• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj e kap me kandidatët e pavarur: Janë të Saliut

by
25/05/2015 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, prezantoi sot programin për shtimin e hapësirave të gjelbërta të kryeqytetit.

Në fjalën e tij Veliaj tha se programi i tij mbështetet në 5 projekte madhore. Por si gjithnjë Veliaj nuk mund të qëndronte pa akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se nuk ka mbajtur asnjë premtim për dyfishimin e hapësirave të gjelbërta.

Por pjesë e akuzës së Veliat u bënë edhe kandidatët e pavarur dhe që sipas tij janë të Saliut. Në fjalën e tij të akuzave, kandidati i majtë u shpreh edhe për Shkëlzen Berishën, që sipas tj ishte ai që dha lejet në Tiranë.

“Ku është dyfishimi i hapësirave të gjelbërta. Tek 60 lejet e ndërtimit që u dhanë. Tek Diga, tek Kaprico në bllok, jetimorja në Tiranë, i vetmi shesh pushimi që kishte shtëpinë. Nuk e di a e patë emisionin, por unë nuk kam turp, sepse nuk jam as si kandidati rival as si këta të pavarur të gjithë të Saliut meqë ra fjala që thonë e kanë fajin të gjithë. Jo jo këto janë lejet e Saliut, janë lejet e Shkëlzenit. Këto kanë emra, nuk është përgjegjësia e të gjithëve. Ndaj dhe përgjegjësinë do ta bëjmë me emër edhe bllokimin me emër edhe ndryshimin do ta bëjmë me emër”, tha ai.

Veliaj bëri publike projektet e mëdha nëse do të marrë drejtimin e kryeqytetit në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërkohë që firmosi dhe kontratën me qytetarët që përbëhet nga 4 pika.

1 -Bulevardi i ri i Tiranës

Do të shtrihet në një zonë ende të pazhvilluar në aspektin urban. Do të jetë zgjatim i bulevardit ekzistues, do të gjallërojë zonën me hapësira shërbimesh e aktivitetesh rekreative dhe do të krijojë një sërë hapësirash të gjelbra, duke funksionuar si një park qendror. Do të përfundojë në lumin e Tiranës, ku do të realizohet projekti i Parkut T.

2- Parku i Integruar i Liqenit dhe Parku Olimpik i Tiranës

Projekti do të mbrojë hapësirën ekzistuese të liqenit dhe do ta zgjerojë atë duke e integruar me Parkun Zoologjik, Kopshtin Botanik dhe Parkun Olimpik. Do të ketë investime infrastrukturore dhe ndriçim të rrugëve. Parku Olimpik do ndërtohet tek kompleksi Dinamo dhe do të jetë kompleksi i parë në vend që do të përmbledhë të gjitha federatat sportive në ambiente mjaft cilësore.

3- Kopshti Zoologjik

Do të kthejë një nga kopshtet më të trishta në botë në një park zoologjik me standarde bashkëkohore. Numri i kafshëve do të rritet dhe kafshët nuk do mbyllen më në kafaze, por do të qëndrojnë në mjedise të hapura të ngjashme me habitatin e tyre natyror.

4- Parku i Besimit

Park që do jetë simbol i harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri. Do ndërtohet përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të mbillen pemë e bimë që përmenden në Librat e Shenjtë.

5- Parku i Liqenit të Kasharit dhe Liqenet e Tiranës

Liqeni i Kasharit do të kthehet në një park të madh çlodhës që do të ofrojë shërbime unike për banorët e Tiranës metropolitane dhe banorët e zonave periurbane e rurale. Parku do të ofrojë mjedise për shëtitje në pyll, agro-turizëm, plazh si edhe sporte të ndryshme ku veçohet pista e notit. Nga këtu do të nisë një shteg që do lidhë Liqenet e Tiranës duke krijuar një korridor rekreacional për ecje, ekskursione e çiklizëm.

5 pikat e kontratës për hapësirat e gjelbra:

1. Rehabilitim dhe gjelbërim i 6000 m2 hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë;

2. Rigjenerim dhe transformim i ish-zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit;

3. Aplikim i projektit “Fasadat e Gjelbërta” me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale;

4. Identifikim dhe shndërrim i hapësirave potenciale brenda blloqeve të banimit në hapësira të gjelbërta në partneritet me komunitetin dhe bizneset e zonës;

5. Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre.

Next Post

Dako përuron rrugën e Marinës: Shërbimi ndaj qytetarit motoja e punës sonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëbimi/ Shkupi shpall persona ‘non-grata’ tre diplomatë rusë, Moska: Akt armiqësor dhe i papërgjegjshëm!

Plagosja e Shkupit shqiptar

July 25, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

July 25, 2026
206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

July 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 26 Korrik 2026

July 25, 2026
Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

“Mezi pres të bëhet shembulli”/ Braçe: Nuk më nxori askush nga mbledhja. Dola sepse…

July 25, 2026
Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

Kostoja e pasigurisë ekonomike, veprat penale dhe proceset gjyqësore ngarkojnë me kosto ekonominë

July 25, 2026
Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

July 25, 2026
Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

July 25, 2026
Hiqet kontrolli kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Fluks i lartë pushuesish drejt Shqipërisë / Qytetarët nga Kosova zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore

July 25, 2026
Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Detaje nga sherri në Durrës / U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In