• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur New York Times dekonspironte Sali Berishën: Do autonomi, jo Pavarësi për Kosovën!

by S M
25/05/2019 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimi i mëposhtëm i NYT i përket vitit 1996.

Në të, presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në kulmin e krizës së Kosovës, kërkonte autonomi, jo pavarësi për këtë të fundit.

Sot ai del e çirret se Hashim Thaçi, ai që ka luftuar për pavarësinë e Kosovës me armë në dorë, bashkë me Edi Ramën, duan të dorëzojnë kufijtë e Kosovës, dhe shfaqet si “shpëtimtar”.

Ashtu si në ’96-n!

Shkrimi i plotë i NYT     

A do të shpërthejë situata në Kosovë?

Marrëveshja e Dejtonit mund të kishte sjellë pak paqe, qoftë edhe të përkohshme në Bosnjë. Megjithatë, një tjetër krizë po zien në Kosovë, në provincën më jugore të Serbisë. Situata në këtë provincë mund të shkaktojë një tjetër vatër dhune etnike në Ballkan.

Kosova, me një popullsi prej 2,5 milionë banorësh, ku shumica dërrmuese janë shqiptarë dhe ku Beogradi ushtron represion, kërkon pavarësi.

Vendimi i marrë gjashtë vite më parë nga presidenti i Serbisë, Slobodan Milosheviç për t’i hequr Kosovës statusin e autonomisë që, ajo e gëzonte që prej vitit 1974, sipas kushtetutës së Jugosllavisë, shkaktoi indinjatë të madhe mes shqiptarëve, të cilët përbëjnë edhe 90% të popullsisë të këtij vendi.

Shqiptarët mbajtën dhe një referendum dhe votuan në favor të pavarësisë, një vendim ky që u pasua me krijimin e një qeverie në mërgatë.  Ndërkohë, fëmijët u hoqën nga shkollat shtetërore, duke u integruar në një sistem shkollor “ilegal”.

Vitin që shkoi, pasi marrëveshja e Dejtonit njohu një republikë serbe në Bosnjë–e realizuar kjo gjë nën forcën e armëve– disa nacionalistë kosovarë ishin të bindur për faktin se militantizmi në rritje do të arrinte të fitonte mbështetje ndërkombëtare.

Nëse një agjitacion i tillë me karakter nacionalist çon në dhunë dhe në kaos, atëherë kjo situatë mund të përçohet edhe në Maqedoni, një shtet mjaft i brishtë me një popullsi prej 23% shqiptare. Nga kjo situatë mund të preket edhe Greqia, Shqipëria dhe Bullgaria. Diplomacia amerikane duhet ta shmangë këtë rrezik.

Ndërkohë që marrëveshja e Dejtonit nuk e përmend Kosovën, në  dokumentin përmbledhës të bisedimeve thuhet se Serbia do të vazhdojë të përballet me sanksione derisa të adresojë një sërë çështjesh shqetësuese, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Situata në Kosovë mund të qetësohet nëse administrata Klinton e përsërit këtë qëndrim dhe ushtron presion mbi Beogradin zyrtar për të ndalur dhunimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe të lejojë rikthimin e autoriteteve shqiptare në sistemin shkollore.

Pas disa takimeve që Qendra për Veprime Parandaluese e Këshillit të Marrëdhënieve të Huaja zhvilloi me drejtues shtetërorë në Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri dhjetorin e shkuar, u konstatua se marrëveshja kishte krijuar mundësi për një zgjidhje afatgjatë.

Ne konstatuam po ashtu se qëndrimet e serbëve dhe të shqiptarëve ishin mjaft të ndryshme nga njëri-tjetri për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në një të ardhmen të afërt. Asnjë drejtues serb nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë nga Kosova, të cilën Beogradi e sheh si një pjesë të pandashme të historisë dhe kulturës serbe.

Presidenti Milosheviç po ashtu ka mohuar se shqiptarët në Kosovë mund të jenë keqtrajtuar. Ndërkohë, drejtuesit kosovarë vazhdojnë të këmbëngulin te pavarësia.

Megjithatë, hapa drejt gjetjes së një kompromisi janë ndërmarrë. Ndonëse presidenti Milosheviç nuk binte dakord për bisedime, ai ra dakord me sugjerimin tonë që një zyrë e Agjencisë së Informacionit të SHBA-së (Departamenti i Shtetit më pas konfirmoi që kjo do të realizohej) të hapej në Kosovë. Atje nuk ka pasur prani ndërkombëtare që në vitin 1993 kur Beogradi e dëboi zyrën e OSBE-së, e cila monitoronte të drejtat e njeriut.

Drejtuesit kosovarë na thanë se ishin të gatshëm që këtë pavarësi ta realizonin në mënyrë graduale. Njëri prej tyre foli për një shtyrje të pavarësisë, ndërkohë që palët diskutonin marrëveshje të ndërmjetme, duke filluar, ndoshta, me rikthimin e autonomisë.

Ne takuam po ashtu presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili më pas i nxiti kosovarët të shqyrtonin mundësinë e një zgjidhjeje që kishte si bazë autonominë dhe jo pavarësinë.

Për t’i promovuar akoma më shumë këto ide konstruktive, administrata Klinton duhet të dërgojë një të dërguar të posaçëm në Ballkanin jugor në përpjekje për të filluar negociatat dhe për të paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar ndaj çdo rreziku që kanoset. Ne nuk duhet të presim derisa ndodhin mizori të tilla që ndodhën në Bosnjë, për të ndërmarrë veprime.

Linku i shkrimit: NYT

Next Post
Lleshaj: Protestat, unë do të zgjidhja vetëm 5-6 policë për të mbrojtur institucionet

Lleshaj: Protestat, unë do të zgjidhja vetëm 5-6 policë për të mbrojtur institucionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In