• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur ngrenë Hoxhën nga varri

by
25/05/2015 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli / Urrejtje e dashuri me indiferencë në mes.

Në të paktën tre-katër raste në vit, në Tiranë, Përmet a gjetkë, pranë ndonjë monumenti të Luftës së Dytë Botërore apo dhe në Varrezat e Dëshmorëve, shfaqet Enver Hoxha. Me ca foto të vjetra, me ngjyra gjithmonë e më të zbehta, me mënyrën e zakonshme të pozimit përpara aparateve fotografikë të udhëheqësve të hershëm sovjetikë. Ata që mbajnë fotot e tij janë gjithashtu si të dalë nga ajo kohë, të vjetër dhe ngjyradalë. Dhe pastaj, ripërsëritet me besnikëri e njëjta skemë: një palë politike akuzon tjetrën për nostalgji, restaurim të personazheve dhe mendësive të diktaturës, pala tjetër, shpesh si e zënë në kompleks faji, mohon tërësisht dhe sulmon duke thënë se pikërisht mendësitë komuniste ndodhen tek pala tjetër. Sipas parimit, sa më shumë ndryshon aq më shumë është e njëjta gjë. Dhe nëse flitet për autoritarizëm, sa për të marrë një shembull apo për drejtim me dorë të hekurt të vendit, mbështetur në polici, në shërbimet e fshehta, në përndjekje për shkak të bindjeve politike, rastet tek e djathta tradicionale e Doktor Berishës janë të shumëfishta. Por në një vend si Shqipëria, ku forma në politikë vazhdon të jetë shumë më e forta se përmbajtja, formalisht të majtët konsiderohen ende më pranë një diktature e cila ka lënë pas në përmbajtje vetëm bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës.

Plot 30 vjet mbas vdekjes, ish-diktatori komunist është ende në gjendje të ndajë dhe të përçajë shqiptarët, por fatmirësisht gjithmonë e më pak. Atë ose e duan shumë, ose e urrejnë shumë! Madje, edhe një brez të ri që pak, shumë pak di për të, trashëgon kryesisht nga familja, dashuri ose urrejtje për njeriun që drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore, por që në thelb është tërësisht indiferent ndaj tij. Takimi i tyre me këtë pjesë të historisë moderne të vendit që ngjan se ka shekuj që është lënë pas, është vetëm lëvizja e lirë në ish-Bllok, ku tashmë për ta, edhe toponimet e hershme kanë ndryshuar. Ata njohin më mirë emrat e lokaleve se të thonë, shtëpia e Enverit, siç e njeh brezi para tyre. Ata e kanë të pamundur të kuptojnë sesi ajo zonë e kryeqytetit ruhej nga ushtarë të armatosur me kallashnikovë, pavarësisht se kallashnikovin e njohin fatkeqësisht ende shumë mirë. Të shëtitur nëpër botë, shumë me shkollim jashtë dhe me një pasaportë që i bën të jenë pothuaj qytetarë evropianë, pjestarët e këtij brezi e kanë të pamundur të konceptojnë edhe Spaçin, edhe Shtëpinë me Gjethe, edhe atë mekanizëm ideologjik që mbante mbërthyer prindërit dhe gjyshërit e tyre. Eshtë gjë e mirë apo e keqe kjo indiferencë, kjo është histori tjetër, por e padiskutuar është që Hoxha tashmë është vetëm pjesë e historisë.

Ka ende shumë paqartësi për Enver Hoxhën, për rolin që ka luajtur, për gjithë atë ngrehinë tmerri që ndërtoi në Shqipëri, njëlloj si pothuaj në gjysmën e botës. Kjo paqartësi shkaktohet nga shumë arsye dhe njëra nga to është se për Hoxhën, me përjashtime fare të rralla, është folur vetëm politikisht dhe nga politikanë, shumica dërmuese e të cilëve është nën nivelin mesatar të qytetarëve. Për Hoxhën dhe regjimin e tij flasin rrobaqepës e kuzhinierë, njerëz që i kanë dhënë dorën në kooperativën që vizitonte apo lulishtarët që merreshin me bahçen e shtëpisë, por ende jo historianët. Ai është vizatuar vetëm me dashurinë e verbër të së djeshmes dhe me urrejtjen po të verbër të së sotmes dhe vetëm nga politika. Ndoshta ka ardhur koha që edhe ato shfaqjet e fotove të zbehta të tij tre apo katër herë në vit, herë para ndonjë monumenti të Luftës së Dytë Botërore, herë në Varrezat e Dëshmorëve, të kalojnë me indiferencë. Sepse ai as tremb kënd me rikthim dhe as afron kund nostalgji. Enver Hoxha është vetëm e shkuara. E afron në të tashme vetëm një politikë që kur sulmon kujton vetëm agresivitetin e tij të dikurshëm dhe kur mbrohet, demonstron komplekset e pakuptimta ndaj një trashëgimie që në fakt i përket të gjithëve.

Next Post

Veliaj e kap me kandidatët e pavarur: Janë të Saliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet kontrolli kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Fluks i lartë peshuesish drejt Shqipërisë / Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore

July 25, 2026
Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

July 25, 2026
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

“Beteja” e re e presidentit, Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

July 25, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje

July 25, 2026
Drejtori i Mbrojtjes Civile zbret në Kakavijë dhe shpërndahen ushqime për qytetarët

Greva e grekëve prek qarkullimin, të hënën ndërpritet për disa orë lëvizja në Kakavijë

July 25, 2026
VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

July 25, 2026
Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

July 25, 2026
Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

July 25, 2026
Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

Brenda “Boardwalk”, jahti luksoz 450 milionë dollarësh i ambasadorit amerikan në Itali

July 25, 2026
Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In