• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur mbetet jetim dhe Monumenti i Pavarësisë…

by
10/06/2015 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Qendra e Tiranës shquhet për dendësi objektesh që kanë histori të madhe pas, por që ndodhen në gjendje të rrënuar fizike. Hotel Dajti dhe Piramida janë dy simbolet e këtij shkatërrimi që e ka para syve çdo banor i qytetit, që kalon disa herë në ditë nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por punët janë me keq se kaq.

Nëse ju bie rasti të kaloni përmes Parkut Rinia, do të shihni diku në një cep të tij, një monument në ngjyrë të errët, që vetëm tre vjet më parë, kur festohej 100 vjetori i Pavarësisë, u inaugurua me shumë pompozitet. Fjala është për Monumentin e Pavarësisë, një vepër e Visar Obrijas dhe Kai R. Kiklas, e cila u shpall fituese asokohe pas një konkursi ku morën pjesë 61 artistë me 81 bocete. Sot, vetëm tre vjet pasi u afishua si një ndër momentet kyçe të ceremonive festive të Përvjetorit të Pavarësisë, monumenti në fjalë ndodhet aty i zhveshur nga një pjesë e pllakave dekorative, i shkarravitur nga gjithfarë duarsh vulgare me fjalë të ndyra dhe i “frekuentuar” jo rrallë nga ata që nuk kanë një banjo publike afër, për të kryer nevojat personale.

A ka më turp se kaq, për një vend që i beson  datave të tij të shenjta? A ka absurditet më të madh sesa të shohësh sesi institucionet shtetërore dhe ato lokale grinden mes tyre për kompetencat e mirëmbajtjes së momumentit dhe përgjegjësitë për gjendjen në të cilën ndodhet? Sot “Panorama” boton deklaratat e përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe të Bashkisë së Tiranës, të cilat duken më shumë si një polemikë banale fushate, sesa si marrje reale mbi vete të përgjegjësive, për të mos lejuar që të dehurit ta përdorin Monumentin si VC, apo që vjedhësit e skrapit ta zhveshin nga pllakat prej bronzi. Nëse lexon këto deklarime, gjithçka merr vesh, përpos fatit të monumentit tashmë të përdhosur.

Mirë se hotel Dajti dhe Piramida fshehin pas vetes interesa të mëdha biznesi të ndërtimit, po një monument që simbolizon aktin më të madh historik të shqiptarëve, pse duhet të braktiset në mënyrë kaq vulgare dhe arrogante nga shteti shqiptar?

 

Next Post

Sherr midis mësuesit dhe nxënësit (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In