• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur Holanda thithte hashash, motra ime thithte…”/ Rama i përgjigjet gazetares për kanabisin: Agjencitë e huaja të më marrin të keqen

by Java News
16/10/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se pa shkuar në burg prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar nuk mund të pastrohet politika.

“Reforma në drejtësi u bë se isha unë dhe Partia Socialiste. Për herë të parë u godit korporata e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Po nuk hynë në burg ata që e kanë menaxhuar korrupsionin e politikës, ata që kanë qenë të kupolës, që ishin fitimprurësit më të mëdhenj me korrupsion me togën e gjykatësit, harroje se mund të pastrohet politika.

Nuk ndodh! Ka gjyqtarë që e dinë se nuk e kalojnë vettingun dhe vazhdojnë të bëjnë krime. Politikanët bëjnë korrupsion. E bëjnë korrupsionin se ata që janë aty për të goditur këtë korrupsion, janë më të korruptuar nga të gjithë”- tha Rama në “Opinion”.

Më pas, Rama u pyet për çështjen e kanabisit nga gazetarja Fatjona Mejdini, duke theksuar se nuk ka fenomen të tillë në vendin tonë.

Debati:

Gazetarja: Zt. Rama kemi një problem të shtuar me kultivimin e kanabisit në vend…

Rama: Ou! Kur kështu?

Gazetarja: Që prej vitit 2020 sipas buletinit të Ministrisë së Brendshme. Pra shifrat janë dyfishuar. Rëndësi ka trendi rritës. Duket se policimi i çështjes së kanabisit nuk ka sjellë rezultat.

Rama: Janë trendë rritëse dhe ulëse brenda normales. Nuk ka fenomen kanabis në Shqipëri. Ka vdekur. Kudo është luftë. A ka mbjellje, sigurisht!

Gazetarja: A ke dëgjuar që dhjetëra të rinj shqiptarë janë ngujuar nëpër shtëpi kanabisi në Holandë, në Britani, në vendet e Beneluksit.

Rama: Do të thotë që e kemi çuar ne në Holandë.

Gazetarja: Patjetër e kemi çuar ne në Holandë. Kur Holanda e thithte kanabisit, motra ime thithte tymin e kombinatit metalurgjik. Holanda është kampione për drogëra.

Gazetarja: Holanda kërkoi t’i hiqte vizat shqiptarëve për kriminalitetin.

Rama: Më flet një shqiptare, një vajzë e re, njësoj si ata që kur i dalin përpara nëpër këto vendet e huaja dhe thonë krimi shqiptar, nuk di se si e mbaj veten që të mos ju them fjalën e fundit.

Gazetarja: Nuk besoni tek krimi shqiptar. Kujtoj operacionin e fundit të Europol ku një kompani e sofistikuar qarkullonte kokainën nga Amerika Latine në 20 vende.

Rama: Agjencitë e huaja të më marrin të keqen mua dhe shqiptarëve. Ju Shqipërinë e keni gjetur mirë. Bëni analiza dhe bëni pushime ku të doni.

Next Post
Ulen sërish temperaturat, ja kur fillojnë reshjet e shiut

Vranësira dhe shira gjatë ditës, ja si do të jetë moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In