• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Dokle i “këndonte” Berishës këngën e Tropojës dhe batuta me Ngjelën e parë e Ngjelën e dytë

by Java News
17/05/2024 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më fal se jemi të dy nga Veriu, nuk do të bëj asnjë lloj replike me ju, por do të kujtoj vetëm vargjet e një kënge tropojane, e cila i është kushtuar ditës së vrasjes së Bajram Currit nga Kadri Mehmeti. Në vargjet citohen fjalët e Bajram Currit: “Budalla Kadri Mehmeti, / s’më ka lidh as krajl as mbreti, / më ka lidh veç nana te djepi”

Diskutimi për lejën e kthimit të Leka Zogut në Shqipëri, ka marrë mjaft kohë në Parlamentin e viteve 2000.  Ndër personazhet më aktivë të këtij debati padyshim ishin deputetët e Partisë së Leglitetit ku ka qënë pjesë edhe Spartak Ngjela.

Në këtë debat nuk përfshihej me mjaft kursime Sali Berisha pasi partia e tij ishte shprehur kundër kthimit të Leka Zogut në Shqipri qyah në vitet e para të pluralizimit përmes rezolutës për qëndrimin ndaj familjes mbretërore.

Megjithatë, në vitet 2000, Berisha kishte ndryshuar qëndrim dhe ishte pjesë e atyre deputeteve që kërkonin të lejohej kthimi i Leka Zogut në atdhe. Padyshim, kundër kthimit të Leka Zogut në Shqipëri do të ishin socialistët dhe ndër ta edhe Namik Dokle. Do të zgjidhte Berishën për replikë dhe do ti drejtohej me një këngë të krahinës së Tropojës për heroin Bajram Curri që kishte qënë kundërshtar me Ahmet Zogun.

Një vlerësim do ta kishte Doklë edhe për Ngjelën e parë, që i referohej të atit të Spartak Ngjelës,  Kiqo Ngjelës, i cili kishte qënë pjesë e shtetit komunist që kishte shpallur armik Ahmet Zogun. Batuta me “Ngjelën e parë dhe “Ngjelën” e dytë do ta merrte përgjigjen padyshi  në stilin e “Ngjelës” së dytë. Më poshtë publikohet pjesë nga fajlimi i Dokles dhe përgjigja e Spartak Ngjelës.

Namik Dokle: Falemnderit, zoti kryetar!

Realisht edhe unë kisha atë bindje të zotit Blushi se ky diskutim më duket paksa absurd dhe pa kokë. Megjithatë, nga diskutimet e disa deputetëve, me sa shikoj, del edhe koka e këtij mocioni, i cili, në fund të fundit, shpreh një krizë dhe një përpjekje për të mbledhur votat e legalistëve dhe për t’i futur në koshat apo në torbat e disa partive, të cilët, reformatorë apo joreformatorë, e shikojnë se llogaritë nuk u dalin mirë.

Megjithatë, e mora fjalën vetëm për të thënë pak gjëra: së pari, shikoj se këtu mungon zoti Pjetër Arbnori, qoftë i nderuar, sepse në zyrën e tij ka mbajtur gjithnjë bustin e Luigj Gurakuqit dhe prandaj ai nuk mund të jetë këtu e të dëgjojë proçkat për Ahmet Zogun.

Së dyti, zoti Berisha, më fal se jemi të dy nga Veriu, nuk do të bëj asnjë lloj replike me ju, por do të kujtoj vetëm vargjet e një kënge tropojane, e cila i është kushtuar ditës së vrasjes së Bajram Currit nga Kadri Mehmeti Në vargjet citohen fjalët e Bajram Currit: “Budalla Kadri Mehmeti, / s’më ka lidh as krajl as mbreti, / më ka lidh veç nana te djepi”. Këto vargje të popullit të Tropojës ne nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë.

Unë do të thosha se ka shumë të drejtë zoti Guri Durollari, që me naivitetin e tij politik ka marrë një nismë, e cila, në fund të fundit, i takon atij, sepse është një legalist i shpallur dhe ka të drejtën morale të mbrojë ish-mbretin, apo atë që ai e quan “mbret”, i cili, ashtu siç tha Dritëroi, nuk është mbret, por është njeri i përrallave. Dhe gjithsesi është krejt e natyrshme, madje unë do ta quaj krejt të natyrshëm edhe diskutimin e zotit Ngjela, sepse është normale që të ndodhin ndryshime të tilla në politikë: Ngjela i parë, përzuri Zogun e Parë, Ngjela i dytë kërkon të vijë Zogu i Dytë dhe kjo përsëri është krejt normale, por unë nuk mund të kuptoj zotin Pollo, i cili kërkon të mbrojë Leka Zogun.

Leka Zogu ditën që shkoi të sulmojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me njerëzit e tij të armatosur, për pak sa nuk vrau drejtorin politik të Këshillit të Evropës, Hans Peterfurer, i cili ishte në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtij personaliteti të Këshillit të Evropës Bashkia e Tiranës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe po kjo bashki do të nderojë Leka Zogun. Unë këto lloj kontradiktash nuk mund t’i kuptoj dhe, në fund të fundit, ne nuk duam asgjë tjetër, por duam që çdo njeri që e quan veten shqiptar duhet të zbatojë ligjet e këtij shteti dhe nuk kemi pse të hidhemi në politika majtas  djathtas, lart poshtë e me radhë, po të respektojmë institucionet dhe të respektojmë disa gjëra që janë të shenjta. Një njeri qëllon mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe rrezikon të vrasë edhe drejtorin politik të Këshillit të Evropës, unë nuk mund t’i them të rrijë pa dhënë llogari përpara ligjit, përpara shtetit.

Spartak Ngjela: Unë dua të kujtoj se gazetën “Zëri i popullit” që ka drejtuar zoti Dokle, Ngjela i parë dhe Ngjela i dytë në burg i kanë thënë “Zëri i gënjeshtrës” ose “E zeza e popullit”. Zoti Dokle, nga mënyra se si flet: me Ngjela i parë dhe Ngjela i dytë, kuptohet se është akoma marksist- leninist. Je një leninist shembullor, zoti Dokle, ashtu si dhe kryetari yt, zoti Dokle, jeni të gjithë leninistë e të ndershëm, sepse mënyra e të folurit me prindër e me fise, natyrisht që është lufta e klasave, natyrisht që është e drejta juaj dhe ju natyrisht që jeni njerëz të ndershëm, zoti Dokle, mbi të gjitha, ju, zoti Dokle, sepse keni drejtuar gazetën më prestigjioze të botës që ka sharë dhe Mbretërinë e Anglisë, zoti Dokle, ka sharë dhe filozofët e mëdhenj të botës, zoti Dokle, megjithatë ju jeni njeri i ndershëm, zoti Dokle. Pse? Sepse ne ju kemi falur, zoti Dokle. Në vitin 1992 të kemi falur, zoti Dokle, po Sali Berisha ta dijë mirë se më nuk falen kriminelët./tema

Next Post
VIDEO/ Rama publikon pamjet spektakolare: Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin, puna po përfundon

VIDEO/ Rama publikon pamjet spektakolare: Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin, puna po përfundon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Serwer: Vetëvendosja e Lista Serbe po tregohen anti- kushtetuese

“Siguria dhe ekonomia, prioritet i SHBA në Shqipëri!” Serwer: Ja sinjalet nga ambasadori i ri

June 3, 2026
Rubio: Plani i Trump nuk parashikon kontroll 70% të Gazës nga Izraeli, por qeverisjen nga një autoritet që nuk është Hamasi

Rubio: Plani i Trump nuk parashikon kontroll 70% të Gazës nga Izraeli, por qeverisjen nga një autoritet që nuk është Hamasi

June 3, 2026
Antonio Costa pas vizitës në Tiranë: Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë dhe Ramës për anëtarësimin e vendit në BE!

Antonio Costa pas vizitës në Tiranë: Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë dhe Ramës për anëtarësimin e vendit në BE!

June 3, 2026
Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa

June 3, 2026
Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

June 2, 2026
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

June 2, 2026
“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In