• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Luli pret të rivijë si fitues nga rihumbja e Berishës

by Lorenc Vangjeli
03/10/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Pak më shumë se një gjysëm shekulli më parë, trojka e mrekullueshme e ekranit të filmit, i paharrueshmi Rikard Ljarja, i madhi Timo Flloko dhe dekani Demir Hyskja, shkëlqenin në filmin Kur zbardhi një ditë. Ky triptik me regji të Profesorit të tyre, Piro Milkani, afron ende magjinë e një kohe, që e kthyer mbrapsht, është pothuaj e pakuptueshme për raportet mes të mirës dhe të keqes, heronjve dhe tradhëtarëve apo të bardhës dhe të zezës.

Si për çdo gjë tjetër ku shqiptarët ndahen kokëfortësisht mes vetes, të gatshëm që statujën mbi çdo piedestal t’ja blatojnë herë heroit të njërës palë dhe herë ta shembin për të ngritur statujën e tjetrit që është tradhëtar për palën tjetër, edhe ky film ngjall emocione të kundërta ndër shqiptarë. Sot, ka një pjesë të mirë shqiptarëve që besojnë që partizanët e djeshëm janë vrasësit e vëllezërve të tyre, që ballistët janë viktima të luftës civile, por të gjithë bien dakort që gjermanët, janë thjesht gjermanë. Edhe kur kanë lindur të tillë, edhe kur janë shndërruar në gjermanë si Fredi Im nga Brryli në Unazën e Tiranës, që edhe mbas tre dekadash emigracion, mban një këmbë në veri të këtij vendi të madh dhe nuk ja ndan kurrë shpirtit, jugun e Shqipërisë.

“Ah, sikur të bjerë kjo urë! Dhe bashkë me të edhe ai komisari i mallkuar!”. Batuta e famshme e filmit, që e thoshte një kapiten gjerman i zënë rob, ndërkohë që Rikard Ljarja kalonte për provë në urën e sapondërtuar, po mbi një kamion gjerman, trofe lufte, përmendet ende shpesh në Tiranën e sotme. Bexhet Nelku e ndiqte me sy skenën dhe ai vetë ishte skicuar sipas besimit popullor që i shihte gjithë gjermanët të aftë të bënin gjëmën kur ishin me shokë dhe të nënshtruar dhe të rrënuar, kur e zinin rob partizanët.

Gjysëm shekulli më pas, në kostumin e Nelkut, por jo nën uniformën e tij ushtarake pa spaleta, është një shqiptar i njohur që ripërsërit të njëjtën batutë nga filmi që ndan ende shqiptarët për konceptin e të mirës dhe të keqes. Vetëm naivët në shumicë që nuk duan të kuptojnë, të verbërit që zgjedhin vetë të mos shohin, përfshi dhe gjithë ata që refuzojnë të dëgjojnë, nuk kuptojnë, nuk shohin dhe nuk dëgjojmë krismën e skemës së Lulzim Bashës, ish-kryetar i PD-së. Njeriu i spirales së humbjeve, subjekti i çdo shansi të djegur dhe arkitekti i pashoq i ndërtimit të fatit vetjak duke shkatërruar fatet e grupit të tij politik, ka tashmë vetëm një ëndërr fillestare dhe shpresë përfundimtare: të shohë si humbës në zgjedhjet e ardhshme lokale pasardhësin e tij të ri, i cili dikur e kishte zgjedhur si pasardhës të tij.

Lulzim Basha do të pranonte të bënte çdo kurban në Sarisalltik, në Krujë, për “të vrarë vrarë kuçedrën Sali, që të shpëtonte virgjërinë e PD-së”. Dhe po kështu nuk do të linte qendër vendimmarrjeje politike nëpër botë, pa pështyrë aty ku lëpinte dikur. Ai mblodhi disa nga përkrahësit e tij, përfshi këtu edhe Enkelejdin si pasardhës të pasardhësit për të treguar atë që kërkon të bëjë pa e ditur nëse mundet ta bëjë. Duke shpresuar ende tek pronësia e vulës dhe siglës, me të gjitha gjasat, grupimi i tij, një grup parlamentar, por pa parti, pa emra, por me mbështetje ndërkombëtare, do të luajë në majin e zgjedhjeve të ardhshme një bast të rrezikshëm. Ai do të hyjë në zgjedhje me kandidatë të tij për kryetarë bashkie dhe këshilltarë jo për të fituar, por për t’i dhënë një dorë humbjes së Sali Berishës në ato zgjedhje. Dhe për të pasur edhe një gur tjetër në betejën e tij politike: jemi humbës njëlloj, ik ti tani, Sali!

PD-ja e tij, edhe nëse del e treta apo e katërta në renditjen politike, do të heqë në rastin më të keq për Bashën, një fetë të mjaftueshme elektorale që do ta çonte sërish Edi Ramën në triumf dhe Doktor Berishën në një votëbesim poshtërues në Këshillin Kombëtar, siç thotë statuti i PD-së për humbësit e zgjedhjeve lokale.
Njëlloj si në filmin e dikurshëm, përzjerja mes të mirëve dhe të këqinjve në këtë histori ka një rëndësi të dorës së dytë. Humbësit realë në këtë histori janë vetëm demokratët të cilët kaluan nga një kryetar që fitonte për veten duke sakrifikuar gjithë grupin, tek kryetari i ri me të njëjtin huq të vjetër, që përvëlon gjithë grupin për të fituar vetë. Pa kuptuar se gjithë jeta e tij që e ka kaluar duke ndërtuar mure urrejtjeje dhe duke hedhur në erë ura, e ka nxjerrë fitues vetëm atëherë kur ka ngritur ura edhe me njerëzit që do t’i donte të pushkatuar në mure urrejtjeje!

P.S. Shumë emra të përveçëm në një shkrim të vetëm, do të thoshte ylli i kinemasë Kastriot Çaushi: Rikardi, Timoja, Demiri, Bexheti, Fredi, Saliu, Luli, Edi. Për secilin nga ta, shqiptarët mund të ndaheshin me qejf në renditjen e tyre si të mirë apo të këqinj, por me të gjitha gjasat, po të gjithë do të binin dakort me Ramën kur tallej seriozisht: Luli është artist! Artist i më shumë roleve se Ljarja, Flloko, Hyskja, Nelku apo dhe Çaushi që e kanë për zanat filmin. Luli është artisti në politikë që jetoi në rol dhe nuk u bë kurrë personazhi i vërtetë që do të duhej të ishte. Edhe tani që gënjeu se ka ikur e mezi pret të rivijë si fitues nga humbja e Berishës.

Next Post
“Të doli më i fortë seç e kishe menduar”/ Spiropali-Berishës: I bini derës tonë, që t’ju dëgjojë brava juaj

Spiropali: Turp! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje, këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Comments 1

  1. L. Xhabija says:
    3 years ago

    Ekselent në gjithëçka i nderuar Zotni Vangjeli.
    Ke shkrojtur një leksion për gazetarinë, që profesori dy herë i markuar, do t’ju a kishte zili, duke thartuar fytyrën dhe duke u spieguar studentëve, që gjthëçka mund të bëhen, por vetëm gazetarë – Jo.
    Respekt.

    Reply

Leave a Reply to L. Xhabija Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, kush ishte polici që qëlloi në ajër për ta trembur (EMRI)

January 13, 2026
I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

January 13, 2026
Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

“Altin Ndoci e dinte ku e priste makina”/ Karamuço: E mirëmenduar, dyshoj se ka bashkëpunim me punonjës të paraburgimit Durrës

January 13, 2026
VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

January 13, 2026
Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare burg”

Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet burg: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare”

January 13, 2026
Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTO/Arratisja e Altin Ndocit! Zbulohet “Audi”-n me të cilin u largua i paraburgosuri

January 13, 2026
Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

January 13, 2026
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

January 13, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një plan kombëtar afatgjatë për zonat e kuqe të përmbytjeve

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In