• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur një nënë vret veten dhe 3 fëmijët, shoqëria rrezikon humnerën

by Alba Malltezi
07/05/2024 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Vetëflijimi i një nëne me 3 fëmijë në lumin e Bunës, në pak distancë nga Kalaja e Rozafës, aty ku më të voglën e shtëpisë e sakrifikuan për të ndërtuar një kështjellë shekuj më parë, na bën të mendojmë se legjenda nuk është aq legjendë dhe se vija që na ndan nga errësira e shekujve është fare e hollë, e brishtë.

Ndërsa opinioni publik është egërsuar për mbajtje karrigesh pushteti, frikë humbje, apo tmerr mosfitimi të të njëjtave karrige, pakkush kujdeset për indet që na mbajnë lidhur mes njëri-tjetrit si njerëz, si individë. Pakkush harxhon frymë, energji, të shpjegojë se asnjë grua nuk është pronë e bashkëshortit, asnjë fëmijë nuk është pronë e prindërve dhe se hakmarrja, ofendimet, presionet, dhuna, janë bij të errësirës dhe sjellin vetëm fatkeqësi.

Në vendin tonë të vogël të gjithë dinë gjithçka e duan të thonë të tyren për Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, pastaj për Biden, Soros, Ukrainën, Palestinën, për teori të konspiracionit megauniversal e vargje të Majakovskit, Dantes e filozofi të Frojdit, e lëre pastaj për Big Brother apo të tjera spektakle të hareshme, por nuk marrin mundimin të shërojnë plagët e hapura të një nëne të re, e cila me siguri, prej vitesh është rrëzuar në humnerën e depresionit, të dhunës, të mungesës së vetëvlerësimit, të paaftësisë së kuptimit që Ajo dhe vetëm ajo është në qendër të botës magjike dhe se sa qesharake është të masësh vetveten me dashurinë apo tradhëtinë e një bashkëshorti.

Me nënën e re të Shkodrës dhe me 3 fëmijët e saj të mitur, është fundosur në thellësinë e Bunës një pjesë e ne të gjithëve. Kemi mbetur pak, shumë pak për të vazhduar të jemi kaq të egër me kë nuk biem dakord, me kë nuk na pëlqen, me kë nuk bëhemi më. Në vend që të përqëndrohemi tek e bukura dhe tek e mira e të përmirësohemi dita ditës, mbërthehemi tek difektet, veset, shëmtia e të tjerëve, gjë që nuk duhet të na tërheqë dhe as të na interesojë.

Një nënë që sjell në jetë 3 fëmijë të bukur si drita, e ka kryer misionin e shenjtë dhe tepër të vështirë të saj; por vetësakrifikimi i 3 fëmijëve dhe i vetes, lë pas një plagë që duhet të bëjë të reflektojnë dhe të veprojnë me urgjencë më të aftit dhe më të mirët mes nesh.

Next Post
Konfirmimi: Armando Broja largohet nga Chelsea

Konfirmimi: Armando Broja largohet nga Chelsea

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Keni pare ju qe 1 grua e pasur pasi te ndahet te vetevritet JO kete e bejne vetem grat e varfera.kjo nen vrau veten dhe femijet sepse ishte e varfer sepse pas ndarjes nga bashkeshorti ajo do dite jashte shtepise ne mes te 4 rugeve shteti Shqiptar qe kur u ndrua sistemu nuk ka asnje ligj te ndihmoje keto gra te varfera.Enveri kishte te drejte qe thoshte kapitalizmi nuk eshte i mire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In