• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është kryebashkiaku socialist me më shumë mandate, rekordin e thyen Adriatik Zotkaj i Poliçanit

by Java News
01/07/2019 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon numërimi i votave në mbarë vendin për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, teksa një pjesë e mirë e bashkive kanë zbuluar tashmë drejtuesin e tyre të ri. Numërimi i votave në këto zgjedhje nuk ka sjellë asnjë surprizë, ku ashtu siç pritej, PS do të marrë të gjitha bashkitë.

Por, më i çuditshëm është fakti se disa bashki do të vijojnë të drejtohen nga i njëjti emër, prej shumë vitesh. Rekordin e thyen Bashkia e Poliçanit, në të cilën Adriatik Zotkaj ka marrë sot mandatin e pestë. Zotkaj do të drejtojë edhe për katër vite të tjera Poliçanin, pasi në këto zgjedhje ka arritur të fitojë me 4681vota.

Ai drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit, që drejton prej 15 vjetësh. Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2015, ai fitoi me 72.46% të votave.

Gjithashtu, disa kandidatë të tjerë të PS kanë arritur të marrinë mandatin e tretë. Të tillë janë kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, dhe ai i Himarës, Jorgo Goro. Të dy këta kryebashkiakë do të drejtojnë edhe për katër vite të tjera nën siglën e PS, duke u bërë kështu drejtues të këtyre bashkive për 12 vite me radhë./BW

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Nuk lejoi hapjen e qendravë të votimit, arrestohet i riu në Shkodër

VIDEO/ Nuk lejoi hapjen e qendravë të votimit, arrestohet i riu në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com