• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Kur nisi lufta ishim live”/ Ambasadori shqiptar në OKB tregon “Pallatin e Qelqtë”: Me delegacionin rus kemi marrëdhënie korrekte!

by Java News
17/05/2022 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur nisi lufta ishim live”, ambasadori shqiptar në OKB tregon

Në intervistën për “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, ambasadori ynë në OKB, Ferit Hoxha, rrëfen momentin se si e morën vesh nisjen e agresionit rus në Ukrainë.

Hoxha tregon ndër të tjera, se pavarësisht qëndrimeve të shprehura hapur ndaj Rusisë për këtë çështje, me delegacionin rus ruan marrëdhënie korrekte, pasi sic u shpreh ai qëndrimet e shteteve nuk konsiderohen si qëndrime personale, në OKB.

“Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që jam shkëmbyer në korridor dhe nuk më ka thënë ‘Mirëdita’ apo ‘Mirëmëngjes’, nuk e kemi injoruar njëri-tjetrin. Ato që kemi për të thënë i kemi thënë në takime të hapura e të mbyllura. Ka një rregull të artë në këtë sallë por edhe jashtë kësaj salle. Qëndrimet e vendeve nuk janë qëndrime personale dhe nuk merren si qëndrime personale. Kordialiteti, shpeshtësia e takimeve varet nga shumë faktorë, por diplomatët janë të regjur për të mos ngatërruar pozicioni personal me qëndrimin e shtetit apo vendit të tyre. Ne jemi 15 vende, ka pak rëndësi e duam apo nuk e duam njëri-tjetrin, ne jemi mandatuar për të punuar bashkë. Nëse nuk punojmë bashkë, shkaktojmë pasoja te të tjerët dhe emocionet tona, zgjedhjet tona nuk mund të ndikojnë në atë që është detyra jonë parësore.” u shpreh Hoxha, i cili ndër të tjera rrëfeu edhe momentet e përjetuara në OKB, qofshin këto dramatike, apo komike.

“Duke qenë përballë kamerave aktorë të ndryshëm i flasin ndonjëherë jo thjesht këshillit por edhe audiencave kombëtare. Gjithmonë ka momente dramatike. Elementi më dramatik ka qenë më 23 shkurt në New York. Ne bashkë me ekipin e SHBA ishin përgatitur për disa skenarë dhe nga informacionet që kishim ne, SHBA, vende të ndryshme që merrnim mendohej se do niste agresioni rus në Ukrainë. Pas folësit të tretë, atë ditë ne ishim folësit e parë, në cilësinë e penëmbajtësit, nga burime të ndryshme, bëhet e qartë që sulmi ka filluar dhe në atë moment ne do të ripërshtatnim strategjinë tonë dhe do rimerrnim fjalën për të përshtatur shumë shpejt ndërhyrjet. Ka qenë moment dramatik sepse edhe pse kishim informacione, edhe pse inteligjenca amerikane kishte publikuar muaj të tërë, gjithmonë mendonin se mbase arsyeja do triumfojë në moment të fundit. Nuk triumfoi. Në atë moment ne kishim përshtypjen se as vetë delegacioni rus nuk e dinte për fillimin e operacionit. Momente komike, më të çlirëta janë gjatë konsultimeve, kur ne i  adresohemi njëri tjetrit me emrin e parë. Pra, nuk themi shkëlqesi, por në mënyrë direkte. Në këto moment i drejtohemi me ngacmime, me ironira që kërkojnë një reagim të shpejtë që mos humbësh faqen në sy të të tjerëve”, vijoi më tej Hoxha.

Next Post
Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Sfiduesi i Berishës Ibsen Elezi takim me demokratët në Fier, e shoqëron një deputet!

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Sfiduesi i Berishës Ibsen Elezi takim me demokratët në Fier, e shoqëron një deputet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

January 21, 2026
PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

January 21, 2026
I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

January 21, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij

January 21, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

January 21, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

January 21, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In