• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur Ilir Meta vendos të jetë deri në fund Ilir Meta

by S M
04/04/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Ilir Meta ka zbuluar diçka esenciale për ekuilibrin e koalicionit me Edi Ramën. Nuk është ndonjë formulë kushedi çfarë, është një refleks normal mbrojtjeje përballë aleatit të madh socialist. Zbulimi konsiston në mbajtjen gjallë të një flirti permanent, ose më saktë të një kërcënimi për flirt me të djathtën, si një kundërpeshë për t’u përdorur kohë pas kohe brenda shumicës së majtë. Është një lloj mekanizmi që vihet në lëvizje sa herë që Metës i duhet të balancojë turravrapin e Ramës drejt objektivave të veta politike. Të cilat mjaft shpesh nuk përkojnë me interesat e Ilir Metës.

Pas një darke katër orëshe “me peshk”, që krijoi iluzionin e rrejshëm të një marrëveshjeje “tashmë të përmbyllur”, LSI doli të henen në darkë me një deklaratë zyrtare, ku konfirmonte në parim dëshirën për marrëveshje elektorale me PS, por ku më poshtë rreshtonte një numër kushtesh, që në fakt janë të përgatitura në mënyrën më të qartë, për ta hedhur në erë çdo mundësi marrëveshjeje.

Meta ofroi vullnetarisht mandatet politike që ka në qeveri, me një gjest gjysëm-heroik, gjysëm-hipokrit, i cili nuk dihet pse mbetet në formën e një oferte dhe nuk konsumohet deri në fund, si një vendim sovran i një partie, për të ikur ngë qeveria ku bën pjesë! LSI tashmë nuk është pjesë e qeverisë Rama. E tha qartë mbrëmë Ilir Meta, kur foli vetëm duke i vendosur kushte vetëm Edi Ramës, e duke mos thënë asgjë për faktin që opozita ka dalë vullnetarisht jashtë sistemit dhe po kërkon të rrëzojë një qeveri që i ka të gjitha votat në Parlament (me gjasë, edhe pa vetë LSI).

Tirada e kërkesave të Metës ka vetëm një destinacion: aleatin e tij. Pjesa tjetër e spektrit, ajo pjesë që sot ka bllokuar bulevardin qëndror të Tiranës dhe skenën politike kombëtare, nuk duhet të bëjë asgjë, është mirë aty ka vendosur të jetë. Në një mënyrë gati qesharake, po aq sa edhe cinike, të cilën Gjergj Bojaxhi e komentoi mjaft mirë të hënën në media, Ilir Meta po i kërkon Ramës që të fitojë besimin e kundërshtarit të tij Basha! Kjo lloj alkimie naive nuk ndodh askund, madje as në SHBA, ku Trump e Klinton shkëmbyen akuza të tmerrshme gjatë zgjedhjeve të fundit. Por sipas Metës, kjo duhet të ndodhë në një mjedis ku opozita ka 45 ditë që ka bojkotuar parlamentin dhe ku mes palëve fluturojnë or e çast akuza me vrasës, trafikantë e hajdutë!

Ilir Meta është në të drejtën e tij për të vijuar me këtë teatër kukullash. Tani fjala i kalon sërish Edi Ramës, për të vendosur se cili do të jetë kursi i shumicës së mbetur, në këtë situatë krize të thellë. Qeveria ka obligimin kushtetues t’i japë vendit një proces zgjedhor sipas kushteve të parashikuara në ligjin themeltar të vendit. Truket dhe makinacionet e pista të partive, për interesat e tyre të vogla, nuk janë dhe nuk mund të jenë problemi i votuesve shqiptarë. Aq më tepër, kur të gjithë ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur sesi e mendojnë zgjidhjen e këtij lëmshi artificial, ku një aleancë e vjetër fluide mes të djathtës dhe një segmenti të së majtës, ka bllokuar prej javësh të gjithë sistemin.

Ishte e vështirë të imagjinohej që një darkë peshku do të kthente fatin e një koalicioni i cili ka javë dhe muaj që nuk funksionon. Mesa duket mandati i dytë është tashmë në një të përpjetë të fortë dhe skena politike ka nevojë për të gjetur zgjidhje dhe formula të reja për daljen nga kriza. Gjithçka rikthehet në momentin para darkës së Pazarit të Ri. Nuk ishte ndonjë dramë as atëhere, as tani.

 

Next Post
FOTO/Shqiptarja, nënë e një fëmije, aksidentohet për vdekje në Itali

FOTO/Shqiptarja, nënë e një fëmije, aksidentohet për vdekje në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com