• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur mafioziteti reinkarnohet në politikbërje!

by Emin Azemi
27/02/2021 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoni, ndodhë që edhe fëmiun ta vrasin me paramendim, edhe të fusin në birucë, me të vetmin faj se je shqiptar. Kështu po ndodhë edhe me Sedat Aliun, babain e Almirit të vogël nga Kumanova, i cili duhet të vuaj 6 muaj  burg për shkak se në vetëmbrojtje e paska grrithë pak vrasësisin Boban Iliq. Babai i Almirti të vrarë po paguan haraçin e të qenit qytetar i rendit të dytë në këtë shtet, ku sistemi i pareformuar i  (pa)drejtësisë është zgjatim i politikave antishqiptare.

Nga Emin AZEMI

Plot vrasës nëpër Europë që kishin shtypur turma njerëzish me kamionë, po të jetonin në Maqedoni dhe, mundësisht, po të ishin maqedonas, tash do të lëviznin të lirë dhe gishtin e mesit do ta mbanin lartë e më lartë. Këta kamionxhi të çmendur, në Maqedoni pa problem do të mundnin të vazhdonin marshutën e tyre të vdekjes, sepse këtu ka plotë prokurorë e gjykatës, me të kaluar të dyshimtë, të cilët pa kurrfarë problemi dalin në anën e vrasësve dhe shkelin me dy këmbë mbi viktimat, që “rastësisht” mund të jenë shqiptarë.

Në Maqedoni, ndodhë që edhe fëmiun ta vrasin me paramendim, edhe të fusin në birucë, me të vetmin faj se je shqiptar. Kështu po ndodhë edhe me Sedat Aliun, babain e Almirit të vogël nga Kumanova, i cili duhet të vuaj 6 muaj burg për shkak se në vetëmbrojtje e paska grrithë pak vrasësisin Boban Iliq.

Babai i Almirti të vrarë po paguan haraçin e të qenit qytetar i rendit të dytë në këtë shtet, ku sistemi i pareformuar i  (pa)drejtësisë është zgjatim i politikave antishqiptare.

Prandaj kot njerëzit dalin në të ashtuqujaturat zgjedhje të lira e demokratike, për arsye se vlerat e demokracisë mund t’i fusë në një shishe shejtani një togë prokurorësh e gjykatësish dhe t’i shndërojë ato në qindra vite burgim për shqiptarë të pafajshëm.

Kot njerëzit dalin të votojnë, sepse procesi zgjedhor saora pëson deformim për shkak të pazareve dhe koncesioneve që iu bëhen vrasësve të 27 Prillit 2017, dhe për shkak të allashveresheve politike-mafioze me ish -shefin e Zbulimit, Sasho Mijalkov, i cili këtyre ditëve po i shijon ditët e ëmbla të “paraburgimit” në ndonjë dhomë të ‘Mariotit’. Është i njejti njeri që ngriti një sistem të tërë përgjimesh, përmes të cilëve ishte në gjendje të shantazhojë cilindo politikan në Maqedoni (!).

Pra në Maqedoni nuk mjafton të jesh i ndershëm, për të qenë i pafajshëm. Në Maqedoni, duhesh ta shantazhosh keq diken, që të shpallesh i pafajshëm dhe të shijosh frytet e amnistisë së pashpallur.

Mijallkovi është produkti më idiotik i reinkarnimit të mafiozitetit në politikbërje dhe çdo kush që provon ta zhbëjë këtë reinkarnim, shpallet ose renegat, ose destabilizues i shtetit prej kartuqi.

Siç po shkojnë punët me këtë “efikasitet” të lartë të sistemit të gjyqësisë në Maqedoni, është afër mendësh që, një ditë të bukur me diell, në Europë të hapet ndonjë shkollë e posaçme e prokurorëve dhe gjykatësve, me pedagogë dhe instruktorë nga Maqedonia. Këta të fundit, të “armatosur” me shejtanllëqet e tyre policoro-juridike, do të mund të përhapnin përvojat e tyre speciale në shndërrimin e vrasësve me paramendim në kundërvajtës të thjeshtë trafiku. Nuk besojmë që një shkollë e tillë do të mund të licencohet diku në Europë, por ka të ngjarë që këta prokurorë dhe gjykatës nga Maqedonia ilegalisht të hapin ndonjë kurs privat, në ndonjë podrum të Madridit, Berlinit, Parisit, Brukselit e gjetiu, ku do të mund të “trajnoheshin” terroristët e ardhshëm dhe pa problem do të diplomoheshin si vozitës të kualifikuar për vrasjen e njerëzve. Madje një klasë e posaçme do të mund të hapej për ata vozitës që e kanë në gjak vrasjen e fëmijëve dhe si demonstrim praktik mund të shërbejnë video-xhirimet amatore nga Kumanova ku shihet se si përfundon i shtypur për vdekje Amir Aliu nën rrotat e mercedesit të Boban Iliqit. (Është po i njëjti Mercedes që e priti derë hapur para dyerve të burgut vrasësin Boban, i cili papengueshëm mundet pas ndonjë ditë të përgatitet për vrasjen e radhës).

 

Me licencën e (pa)drejtësisë, që mban vulën e gjykatave në Shkup e Kumanovë, tash e tutje do të mund të pajiset çdo maqedonas etnik që e ka ndërmend të vret ndonjë shqiptar. Nëse licenca të tilla në të kaluarën legjitimuan inskenime montruoze, siç ishin rastet: “Sopoti”, “Monstra” “Alfa”, “Kumanova” etj. kush i pengon prokurorët që edhe në të ardhmen të mos licencojnë ngjarje të ngjashme, në të cilat shqiptarët do të jenë sërish viktimë, kurse inskenuesit të jenë pjesëtarë të strukturave shtetërore.

Pse, kush i pengoi këto struktura të mos inskenojnë rasttin e Spotiti, apo vrasjen e pesë maqedonasve të pafajshëm te Liqeni i Smilkovës dhe cili gjykatës a prokuror pati kurajon profesionale e qytetare të çjerr maskën e këtij inskenimi makabër?

Në korrik të 2015-tës , Goran Nakevski, babai i njërit nga fëmijët e vrarë në Liqenin e Smillkovës, pat deklaruar për mediat se nuk beson në gjyqësinë dhe prokurorinë e vendit.

“Nuk janë problem vetëm vrasësit, janë problem porositësit, motivi, financuesi i tyre pasi nuk mundet dikush për qejf të ngritët dhe të vrasë fëmijë. Prej shumë vitesh, sipas tij, shteti po e fsheh të vërtetën e rastit të Smillkovës”, pat thënë Nakevski

 

Nakevski madje paralajmëroi se do të ngrejë padi penale kundër ish-Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski, pasi ai dhe familjarët e tjerë vlerësojnë se ai ka vënë nën mbrojtje vrasësit e vërtet dhe porositësit e vrasjes se fëmijës së tij.

Në të njejta vale ishte edhe i akuzuari Fejzi Aziri, i dënuar me 15 vite burgim, në fjalën e tij ka kërkuar që Kryprokurori Publik, Lubomir Joveski, dhe prokurorja për Krim të Organizuar, Villma Ruskovska, ta vizitojnë atë në burgun e Shutkës, ose ta ftojnë, në mënyrë që tua dorëzoj argumentet dhe faktet mbi atë se kush është organizator, ekzekutues i vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Ndërkohë, një nga familjarët e të akuzuarve, Bedri Ajdari, u ka thënë gazetarëve se rasti MONSTRA është I montuar dhe ata që e kanë bërë këtë, janë munduar, sipas tij, që t’i zhdukin provat dhe se vendi ku ka ndodhur vrasja është mbuluar me asfalt për t’u zhdukur provat.

 

Por, sikur nuk u mjaftuan me këtë inskenim dhe këta shejtan budallenj, që vetes i thonë gjykatës e prokurorë, pa iu dridhur qerpiku i syrit, madje as vetulla e prerë e Fatime Fetait, dërguan në birucat e vdekjes një grup të rinjsh shqiptarë, për një vepër që ata s’e kishin kryer, por që duhej patjetër të shërbejnë si “mish për top” për të mbuluar një krim të konstruktuar mirë nëpër zyrat e shtetit.

 

Në këtë krejt histori të dhembshme, as një njeri normal nuk mundet t’i amnistojë ministrat shqiptarë të Drejtësisë dhe gjykatësit e prokurorët shqiptarë, në gjithë këtë periudhë inskenimesh monstruoze antiqshqiptare. Nëse ata kanë patur hall rrogat, kjo ka mundur të zgjidhet lehtë sepse shoqëria shqiptare pa kurrfarë problemi ka mundur t’iu sigurojë atyre të ardhura në këmbim të një qëndrimi më dinjitoz, që do ta shprehnin duke mos legjitimuar me prezencën e tyre shumë vendime skandaloze që kanë qenë të orientuara kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve.

Fundja, shumë gjenerata shqiptarësh në të kaluarën ishin vra dhe dergjur burgjeve për lirinë tonë të sotme, përfshi madje edhe lirinë e heqjes dorë nga posti që shpesh po shndërrohet në kartë legjitimimi të krimeve kundër shqiptarëve.

Në të kaluarën shumë shqiptarë u flujuan burgjeve, por jo që dikush sot ta gëzojë kolltukun e butë të lojalitetit, por që të zhvillojë beteja antidiskiminuese, madje edhe me çmimin e mbetjes pa kolltuk. Thonë se butësia dhe ngrohtësia e kolltukut ka njëfarë magjie, por me një kusht të vetëm: që ajo butësi  e ngrohtë të mos shndërrohet në peng të lirive kokektive të një populli.

Next Post
Babai detyroi djalin e tij të tregojë për krimin e bërë, e çoi vetë në polici (FOTO)

Itali/ Dhunoi dhe grabiti një prostitutë, pranga 25-vjeçarit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

5 turistë gjermanë kërkojnë ndihmë në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

5 turistë gjermanë kërkojnë ndihmë në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

July 19, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

July 19, 2026
Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

July 19, 2026
Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

July 19, 2026
Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In