• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Grida Duma thotë…marrina

by Ledi Shamku
21/04/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ledi Shamku

Ka një proverb Frang Bardhi në Dictionarium-in e tij që thotë: “Mos i nep kurrë të drejtë të padijshmit!”. E ndoshta as unë s’duhet të merrem me të “diturit” e padijshëm, se në një farë mënyre i bëj jehonë padijes.

E kështu u mendova cazë dhe po i kërkoj ndjesë Frangut tonë pse nuk po i vë vesh. Dëgjova para do ditësh Grida Dumën kur deklaroi se një politikan i djathtë paska të drejtë të “thërrasë” Zotin, ndërsa një politikan i majtë nuk e paska këtë të drejtë, madje për ta perifrazuar zonjën: “të djathtit i shkon e të majtit nuk i shkon”.

Zonjë, së pari, kështu banalisht si e thoni ju, i bie që Zoti të jetë një aksesor, i njëjtë me buzëkuqin a këpucët (Zot, më fal për këtë blasfemì!), aksesor i cili i “shkon” ose nuk i “shkon” një veshjeje të caktuar politike. Dhe ky konceptim është mirëfilli mjerim mendimi, përveçse sarkazëm e thellë njerëzore.

Zonjë, së dyti, kështu banalisht siç e thoni ju, i bie që Zoti të ketë teserë partie politike, dhe sipas jush ka teserë të djathtë. Dhe ky konceptim është mendjezbraztësi, përveçse talent për të folur qesim.

Zonjë, së treti, unë jam e majtë (jo thjesht për nga tesera, zonjë, por se besoj fort që bota nuk duhet të jetë ende e ndarë në njerëz që njomen në lekë e në ca njerëz që s’kanë ujë të njomin buzët; në ca njerëz që veshin qentë me kashmir e në ca njerëz që s’kanë as rrecka. S’kam asgjë kundër kamjes dhe mundësisë, por kam shumë kundër skamjes dhe pamundësisë). Pra jam e majtë në shpirt dhe e majtë do mbetem deri ditën time të fundit në tokë.

Jam e majtë dhe besoj në Zot, zonjë! Sipas jush nuk më “shkoka” ta thërras se qenkam e majtë?! Unë besoj te Zotynë, jam katolike dhe Krishti për mua është Modeli Shpirtnor e Publik. Për si e shoh unë, Krishti më bën edhe më të majtë seç jam vetë e majtë. Më mëson të mos gjykoj por të kuptoj e të ndjej. Më mëson të jem kritike ndaj Pushtetit por të mos lakmoj Anarkinë. Më mëson të mos i mbyll sytë para skamjes. Më mëson të kem frikë nga e keqja ime e të kem shpresë se po u pendova, jam e falur. Më mëson se Zoti im më ka krijuar në shëmbëlltyrë të Vet, pra unë duhet ta përdor arsyen time se është dhuratë e Tij. Më mëson t’i kem zili të fundit, zonjë, se të fundit kanë me qenë të parët. Më mëson të jetoj në bashkësi e jo në parì! Krishti më bën edhe më të majtë seç jam, zonjë, po pak rëndësi ka kjo për ju. Duhet të ketë rëndësi veçse për ju, se Zoti është i Njeriut padallim e s’ka teserë politike.

Shkoni tash e mos thoni marrina! E Zoti ju ndjeftë për sa thatë e më ndjeftë edhe mua në paça gabuar kund!

Next Post
“Alo, policia…” Çifti i prangosur kërkon ndihmë pasi aventura e “nxehtë” shkoi keq

KORCE/ Pastruesja e shtëpisë i vjedh varëset e florinjta të moshuarit, prangoset

Comments 1

  1. toni says:
    9 years ago

    Ledi te lutem mos harxho kohe me keta injorante!
    Fali o zot se nuk dine cka thone dhe cka bajne.

    Reply

Leave a Reply to toni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In