet mundesia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri-tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gje më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër – të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkombëtare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, dmth derivatet aq të nevojshme për ne. “Zoti President, a kërkoni Ju, që Shqipëria të shkel sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?” më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.
“Zoti na ruajtë, – u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron psh ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështire që ta llogarisësh atë, në qoftë se nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër”. E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin…Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëherëshme ekonomike në Shqipëri, nga pikpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të Presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyre legale osë në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di.
Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyre të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që ne të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme.

Organizimi i trafikut të naftës
Pala shqiptare e pranoi propozimin tonë. Që tregtia në përgjithësi të ishte e mundur, nuk ishte e mjaftueshme që organet e tyre shtetërore të lejojnë tregtinë e vogël nëpërmjet liqenit (që të mbyllnin sytë), por duhej të krijonin mundësitë. -E para, kjo do të thoshte importimi në Shqipëri i sasive shumë më të mëdha të derivateve në krahasim me të zakonshmen, dhe e dyta – shitja e tyre në pjesën veriore të vendit, nëpërmjet shpërndarësve lokale të vegjël, dhe me kohë të dealer-ave (shpërndarësve) më të mëdhenj.
Nga ana jonë hapeshin shumë probleme të veçantë. Duhet të vendosej organizimi i shërbimeve shtetërore, që do të mundësonin marrjen e sasive të pritura të derivateve, por të mos lejohej edhe një lloj kaosi ekonomik. Ishte e qartë se benzina nuk ishte kruajtëse dhëmbësh, që të fshihej dhe të transportohej në xhep. Modeli, të cilin e kemi përcaktuar, meritonte të ishte i skicuar. Të paktën nga dy arse. E para, sepse besoj që ishte i suksesshëm dhe na vinte në detyrim që të mbahej mend. E dyta, që është më e rëndësishmja, se ai ishte i ndryshëm nga modeli i kontrabandes së cigareve nëpërmjet Malit të Zi (për këto do flas më vonë), i cili përcaktoi në mënyre vendimtare fatin politik dhe çdo fat tjetër të Malit të Zi – në vitet e mëvonshme deri në ditët e sotshme. Nëpërmjet Liqenit të Shkodrës (dhe në rrugët tokësore përreth), mjetet lundruese dhe të transportit tokësor kalonin pranë njësive ushtarake kufitare dhe policisë, pa u ndaluar dhe kontrolluar. Shkarkimi bëhej nga lokacionet e përcaktuara më parë, numri i të cilave duhej të ishte sa më i madh. Në një moment, ato do numëroheshin më shumë se tridhjetë. Me gjithë këto punë, merreshin private, që kishin krijuar lidhje me anën tjetër të kufirit. Faktikisht, ata ishin importuesit e naftës dhe organet shtetërore nga pikëpamja e ligjshmërisë së brendshme.
“Të gjitha pagesat ishin në monedhë të huaj cash dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura ishin veçanërisht të rendësishme në periudhen e hiperinflacionit”
Kështu i trajtonin. Kjo do të thotë që në vend të një “Jugopetrol”-i, patëm qindra e mijra petrole të vogla. Karakteristikat kryesore e një mënyre të tillë pune ishte mungesa e monopolit të dikujt mbi to. Cdonjeri mund të importonte derivatet e naftës dhe cdonjeri ishte i detyruar të kalonte të njëjtën procedurë të parashikuar nga ana e shtetit. Ajo karakterizohet me kontrollin e detyrueshëm në pikat e daljes së saj nga territori. Sasitë detyrimisht duhet të deklaroheshin dhe mbi këto duhet të paguhej taksa e parashikuar. Të tilla letra “të rregullta” ishin kusht për lëvizjen e lirë nëpër territorin e Jugosllavisë.

Teksti është marrë nga kujtimet e z. Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993, në librin me titull “Pravila Cutanje” 

 

Next Post
Kush është kryebashkiaku socialist me më shumë mandate, rekordin e thyen Adriatik Zotkaj i Poliçanit

Kush është kryebashkiaku socialist me më shumë mandate, rekordin e thyen Adriatik Zotkaj i Poliçanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Veliaj uron Kadarenë për 85-vjetorin: Xhevahir i letërsisë moderne shqiptare

Veliaj uron Kadarenë për 85-vjetorin: Xhevahir i letërsisë moderne shqiptare

January 28, 2021
Transparency International: Shqipëria mes vendeve me përmirësim domethënës në indeksin për Perceptimin e Korrupsionit

Transparency International: Shqipëria mes vendeve me përmirësim domethënës në indeksin për Perceptimin e Korrupsionit

January 28, 2021
Heqja e akcizës për karburantin/ Rama: Përfitues potencial të gjithë ata që kanë tokën e tyre apo me qera dhe që e punojnë

Heqja e akcizës për karburantin/ Rama: Përfitues potencial të gjithë ata që kanë tokën e tyre apo me qera dhe që e punojnë

January 28, 2021
“Më kanë braktisur të afërmit”/ Kush është i dënuari për vrasje që i dha fund jetës sot në burgun e Peqinit

“Më kanë braktisur të afërmit”/ Kush është i dënuari për vrasje që i dha fund jetës sot në burgun e Peqinit

January 28, 2021
Mesazhi i fortë i Metës: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike më 25 prill

Mesazhi i fortë i Metës: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike më 25 prill

January 28, 2021
Bledi Çuçi: OFL, moment kulmor në histori! Dhamë mesazhin e qartë se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë nga aktiviteti kriminal

Bledi Çuçi: OFL, moment kulmor në histori! Dhamë mesazhin e qartë se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë nga aktiviteti kriminal

January 28, 2021
Hajdari: Çfarë vlerë kanë ligjet kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar

Hajdari: Çfarë vlerë kanë ligjet kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar

January 28, 2021
Vota e emigrantëve/ Balla: S’gjej arsye pse demokratët e paepur, me patericën LSI e kundërshtojnë

Vota e emigrantëve/ Balla: S’gjej arsye pse demokratët e paepur, me patericën LSI e kundërshtojnë

January 28, 2021
“Nikla”/ Pranga 4 personave, kultivonin kanabis dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare

I kërkuar në Itali për pjesëmarrje në “grup kriminal” dhe “trafik droge”/ Kush është 35-vjeçari i arrestuar nga policia

January 28, 2021
Një rrugë në Tiranë merr emrin e aktorit të madh Agim Qirjaqi/ Veliaj: Nderojmë figurat më të çmuara të qytetit

Një rrugë në Tiranë merr emrin e aktorit të madh Agim Qirjaqi/ Veliaj: Nderojmë figurat më të çmuara të qytetit

January 28, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • Whatsapp: +355 69 57 123 23
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In