• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur kryetari “psonis” vota pushteti

by Artur Ajazi
11/06/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Nuk e di përse është e nevojshme që një kryetar partie, të rikthehet në afro 2 dekada kohë pas, duke nisur fushatën elektorale, “derë më derë” dhe biznes më biznes, kur shqiptarët e kanë kaluar fazën e “pubertetit”. Pra shqiptarët e kanë kaluar fazën e bërjes së fushatave “kokë më kokë” dhe derë më derë, pasi edhe sikur tu shkosh 1001 herë në banesa dhe biznese, dhe tu premtosh “pjata floriri” ata e kanë mbledhur mëndjen top. Shqiptarët janë të vetëdijshëm se vetëm shteti ligjor, se vetëm zbatimi i ligjit, se vetëm ndëshkimi atyre që thërrmuan pasuritë e vendit dhe grabitën miliona, është rruga e vetme. Lulzim Basha ka nisur të dalë “derë më derë”, nuk po lë lokal, biznes dhe treg ushqimor dhe industrial pa shkelur, duke bërë fushatë të re, me metodë të vjetër. Zoti Basha në fakt, nuk po u sqaron tregëtarëve as marrëveshjen e re me shumicën qeverisëse, as përfitimet që ka PD nga ajo marrëveshje, por thjesht po u tregon në “3D” parajsën që ata do të kenë (pas 2030) kur të jetë ai kryeministër. Zoti Basha, nuk po u tregon tregëtarëve as për listën e kandidatëve të rinj, që ai vetë firmos dhe vetë vulos, paçka se thotë se “do ti vendosë baza”.Po cila bazë, a ka mbetur më njeri në bazë, tuaj zoti Basha? Gjithashtu kryetari i demokratikasve, nuk po u tregon biznesmenëve dhe tregëtarëve se si do të vijë në pushtet, duke bashkëqeverisur sërish me socialistët, duke pritur të qeverisë me lësëistët, apo duke shpresuar se shqiptarët do ti japin 99.99 per qind të votave si në 26 Majin e 1996 ? Por Lulzim Basha nuk ndalet, ai e ka vendosur, ka dalë të psonisë vota, dhe nuk pyet shumë për “pengesat” që i vijnë nga të “shiturit”. Thonë se zoti Basha daljen live me video nga bizneset dhe sidomos nga lokalet ku gatuhen prodhimet “tradicionale” e ka këshillë nga “udhëheqësi”, sipas të cilit “duhet të “ulesh këmbëkryq me popullin, të fitosh pushtetin”. Por ajo që zoti Basha ka harruar, është fakti se “dy herë në të njëjtën rrugë, nuk kalon dot”. Nuk mund të bësh fushatë elektorale me “bugaçe” dhe “tavë kosi”, me premtimet e 2017, apo me idenë gjeniale “të bërjes së listave nga baza” në 2020-2021. Gjithçka ka ndryshuar, kanë rrjedhur shumë “ujëra” nga ajo kohë, paçka se në Partinë Demokratike nuk ka lëvizur asgjë. Është e njëjta “frymë”, është e njëjta situatë si në oborrin e SHQUP-it,ashtu dhe brënda zyrtave të partisë, janë të njëjtët njerës me të njëjtin mentalitet, janë të njëjta struktura dhe forume, pa as më të voglin ndryshim sikurse ishin 20 e ca vjet më parë. Është i njëjti “udhëheqës”, që mendon, shikon, drejton dhe ndëshkon, ata që nuk i binden, ata që duan “europianizimin e partisë” ashtu sikurse pretendonte dikur edhe Lulzimi. Kështu që, mirë bën zoti Basha, që del dhe “psonis” vota, edhe pse fushata elektorale kërkon edhe 10 muaj kohë. Për ty dhe më shumë për “udhëheqësin”, “votat” e tanishme vlejnë më shumë se ato të ditës së votimit. Të paktën sot nuk “ti vjedhin dhe nuk ti blejnë votat ”, ndaj ndjehesh edhe më shumë se kurrë kryeministër……….

Next Post
Ftesa për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti refuzon thirrjen e Hotit

Ftesa për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti refuzon thirrjen e Hotit

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    6 years ago

    ……. fushatë e re, me metodë të vjetër…….. shkruan me të drejtë autori.
    Ndërkohë, në Shkodër, në vijim të kësajë ideje, i thonë KËMBË TË REJA, NË BYTHË TË VJETRA.
    Besoj se është shumë kuptim plotë. Plotëson idenë e autorit.

    Reply

Leave a Reply to Lan XHABIJA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In