• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur helmi vjen nga “tryeza”

by Java News
28/10/2015 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Laura Musa

Kush mund të refuzojë çokollatën? E zezë, me qumësht, me kakao dhe lloj – lloj delikatesash të tjera, ajo është një sirenë që të fton ta shijosh. Eshtë kaq e shijshme sa asaj nuk i rreziston dot askush. Madje edhe kafshët. Nuk e besoni? E pra është e vërtetë, por për fatin e keq të qenit, është një e vërtetë e trishtuar. Sepse çokollata është një ushqim shumë i rrezikshëm për kafshët shtëpiake. Ka një listë të gjatë me disa nga ushqime që njerëzit i shijojnë, por shndërrohen në rrezik të shtuar për kafshët që gjithashtu tërhiqen nga shija e tyre e veçantë.  Pavarësisht dëshirës për të ndarë çdo gjë me qenin vetjak, çdo vendim për t’i afruar atij ushqime jo të destinuara posaçërisht për kafshët, duhet të diskutohet me veterinerin. Ja disa nga ushqimet që duhen refuzuar.

Çokollata

Çokollata është si dashuria. E ëmbël, por shpesh fsheh rreziqe të mëdha e të panjohura. Kështu ndodh edhe kur atë duan ta provojnë qentë. Por vetëm dëshira e tyre e madhe për ta konsumuar atë nuk mjafton sepse njëlloj si në dashuri, kërkohet edhe pak logjike kur merren vendime. Qentë duhet ta konsumojnë mrekullinë e zezë për shkak të permbajtes se theobromines. Nëse ju i keni dhënë qenit tuaj pak çokollate dhe vini re shenja të pazakonta si frymëmarrje e rëndë,  rënkim, dhimbje barku apo vjellje duhet menjëherë ta dërgoni te veterineri.thjesht keni gabuar ju dhe jo kafsha juaj e dashur.

Avokado

Te gjithe e dime se avokadot janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe të mira, për shkak të vlerave vitaminoze te larta dhe përmbajtjen e acidit yndyror Omega. Megjithatë, ajo që është e mirë për ne nuk është domosdoshmërisht e mirë për qenin dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e avokados.

Avokadot përmbajnë Persinë, një substancë që gjendet edhe në gjethen e saj. Persina është e dëmshme për qentë, por në një shkallë të ndryshme, në varësi të madhësisë së qenit dhe disa faktorë të tjerë.

Qepa, hudhra

E keni dëgjuar shprehjen e vjetër; Qeni qepën të hajë! Përdoret për diçka që ka shumë pak gjasa që të ndodhë. Në të vërtetë edhe ndodh, ndonëse nuk është shumë e mundshme që qeni juaj të jetë i çmendur pas këtyre produkteve  por në çdo rast ju duhet të dini se qepët në të vërtetë janë toksike për qentë. Kjo është për shkak të një substancë të quajtur Thiosulphate. Këto perime dhe barëra mund të shkaktojnë irritim gastrointestinal dhe mund të çojë në dëmtime të qelizave të kuqe të gjakut, duke shkaktuar anemi dhe humbje peshe. Edhe pse macet janë më të ndjeshme, qentë janë gjithashtu në rrezik. Përveç kësaj, toksiciteti mund të ndërtohet gradualisht  me kalimin e kohës nepermjet marrjes ne sasi te vogla, por të shpeshta. Shenjat e helmimit përfshijnë diarre, të vjella, letargji dhe vështirësi në frymëmarrje.

Vezet e paperpunuara

Vezët janë mjaft te mira për qentë. Ato mund t’i sigurojnë qenve një sasi të madhe të proteinave dhe kalciumit. Megjithatë nuk duhet të konsumojnë vezë të papërpunuara për shkak të potencialit Ecoli dhe Salmonella. Përveç kësaj, vezët e papërpunuara përmbajne një enzimë të quajtur avidin që zvogëlon absorbimin e biotines, e cila mund të çojë në probleme të lëkurës dhe qimeve.

Xylitoli

Xylitol është përdorur si sheqer në shumë produkte, duke përfshirë çamçakëzat, karamelet, mentet dhe pasta e dhëmbëve. Ajo mund të shkaktojë lirimin e insulinës në shumicën e llojeve, të cilat mund të çojnë në dëmtim të rënde të mëlçisë. Rritja e insulinës çon në hypoglycemia (ul nivelet e sheqerit). Shenjat e para të toksicitetit përfshijnë të vjella, letargji dhe humbje e koordinimit.

Ndaj edhe në botën e kafshëve dhe marrëdhënien e tyre me njerëzit, dashuria shpesh vjen nga pengesa: jo gjithmonë mund t’i jepet ajo që do!

Devoted woman kneeling and feeding hungry pet dog

Next Post

Lame: Legalizime do të përfundojnë brenda mandatit qeverisës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com