• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

by El Be
12/03/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani nuk pritet të dorëzohet, por nga ky konflikt do të dalë shumë më i dobët ushtarakisht. Ky ishte përfundimi i analizës së bërë në emisionin “Bota Report” në Report TV, ku u diskutua për luftën në Iran përplasjen me SHBA-të dhe ndikimin e energjisë në këtë konflikt.

Sipas analistit Alban Daci, edhe nëse lufta mbyllet me një marrëveshje, revolucioni islamik dhe struktura e republikës islamike do të mbeten. Megjithatë, Irani pritet të humbasë kapacitetet ushtarake që e kanë bërë një faktor të rëndësishëm në rajon.

“Kjo luftë është e destinuar të përfundojë shpejt, me një paqe të përkohshme. Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte të Iranit. Irani ka mbaruar. Sot nuk ka marinë detare, nuk ka forca ajrore pra ushtarakisht ka përfunduar. Problemi është struktura sui generis në funksionimin dhe ndërtimin e shoqërisë. Duke qenë se ka efekte fetare brenda do të ishte absurde të pretendohej një ndryshim i këtij shteti, pra kjo është ndryshe nga Venezuela. Gjasat janë që revolucioni islamik të mbetet republikë islamike në Iran por Irani nuk do të ketë kapacitete ushtarake dhe do të mbetet një shtet i dobët ushtarakisht që nuk do të jetë më problem për Izraelin dhe Lindjen e Mesme. Deri në qershor do të ketë përfunduar konflikti”, tha Daci.

Në debat u theksua se një nga instrumentet kryesore që Teherani po përdor në këtë përballje është kontrolli mbi ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë. Përmes saj kalon një pjesë e madhe e naftës dhe gazit që furnizon tregjet globale, çka i jep Iranit një mundësi të fortë presioni ekonomik.

Analisti Geron Kamberi tha se që në fillim të konfliktit dihej se Irani do ta përdorte bllokimin e kësaj ngushtice si armën kryesore kundër ofensivës së SHBA-ve dhe Izraelit.

“Që në fillim të konfliktit u mendua se ngushtica e Hormuzit do të kthehej në armën kryesore të luftës. SHBA dhe Izraeli janë vende më të fuqishme përballë Iranit dhe ishte mëse e natyrshme që Irani të shikonte bllokimin e ngushticës së Hormuzit, ku kalon 40% e naftës dhe gazit të lëngshëm, si armë kryesore kundër ofensivës. Janë 20 milionë fuçi që kalojnë çdo ditë nga kjo ngushticë. Ndaj Irani, që e kontrollon këtë ngushticë, ishte mëse e natyrshme që do ta përdorte si kërcënim”, tha Kamberi .

Sipas analistëve, kontrolli mbi këtë korridor energjetik nuk ka vetëm rëndësi ushtarake, por edhe ekonomike. Në analizat ndërkombëtare është theksuar se Irani po përpiqet të përdorë Hormuzin si instrument presioni ndaj ekonomisë globale, ndërsa vazhdon eksportet e veta të naftës, kryesisht drejt Kinës duke i siguruar Teheranit një burim të rëndësishëm të ardhurash edhe gjatë konfliktit.

Daci e lidhi situatën me precedentë historikë, duke përmendur krizën e Suezit kur Egjipti bllokoi ngushticën dhe provokoi ndërhyrjen e fuqive perëndimore.

“Irani po bën lojën e Egjiptit kur ndaloi ngushticën e Suezit dhe u bë shkak për ndërhyrjen e francezëve dhe britanikëve. Në këtë rast, duke qenë se SHBA-të janë fuqia botërore dhe kemi një sistem unipolar me tendenca bipolare, pra tani kemi SHBA me një politikë agresive që nuk mbështetet në traditat historike të SHBA-ve, ndërhyrja është ekskluzivisht për çështjet e naftës”, tha Daci.

Ai përmendi edhe rastin e Venezuelës, ku afrimi me Kinën për modernizimin e rafinerive të naftës u pa nga SHBA si sfidë në një zonë që amerikanët e konsiderojnë pjesë të influencës së tyre gjeopolitike.

“Në rastin e Venezuelës, ajo kishte kontakte dhe po arrinte marrëveshje me Kinën për modernizimin e rafinerive të naftës. Ky ishte sinjali i parë që amerikanët nuk bëjnë tolerime në zona që i konsiderojnë zona ekskluzive të influencës amerikane. I njëjti skenar është në Iran dhe në të gjithë kontinentin afrikan ku depërtimi i investimeve kineze është shumë domethënës dhe potencialisht në kundërshtim me interesat gjeopolitike amerikane”, tha ai.

Sipas analistëve, roli i Kinës është një tjetër element kyç në këtë përplasje. Pekini është përpjekur të mos mbetet i varur vetëm nga një burim energjie dhe ka zgjeruar bashkëpunimin me vende si Rusia, Irani dhe Angola.

“Në Kinë është zhvendosur një pjesë e madhe e ekonomisë botërore dhe ndërprerja e menjëhershme e furnizimit me lëndë energjitike vë në rrezik zinxhirin e furnizimit të mallrave që vijnë nga Kina. Kina e kishte përqendruar vëmendjen ndaj burimeve që vinin nga Rusia por e bëri më të larmishme tregtinë me Iranin dhe Angolën. Pra Kina është përpjekur që mos të jetë e varur vetëm nga një burim energjitik”, shpjegoi Kamberi .

Në fund të analizës, analistët u dakordësuan me idenë se konflikti pritet të mbyllet relativisht shpejt me një paqe të përkohshme dhe jo me një dorëzim pa kushte të Iranit.

Next Post
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In