• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur ndodh arresti kardiak

by
12/07/2015 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arresti kardiak ndodh kur zemra papritmas ndal rrahjet. Shumica e njerëzve që pësojnë një ndalje të tillë vdesin, por një komision i qeverisë amerikane sapo ka lëshuar rekomandime për të përmirësuar shanset e mbijetesës.

Kur zemra e dikujt ndalon së rrahuri, çdo sekondë është e rëndësishme. Doktor Lance Becker i Komisionit IOM për Arrest Kardiak thotë:

“Një arrest kardiak ndodh ku rrahja mekanike e zemrës ndalon papritur dhe ky është rast urgjent, sepse vdekja ndodh nëse nuk ndërhyhet brenda pak minutave.”

Dr Lance Becker morri pjesë në komisionin që shqyrtoi procedurat e arrestit kardiak për Institutin Amerikan të Mjekësisë.

Arresti kardiak nuk është infarkt, edhe pse mund të çojë në një të tillë. Infarkti shkaktohet nga një arterie e bllokuar që ndërpret furnizimin me gjak të muskulit të zemrës. Kjo nuk është domosdoshmërisht vdekjeprurëse.

Arresti kardiak ndodh kur ritmi i zemrës ndërpritet. Shansi për të mbijetuar është më pak se 6 për qind, kur ndodh jashtë mjedisit të spitalit. Për të përmirësuar shanset, Dr Becker thotë se grupi i studimit nxjorri rekomandime që përfshijnë spitalet, ndihmat e urgjencës dhe publikun.
“Gjëja më e rëndësishme për Amerikën është të ketë një sistem ndihme të plotë që mund të fillojë të jepet që në rrugë.”

Rekomandimet përfshijnë më shumë trejnime në mënyrë që qytetarët e thjeshtë të mund të ushtrojnë dhënien e frymëmarrjes artificiale për ta bërë zemrën të filloi përsëri të punojë. Ata gjithashtu mund të mësojnë të përdorin një defibrilator të jashtëm, pajisje që dërgon shok elektrik në zemër në përpjekje për ta kthyer në ritmin e saj normal.

Përveç kësaj, grupi i studimit dëshiron të krijojë një regjistër kombëtar për të vëzhguar punën, për të identifikuar problemet dhe për të ndjekur përparimin në trajtimin e arrestit kardiak.

“Këtu përfshihet i gjithë sistemi i kujdesit, që nga kapja e hershme e  arrestit kardiak, frymëmarrja artificiale dhe dërgimi në kohë  në spital dhembledhja e të dhënave për të parë nëse ka nevojë për të përmirësuar mënyrën e reagimit.”

Tani për tani vetëm rreth 3 për qind e amerikanëve kryejnë trajnim vjetor për frymëmarrje artificiale, ndërsa edhe më pak dinë se si të përdorin një defibrilator.

Dr Becker thotë se për shkak të rritjes së incidenteve te arrestit kardiak në vendet në zhvillim, si qeveritë dhe një grup ndërkombëtar mjekësor janë të interesuar për gjetjen e mënyrave për të siguruar kujdes më të mirë të pacientëve pas arrestit kardiak dhe për të shpëtuar jetën.

Next Post

VIDEO/ Çorapet rezistente ndaj ujit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

February 19, 2026
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

February 19, 2026
Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

February 19, 2026
Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

February 19, 2026
Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

February 19, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In