• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Kristi të pret bibilushin!

by Enkel Demi
07/05/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Enkel Demi

E di që do të nisë sërish kjo polemika e homofobisë, do të më vënë etiketa, meqë nuk i braktisim dot përcaktorët në mënyrën tonë të komunikimit. Megjithatë, kam vënë ndërgjegjen në paqe dhe nuk do përpiqem më t’i mbush mendjen kujt nëse jam kundër homoseksualëve, pasi as jam, as kam qenë, as do të jem. Nuk mund të vihem kurrë kundër një qenie njerëzore sidoqë vlerat morale dhe identifikuese të saj rrjedhin nga homoseksualiteti. Gjithsesi, në mbrëmjen e dytë të së premtes pashë në studion e Arian Çanit një të ri/të re që kishte dalë në shesh për të kërkuar ndihmë në të holla për të këmbyer seksin. Ariani, i cili e ka zakon mos të fshihet pas gishtit e shpjegoi më copë këtë punë, tek tha se kërkon dy mijë euro që të presë bibilushin.

Për hir të punës, kërshërisë, pse jo dhe çudisë e ndoqa këtë njeri që u përgjigjej pyetjeve të gazetarit. Mendohej gjatë për të thënë një “po” ose “jo”. Nuk kuptonte shumë gjëra të thjeshta, madje u bë lëmsh për punën e menstruacioneve. Edhe Ariani, i cili është më mendjehapur për kësi punësh nga të gjithë ne të tjerët tok, u vu në hall si t’i drejtohej në gjininë femërore apo mashkullore. Edhe unë jam në të njëjtin hall, sepse ku i dihet shkel në sinore të gabuara që bëjnë me nerva Kristin.

Meqë ra fjala ai dhe Xheni u shfaqën në studio duke e vënë në mes zbulimin e tyre, madje shpjeguan se si rritet gjoksi me hormone, pasi vetë Ariani na shpjegoi më mirë se doktor Halimi që vagina artificiale është krejt perfekte, thua e ka studiuar në librin e Diturisë së Natyrës.

Tani, pse po bëhem i gjallë unë sërish për një çështje të këtillë? Në radhë të parë më ngjau që djalvajza u trajtua si objekt, pak a shumë si ato modelet anatomike prej allçie në orën e biologjisë (qofsha gabim, se atë debatin për homodhjaksitetin nuk e honeps dot). Në radhë të dytë djalvajza me atë çka rrëfeu, me aq sa unë modestisht kam dije, ndoshta më shumë se operacionin e ndërrimit seksual, më parë ka nevojë për një trajtim psikik. Mund të jetë një njeri që ka nevojë për tjetër lloj ndihme, sepse shumë shpesh gjatë bisedës kishte hone përhumbje, të cilat krijonin shqetësim. Natyrisht, një mjek këtë mund ta vlerësojë shumë më mirë se unë që po e shihja dhe Kristi që shpjegonte kurat me hormone. Kudo në botë këto raste para se t’i trajtojnë me bisturi, i trajtojnë psikikisht. Dhe në radhë të tretëmë vjen të bëj pyetjen: Mos vallë Arian Çani është homofob? Ai nuk e puthi djalvajzën në buzë si bën zakonisht me mysafiret e tjera që bëjnë fëq-fëq nga botoksi. Arian Çanit i erdhi krupë?

Next Post

Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In