• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur materia ta eklipson shpirtin

by Alfons Çupaj
06/11/2017 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfons Çupaj

Zemrën e kishte më të ftohtë se akulli i trashë i Antarktidës. Nuk i ndjente më kënaqësitë e mëdha që sjellin gjërat e zakonshme të jetës. Të bukurën nuk e dallonte dot me sy të lirë, pasi çdo gjë i dukej bardh e zi.

Nuk ndjente më asgjë.

As magjinë e ngjyrave të vjeshtës, as zhurmën e gjetheve që lehtë bien dhe bëhen përjetë një me tokën, as cicërimat e zogjve të paktë që kishin mbetur në qytet at prag dimri. Madje as ajrin që i pastronte mushkëritë e mykura nga bloza e cigares nuk e ndjente më.

Etja për t’u dukur e kishte zhbërë dhe ja kishte mbytur shpirtin. Zbukurohej, kollarisej dhe vishej bukur, por shpirti i shëmtohej çdo ditë. Parfumi i shtrenjtë nuk e sfumonte dot ligësinë që përçonte çdo fjalë e tij. Errësira kishte fituar mbi dritën. Shpirti i tij ishte në grahmat e fundit. Përpëlitej vazhdimisht për të fituar mbi trupin, por gjithçka dukej e pamundur. Në një kohë të shkurtër ishte përmbysur gjithçka. Mishi kishte fituar mbi spiritualitetin. Kënaqësia momentale trupore kishte fituar mbi kënaqësinë e përjetshme shpirtërore.

Në mënyrë të sforcuar mundohej të transmetonte karakter të fortë. Ishte kthyer qesharak deri në dhimbje. Miqtë dhe shokët e vërtetë i kishte braktisur, edhe pse ata nuk ja kthyen shpinën për asnjë moment. Tek e fundit çfarë i duheshin. I kishte të gjitha; para, pushtet, njerëz të fuqishëm. Dhe për diçka duhej vlerësuar. I fitoi shumë shpejt edhe pse nuk kishte bërë asgjë. As nuk kishte punuar, as studiuar, as…

Por papritmas, ditët e bukura mbaruan.

Nuk i kishte mbetur asgjë.

Jetonte i vetëm në një hapësirë të pafund dhomash e katesh. Ndjente dhimbje.

Vetëm atëherë e kuptoi që jeta prej mishi është një film me metrazh të shkurtër, që nis me dhimbje dhe përfundon me vdekje. Vetëm atëherë e kuptoi që kënaqësitë trupore janë sekuenca të shkurtra dhe përfundojnë në mënyrë fatale. E kuptoi që është mirë që të vdesësh për të kuptuar sa e bukur është jeta. Kuptoi se vetëm pasi të vdesësh kupton sesi duhet të jetosh. U tmerrua kur kujtoi sesi materia ja kishte eklipsuar shpirtin gjithë jetën. Kishte jetuar diçka që nuk ishte e tij.

Por, tashmë ishte vonë. Kishte vdekur bashkë me shpirtin. Ja kishte futur thonjtë në fyt gjithë kohës pa pikë mëshire.

 

Next Post
Rikthehen kasetat

Rikthehen kasetat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In