• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kur nuk votohesh, si mund të fitosh Gaz ?

by Artur Ajazi
07/06/2020 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

“Ne ç’montuam kapjen e komisioneve, ne fituam, ne ja hodhëm Ramës, ne do të fitojmë”. Këto dhe shumë batuta barcaletash të vjetëruara tashmë, janë disa prej thënieve “gjeniale” të sekretarëve të SHQUP-it, lidhur me firmosjen pa kushte të marrëveshjes mes partive, nga kryetari  në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Edhe në dy ditët e fundit, nga selia “bllu”, kanë dalë deklarata dhe recitime shtypi, nga ku Gazi, besniku i partisë ka deklaruar se “PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës, ne i ç’montuam kapjen e konisoneve zgjedhore, bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë”.

Gazi, je i bindur thellë në vehten tënde se Partia e Lulzimit do të fitojë  zgjedhjet  në 2021, vërtetë  beson se në derexhenë ku jeni katandisur, ka akoma shqiptar tu japë vota, vërtetë beson se shqiptarët kanë harruar se ju, sa ishit në pushtet e bëtë “lesh e li” shtetin, gjykatat, prokuroritë, policinë, arsimin, ushtrinë, se nuk  latë injorant me shkollë nate, pa e bërë drejtor, shef komisariati, apo  dhe oficer policie ?  Vërtetë ti  Gazi, beson se Partia e Lulzimit që firmosi marrëveshjen (si Çeçua) ka gjasa dhe këllqe  të fitojë zgjedhjet, edhe se ju i paskëshi  “ç’montuar Ramës komisionet” ?

Vërtetë mendon dhe beson ti Gazi se, ka shqiptar të japë votën për ju, kur kujton tmerret e protestave  e demostratave dhe  djegiet e institucioneve, edhe pse aktet e tilla u dënuan thellësisht nga faktori  ndërkombëtar ?  E beson vërtetë tregimin imagjinar të “udhëheqësit” se, “ky regjim  do të marrë fund, ne do të fitojmë”, kur keni qysh nga 2013 që nuk fitoni  asnjë palë zgjedhje, kur keni 3 vjet që keni braktisur votuesit tuaj, kur keni mbi  50 per qind të mbështetësve kundër, apo dhe një pjesë e mirë e tyre e larguar nga PD.  Kësaj  i thotë, “kur nuk  të duan në fshatin tënd, si kërkon të bijën e priftit”, pra kur nuk  të votojnë  as në  partinë tënde, si mund të mendosh se “tani  që firmosëm marrëveshjen, ja hodhëm, fituam, e rrëzuam Ramën”.

Gjithsesi bëni  mirë që jetoni me imagjinata, ëndërra, meditime, dhe duke projektuar “të ardhmen e partisë” nën hijen e SHQUP-it, sepse ndryshe do tu dukej  gjithçka  e zezë  pastaj. Kur nuk  votohesh, kur nuk të votojnë, kur  nuk të afrohen, kur nuk të dëgjojnë, kur  nuk  të besojnë, kur nuk  të përkrahin, apo kur të urrejnë, si mund të dalësh në mexhilis, dhe të thuash “ne  ç’montuam Ramën, ne do të fitojmë”. Duhet  të rriteni  Gazi, duhet të ndryshoni, të kuptoni  dhe reagoni, duhet të zbrisni  me “këmbë në tokë”, dhe ta nisni nga e para. Dhe të bëhet kjo, natyrisht në atë parti  duhet bërë “qilizmi”, që nuk bëhet prej 30 vitesh, ashtu siç ka bërë partia e Edi Ramës. Por ju këtë nuk  e bëni, sepse nuk  guxoni, sepse nuk keni kurajo,  nuk  ju  lë “udhëheqësi” juaj, sepse  jeni  kthyer në kukulla  robotike me programim  4  vjeçar. Lulzimi nga ana e tij i është rikthyer  melodisë së vjetër, duke deklaruar se “kandidatët do ti zgjedhë baza”. Gënjeshtër e kthyer  në realitet, mashtrim i servirur bajatshëm nga kryetari  në detyrë i një partie që kurrë nuk  ka  zgjedhur  kandidatë nga “baza”, por  ka  futur në lista kukulla  dhe manikina që  i kurdis  dhe i kontrollon  Lulzimi  me “çip”  nga distanca.

Next Post
A po largohet sërish Ilda Bejleri nga programi në televizion?!

A po largohet sërish Ilda Bejleri nga programi në televizion?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In