• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur mendimi opozitar “merr malet”

by Mero Baze
21/07/2026 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shkuarja e Edi Ramës në Theth, një vit pas prishjes së ndërtimeve abuzive aty, dhe rikthimi i debatit rreth Paketës së Maleve tregon nivelin poshtërues të padijes që politika jonë ka për bujqësinë dhe fshatin.

Do të mjaftonte cektësia dhe lehtësia me të cilën thonë broçkulla për Paketën e Maleve për të kuptuar pse fshati shqiptar ka mbetur për 35 vjet rrugëve.

Kjo gjuhë në debatin publik tregon se problemi më i madh që ka opozita në Shqipëri është se nuk ka më në fokus problemet reale që ka Shqipëria, por ka fiksimet dhe paragjykimet e debilëve të saj që e përfaqësojnë publikisht.

Problemi kryesor që ka sot fshati shqiptar është se çështja e pronësisë mbi tokën, për shkak të ligjit 7501 dhe çështjes së pronës së patrashëgueshme të mbetur si pronë e “katundit”, kanë bllokuar ekonominë dhe e kanë bërë fshatin shqiptar të pafuqishëm të jetë kontribuues në ekonomi. Askush nuk mbjell dot fushat e Shqipërisë të parcelizuara me nga 500 metra katrorë dhe nuk zhvillon dot turizmin në male, ku turistëve befas u del para dikush me armë në dorë dhe u thotë: “Mos kalo nga toka e gjyshit tem.”

Kush e zgjidh këtë ngërç, në fakt zgjidh hallin e fshatit shqiptar. Qeveria aktuale nuk është se ka një plan të qartë për këtë gangrenë të madhe kombëtare. Ka vetëm disa arnime të problemit.

Për shembull, Paketa e Maleve duhet kritikuar si arnim i problemit dhe jo si zgjidhje e problemit. Ajo është një ofertë për pinjollët e banorëve të dikurshëm të fshatrave që kanë dëshirë t’i rizhvillojnë ato. Dhe oferta e qeverisë për ta është e thjeshtë: leje për të bërë biznes, por nuk u jep as pronësi dhe as siguri juridike të përhershme. Natyrisht është një hap përpara nga sa ishte situata, por jo një zgjidhje finale. Toka bujqësore e copëzuar është ende pa zgjidhje.

Një qeveri e guximshme shqiptare duhet të propozojë një reformë rrënjësore për pronësinë e tokës bujqësore në Shqipëri, e cila duhet të ndalë procesin e përjetshëm të ligjit 7501, që e lë tokën pa pronësi të qartë.

Të ashtuquajturat AMTP dhe shtyrja e vazhdueshme e vlefshmërisë së tyre është shtyrja e agonisë së bujqësisë shqiptare.

Shteti shqiptar duhet të vendosë një orë zero për eficiencën e tokës bujqësore në Shqipëri dhe duhet të detyrojë çdo posedues AMTP-je apo certifikate toke që ta funksionalizojë pronën e tij në shërbim të prodhimit bujqësor, për t’i dhënë ekonomisë të ardhurat që burojnë nga pronësia e tij mbi tokën. Reforma duhet të jetë e thellë dhe normalisht atipike, pasi zhvillohet në një vend ku edhe pronësia mbi tokën ka buruar nga një formë atipike. Shteti duhet të jetë i imponuar që çdo pëllëmbë tokë e Shqipërisë të punohet dhe të mos braktiset.

Tani, në vend që ta kritikojnë Edi Ramën pse nuk i bën reformat radikale, por thjesht arnon problemin, quajnë radikale Paketën e Maleve, vetëm se duan të thonë broçkulla pa e lexuar. Paketa e Maleve duhet kritikuar si hap gjysmak, madje si një kuadër ligjor që nxit vetëm biznese individuale e familjare, pa ndonjë siguri të madhe juridike.

Nuk mundesh që edhe të ankohesh se fshati po shpopullohet dhe, nga ana tjetër, të jesh kundër mundësive që krijohen për ta ripopulluar. Nuk mund të jesh edhe për zhvillimin e bujqësisë, edhe për ruajtjen e copëzimit të tokës bujqësore dhe zgjatjen e përjetshme të vlerës së AMTP-ve, që në fakt vetëm sa zgjasin agoninë e bujqësisë shqiptare.

Kjo tregon se ne në këto 35 vite nuk kemi humbur vetëm shansin që qeveritë të zhvillojnë një koncept të qartë mbi bujqësinë dhe të ardhmen e saj në raport me pronësinë mbi tokën, por kemi humbur shansin të kemi edhe një alternativë opozitare për këtë gjendje.

Unë e kuptoj se një grup marksistësh thotë broçkulla për tokën dhe fshatarët, por kur shikoj që partia më e madhe e opozitës, që e mban veten për të djathtë, ka shqetësim kryesor se Paketa e Maleve do t’i çojë oligarkët në fshat, e kupton që opozita e vërtetë “ka marrë malet”.

Problemi që ka fshati shqiptar është se ende nuk bind dot një fshatar të kthehet aty dhe nuk i mbush mendjen dot asnjë vajze të martohet në fshat. Fshatrat janë plot me djem beqarë, të cilët dikur ikin dhe i lanë prindërit vetëm aty, dhe me fusha të papunuara, sepse secili ka nga 500 metra tokë pa letra.

Kurse opozitarët tanë të Facebook-ut dhe Instagram-it kanë hall se mos u është mbushur mendja biznesmenëve të mëdhenj të investojnë në fshat. Por, kur të mbërrijë ajo ditë, na njoftoni se shpëtuam fshatin dhe Shqipërinë.

Next Post
Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares për sfidën me Luksemburgun

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, zbardhet axhenda e Kombëtares shqiptare, nga grumbullimi te stërvitjet

September 14, 2026
Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

September 14, 2026
“TikTok” ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me 9 ditë! Fazat e procesit të mbylljes së platformës

Turni i tretë dhe tik-toku

September 14, 2026
Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

September 14, 2026
Brad Pitt dhe Ines de Ramon “ndezin” turneun US Open, përqafime dhe puthje romantike

Brad Pitt dhe Ines de Ramon “ndezin” turneun US Open, përqafime dhe puthje romantike

September 14, 2026
Finlanda merr vendimin e rëndësishëm, do t’i bashkohet mbrojtjes bërthamore të propozuar nga Macron! Presidenti Stubb e konfirmon

Finlanda merr vendimin e rëndësishëm, do t’i bashkohet mbrojtjes bërthamore të propozuar nga Macron! Presidenti Stubb e konfirmon

September 14, 2026
Avokatja e Hashim Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të mbështetet në to, Prokuroria s’ka prova!

Avokatja e Hashim Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të mbështetet në to, Prokuroria s’ka prova!

September 14, 2026
Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

Lufta tregtare me SHBA-të, kryeministri kanadez Carney me sytë te investitorët për të shpëtuar ekonominë, kërkon 1 trilion dollarë investime

September 14, 2026
Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

September 14, 2026
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com