• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur është themeluar Struktura e Mbrojtjes së Votës? PS i kërkon Nanos të dhëna për ngjarjen e Elbasanit, Bashës për “paramilitarët e 25 prillit”

by Java News
04/11/2021 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kur është ngritur Komisioni i Hetimit të zgjedhjeve të 25 prillit, pamjet që jepen janë kryesisht monologje të kreut të saj Enkelejd Alibeaj, apo edhe përplasje për procedurë mes deputetëve të PS-së dhe PD për vijimin e punës.

Deri tani, po tentohet nga PD, që komisioni hetimor të mos jetë një punë e qetë për të evidentuar problemet me anë të hetimit, por si një gjyq ku ata duan të marrin “të pandehur” qeverinë dhe mazhorancës.

Ndërkaq, anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor, kanë hartuar dy kërkesa zyrtare për informacion në lidhje me “paramilitarët e 25 prillit” apo ato që quhen si “struktura për mbrojtjen e votës”.

Ngjarja më e rëndë e shkaktuar nga kjo strukturë është vrasja në Elbasan, 2 ditë para zgjedhjeve, e Pjerin Xhuvanit, e cila është ende në hetim.

Anëtarët e Komisionit i kanë kërkuar zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një kërkesë për informacion për krimet zgjedhore gjatë fushatës, si dhe për rastin e ngjarjes së Embasanit, apo edhe për të tjera të kryer nga Strukturat e Mbrojtjes së Votës.

Janë 10 kërkesa drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, dhe 15 pika drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kërkesat për Lulzim Bashën

1.Kur është themeluar Struktura e Mbrojtjes së Votës?

2.Me çfarë aktesh juridike është themeluar Struktura e Mbrojtjes së Votës?

3.Si është e organizuar Struktura e Mbrojtjes së Votës, nisur nga Kryesia e Partisë e deri në njësinë themelore në bazën e saj?

4.Cilët kane qenë drejtuesit e Strukturës së Mbrojtjes së Votës për çdo qark?

5.Cilët kanë qenë anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës për çdo qark?

6.Sa ka qenë numri i përgjithshëm i anëtarëve të Strukturës së Mbrojtjes së Votës?

7.Cilat kritere janë përdorur për rekrutimin e tyre?

8.Si është normuar veprimtaria e anëtarësisë në këtë Strukturë?

9.Si është e financuar Struktura e Mbrojtjes së Votës?

10.A është analizuar në strukturat e Partisë veprimtaria e Stukturës së Mbrojtjes së Votës?

11.A janë analizuar incidentet ku është përfshirë kjo Strukturë?

12.A ka patur konstatime për shkelje të ligjit nga anëtarë të Strukturës?

13.A ka pas përpjekje nga drejtuesit e Partisë dhe të Strukturës për shmangien apo korrigjimin e veprimeve të kundraligjshme?

14.A vazhdon të jetë e ngritur Struktura per Mbrojtjen e Votes?

15.Nëse JO, a ka skema të gatshme që parashikojnë rithirrjen e kësaj Strukture?

Kërkesat për Gledis Nanon

1.Sa është numri i ngjarjeve që lidhen me krimet zgjedhore të rregjistruaran ga Policia e Shtetit?

2.Sa prej këtyre ngjarjeve janë konstatuar kryesisht nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe për sa prej tyre ka patur kallëzim nga shtetasit?

3,Nësa prej këtyre ngjarjeve rezulton e përshirë Struktura e Mbrojtjes së Votës (S.M.V)?

4.Në cilat qarqe kanë ndodhur ngjarjet në fjalë?

5.Cilat prej ngjarjeve që lidhen me krimet zgjedhore apo të tjera, janë kallëzuar nga Struktura e Mbrojtjes së Votës apo nga shtetas të cilët kanë qënë të lidhur me këtë strukturë?

6.A ka patur ndonjë bashkëpunim të Struktura e Mbrojtjes së Votës me Policinë e Shtetit?

7.A ka patur ndonjë bashkëpunim të Partisë Demokratiketë Shqipërisë (P.D.SH) me Policinë e Shtetit? Nëse po, cilët kanë qënë personat e kontaktit nga ana e PDSH?

8.A ka patur ngjarje për të cilat, pas kallëzimit në polici, është vendosur të mos hetohen më tej sipas parashikimeve ligjore? Nëse po, në sa nga këto ngjarje ka rezultuar e përfshirë S.M.V?

9.Gjatë hetimeve që ka kryer Policia e Shtetit, ka rezultuar se përsonat e përfshirë në ngjarje kanë qenë të armatosur? Nëse po, në sa nga këto ngjarje ka rezultuar e përfshirë S.M.Vdhe si është përfshirë kjo e fundit?

10.Përshkruani në mënyrë të detajuar të gjitha ngjarjet qëlidhen me krimin zgjedhor dhe të cilat ka patur hetime nga Policia e Shtetit, pavarësisht nëse ngjarja është referuar apo jo në Prokurori për procedimin e mëtejshëm dhe pavarësisht nëse S.M.V rezulton apo jo e përfshirë.

TemA

Next Post
Policia i “plas” në tokë me duar pas të lidhura/ VIDEO e arrestimit të 3 autorëve që grabitën noterin në Sarandë

Policia i “plas” në tokë me duar pas të lidhura/ VIDEO e arrestimit të 3 autorëve që grabitën noterin në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In